Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1996 – Vrasja e Andrej Llukanovit

Foto: arkiv

Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re.

Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të shpallur nga i ashtuquajturi gjyq Popullor gjatë shkurtit të vitit 1945, bashkon dhe kryeministra të tjerë bullgar gjatë viteve – Bogdan Fillov, Dobri Bozhillov, Ivan Bagrjanov, Aleksandër Cankov, kurse Nikolla Mushanov i cili kalon me 1 vit burg, është i vrarë vite më vonë nga Sigurimi i Shtetit.

Kush është Andrej Karlloviç Llukanov? Ai ka lindur në Moskë gjatë vitit 1938 në familjen e funksionarit komunist bullgar Karllo Llukanov. Më 10 nëntor 1989 është mes njerëzve, të cilët heqin Todor Zhivkovin nga udhëheqja e Partisë Komuniste Bullgare. Përpara kësaj zë poste të larta shtetërore, lidhur me tregtinë e jashtme dhe veprimtarinë valutore-financiare të qeverisë. Roli i tij në fillim të tranzicionit është jashtëzakonisht i madh. Për rusët, ai deri në fund të jetës së tij mbetet “njeriu i Moskës në Bullgari”.

Pas plenumit të partisë më 10 nëntor 1089, Llukanovi qëndron në krye të komisionit mbi deformimet dhe kështu pushton të gjitha pozitat në parti dhe në shtet. Ai është kryeministër i 2 qeverive gjatë vitit 1990, ku gjatë kohës së mandatit të parë shpall zyrtarisht falimentimin e Bullgarisë, duke vendosur moratorium mbi pagimin e borxhit të jashtëm ndaj bankave perëndimore. Me drejtimin e tij lidhet dhe shpërndarja e të ashtuquajturave valixhe të kuqe, si rezultat të së cilës njerëz të afërt me Partinë Socialiste Bullgare kthehen në milionerë për një natë.

Më 7 korrik 1992, Llukanovi është i arrestuar dhe kundër tij është nisur një çështje gjyqësore, e cila përfundon pa një dënim akuzues dhe ai është i liruar më 30 dhjetor të njëjtin vit. Tri vjet më vonë, Llukanovi tanimë është në krye të shoqërisë aksionare bullgaro-ruse “Topenerxhi” që është ndërmjetëse në furnizimet e gazit natyror rus për Bullgarinë.

Çfarë rastis më 2 tetor 1996?

Llukanovi ka takime në kompaninë “Topenerxhi”, për të cilat vonohet. Prandaj e lut shoferin e tij ta shpjerë, pavarësisht se ofisi i firmës është fare afër shtëpisë së tij. Dëshmitari i vetëm i vrasjes së tij bëhet një grua, e cila spastron shkollën private, e cila gjendet në katin e parë të godinës, në të cilën jeton Llukanovi. Ajo shikon një burrë me pamjen e një endacaku, i cili dhe disa ditë më përpara ka qëndruar përpara godinës. Dëgjohet një e shtënë dhe Llukanovi gjendet në tokë, kurse në afërsi të makinës kalon endacaku duke fuguar, i parë nga fqinjët dhe gjatë ditëve të mëparshme. Kështu e përshkruan vrasjen e ish kryeministrit në librin e vet me titull “Fajtorët – e pafajshëm” gazetarja Angjelina Petrova.

Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet një incizim të fjalimit, të cilin kryetari i Kuvendit Popullor akademik Bllagovest Sendov e mban në varrimin e Andrej Llukanovit:

Familje e trishtuar, të afërm, miq e shok të të vdekurit, zonja e zotërinj, po ndahemi me një njeri të shquar, politikan dhe burrë shteti të Bullgarisë. Po ndahemi me Andrej Llukanovin. Kuvendi Popullor sot është në zi. Dhjetëra dhe qindra miq dhe adhurues të të vdekurit nëpër të gjithë botën e qytetëruar bashkërisht me ne vuajnë për të dhe përkulen në shenjë nderi përpara emrit, veprimtarisë dhe kujtesës së tij.

Deputeti nga Bashkimi i Forcave Demokratike dhe ish kryetar i Partisë Demokratike Stefan Savov i përgjigjet pyetjes gazetare sesi e pranon lajmin për vrasjen e Andrej Llukanovit:

Ne në asnjë rast nuk mendojmë se, vrasja e zotit Llukanov, sado çështje e rëndë dhe serioze që të jetë, nuk pranojmë që kjo të jetë shkak për një gjendje të jashtëzakonshme për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale e kështu me radhë. Kjo tregon se në Bullgari vazhdon në një nivel më të lartë të mbretërojë kriminaliteti dhe se qeveria e Zhan Videnovit nuk mundet të përballojë këtë kriminalitet, bile dhe kur kjo lidhet me njerëz nga rrethi më i ngushtë dhe i afërt të grupit parlamentar të së majtës Demokratike.

Është fakt se, dhe sot e kësaj dite asnjë nga qeveria e Zhan Videnovit nuk ka dhënë sqarim ose të paktën propozim, se kush ka interes nga vrasja e Andrej Llukanovit si shef të shoqërisë “Topenerxhi”.

Një nga versionet për vrasjen e tij është se Llukanovi nga një partner të besuar të “Gazpromit” përmes pjesëmarrjes së vet në shoqërinë e përzier bullgaro-ruse “Topenerxhi” bëhet i papërshtatshëm, sepse nga rrjetet e biznesit afër Partisë Socialiste Bullgare si “Mulltigrup” kërkojnë të venë dorë mbi rrjetin transportues të gazit në Bullgari, që është krejtësisht një pronë e shtetit.

Një version tjetër për vrasjen është i lidhur me konfliktin midis Llukanovit dhe një i afërmi me qeverinë e Videnovit dhe udhëheqjes së Partisë Komuniste Bullgare dhe të rrjetit ekonomik “Orion”. Ai është i kryesuar nga Rumen Spasovi, djalë i ish zëvendës-ministrit të punëve të brendshme gjatë kohës së Todor Zhivkovit – Mirço Spasov.

Aksionar në bankën e “Orionit” bëhet dhe pronari i firmës për ndërtim “Kolonel” Angjell Vasilev, i cili gjatë vitit 1999 është njëri nga të akuzuarit për vrasjen e Andrej Llukanovit. Është i arrestuar më 4 qershor 1999 në Pragë dhe deportuar në Bullgari. Bashkë me të për vrasjen janë akuzuar akoma dy bullgarë – shoferi i tij Juri Lenov dhe Georgi Georgiev, si dhe dy ukrainas – Aleksandër Rusov dhe Aleksej Kiçatov. Më 28 nëntor 2003, të akuzuarit marrin dënime të përjetshme. Ata ankohen. Tri vjet e gjysmë më vonë, më 15 mars 2007, gjyqi përfundon me justifikim të të gjithë të pandehurve. Gjatë kohës së procesit në dukje dalin hollësira shokuese rreth mënyrave, në bazë të të cilave të akuzuarit janë marrë në pyetje dhe kanë qenë të detyruar të pohojnë fajin e vet. Për shkak të torturave, të cilave u ka qenë i nënshtruar, Juri Lenev nis gjyq në Strasburg. Në bazë të tij , Bullgaria ka qenë e dënuar t’i paguaj 27 000 euro.

Politik apo ekonomik, por mbase dhe të dyja, atentati kundër Andrej Llukanovit mbetet një nga vrasjet më domethënëse në Bullgarinë moderne, dëshmi për mënyrën kriminele, në bazë të së cilës zhvillohet tranzicioni tek ne dhe transformimi i pronës shtetërore dhe shoqërore në private.

Pas vrasjes së Llukanovit, kriza në vend thellohet, kurse qeveria e Videnovit është e paftë ta përballojë. Në fillim të vitit 1997, vendi është bllokuar nga greva të punonjësve, inflacioni rritet dhe ka mangësi të produkteve ushqimore. Ka është dhe njëri nga shkaqet që më 10 janar 1997 të organizohet miting me kërkese për dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë. Për premisat, përgatitjen dhe zhvillimin e grevave dhe të mitingjeve, të mbetura nën emrin Ngjarjet e Janarit, do të tregojmë në pjesën e dytë të materialit periudha e viteve 1995-1997 – “Dimrat e mos kënaqësisë sonë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

2006 – Stefan Gruev – Bullgaria tjetër

Bullgaria tjetër – këta janë mijëra bullgarët, të shpërngulur jashtë shtetit pas grusht shtetit prosovjetik më 9 shtator të vitit 1944. Të shpërndarë nëpër tërë botën ata jetojnë me imazhin e atdheut, me të kaluarën e tij kontradiktore, me të tanishmen..

botuar më 15-10-24 10.25.PD

Viti 2005 – Zëri i mijëvjeçarit – Gena Dimitrova

Në një letër të vet Xhuzepe Verdi shkruan: “Mos e mësoni këngëtarin si të këndojë. Në se ai e ka talentin, ai e di si”. Dhe sikur ato fjalë janë të thënë pikërisht për këngëtaren Gena Dimitrova – ylli operistik bullgar, i cili i pushtoi skenat botërore..

botuar më 15-10-17 11.35.PD

Viti 2004 – Magjistari i fjalës nga Kalimanica

“Pata nota të dobëta të gjuhës bullgare dhe të letërsisë. Dhe kjo, sepse kurrë nuk arrita të bëjë hyrje, ekspozitë, përfundim në një ese. Filloja, sa doja dhe përfundoja sa doja.” Këtë e rrëfeu para shumë kohe shkrimtari Jordan Radiçkov, për të cilin..

botuar më 15-10-10 11.35.PD