Këto ditë Bullgaria ishte tronditur nga një incident, gjatë të cilit njeri prej dy idiotëve që bënin garë të paligjshme me veturë në një rrugë të drejtë, vriti dy adoleshentë 16 vjeçar. Mos dhëntë Zoti! Dy fëmijë vdiqën në mënyrë absurde dhe deri sa e asimilonim këtë fakt, dëgjuam edhe lajme të tjera të ngjashme. Unë po e shtroj vetes pyetjen, çfarë është dallimi kur një grua e moshuar ka humbur jetën nga një automjeti që lëvizej me marsh të pasmë. Incidenti është në po këtë ditë. Dallimi është vetëm në moshën e viktimës, kuptohet. Dhe shkaku nuk është “garë e paligjshme automobilistike”. Nuk është garë edhe kur ndonjë drejtues i paaftë përplas për vdekje njerëzit që qëndrojnë në stacionin e transportit urban. Raste të tilla kishte së paku tre brenda një viti.
Tani mësojmë, se Ministria e Punëve të Brendshme po mendon mbi idenë qe të inkriminohet organizimi i garave të paligjshme me automjete. Këtë e bëri të ditur Shefi i Policisë Rrugore Bojko Ranovski. Po mendohej dhe mbi mundësinë që të ndëshkohen edhe ata që marrin pjesë në bastet, që shoqërojnë këto gara të paligjshme.
Sa i përket rastit në fshatin Lesidren, gjatë të cilit vdiqën dy fëmijë, në polici denoncime për këto gara automobilistike nuk janë bërë. Por nga intervistat vijuese dhe nga pasqyrimi i incidentit në mediat u bë e qartë, që secili në këtë fshat di, se gara të tilla të paligjshme organizohen pothuaj se çdo ditë. Me siguri edhe policia është në dijeni. Por në të vërtet policët rrugor nuk mund të dinë ku dhe kur do të organizohet një garë e tillë.
Nga Policia Rrugore raportojnë, se gjatë disa muajve të fundit janë regjistruar shumë shkelës të trafikut rrugor. Kjo u detyrohet kamerave që janë vënë në shfrytëzim, përfshi këtu edhe ato mobile që ka MPB. Efekti nga kontrolli i rritur me siguri do të vihet re pas disa muajve – kur policia do të dërgojë të dhënat për shkeljet e secilit shofer. Deri atëherë Zoti na ruajt !
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..