Para pak kohe qeveria bullgare vendosi të merrte pjesë në një operacion ushtarak detar në Mesdhe kundër trafikut të refugjatëve nga Afrika drejt Evropës. Në shtabin e tij do të ketë një bullgar në pozitë të lartë me rol vendimtar. Bullgaria është objekt i presionit të migrantëve me rrugë tokësore dhe pranoi të merrte pjesë në operacionin detar për të treguar solidaritet. Ndoshta duke pasur parasysh këtë, Komisioni Evropian pakësoi 33% kuotën e refugjatëve që ishte parashikuar për Bullgarinë. Por problemi me klandestinët është i stërmadh për tërë Evropën dhe nuk ka analog që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej. Për ndihmë për Bullgarinë janë parashikuar vetëm 72 miliona euro dhe sipas zëvendës kryetares së KE-së Kristalina Georgieva, kjo shumë është e pamjaftueshme dhe duhet të kandidojmë për financim të jashtëm suplementar ne një moment të përshtatshëm.
Momenti edhe tani është i përshtatshëm. Vala e refugjatëve rritet në mënyrë dramatike. Në shtatë muajt e parë të vitit presioni i refugjatëve jo vetëm se u dyfishua në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por edhe vazhdon të rritet. Gjatë janarit në Bullgari kanë ardhur 1070 veta dhe gjatë korrikut numri i tyre tashmë është 1869. Më shumë janë refugjatët nga shtetet, në të cilat ka konflikte, si Siria, Afganistani dhe Iraku. Kjo do të thotë se atyre nuk mund t’u refuzohet strehimi. Në të njëjtën kohë disa shtete evropiane sinjalizojnë se po zhvillojnë procedura për kthimin e 5600 migrantëve në Bullgari. Shumica prej tyre janë në procedurë të marrjes së statusit të refugjatit në Bullgari, por para përfundimit të kësaj proceduare kanë depërtuar në territorin e Evropës Perëndimore. Tani në bazë të marrëveshjeve për ripranim, ata duhet të kthehen në Bullgari, ku janë regjistruar për herë të parë në territorin e BE-së. Sipas komisioneres evropiane kjo nuk do të thotë se ata të gjithët tashmë janë duke kthyer në Bullgari. Bile po të kthehet vetëm gjysma e këtyre njerëzve numri i tyre për Bullgarinë e vogël do të jetë një problem i madh. Bëhet fjalë për njerëz, të cilët tashmë kanë treguar se dëshirojnë të integrohen në shtete të tjera, jo në Bullgari. Sipas Agjencisë së Refugjatëve prej 10 mijë veta, që marrin strehim në Bullgari vetëm 5-10% do të dëshirojnë të integrohen. Integrimi është një proces vullnetar askush nuk mund t’i detyrojë refugjatët të integrohen në shoqëri dhe ata që nuk dëshirojnë këtë duhet të kthehen në shtetet e tyre amtare. Kjo gjithashtu nuk është e lehtë, sepse disa shtete refuzojnë të bashkëpunojnë.
Vetë kryetarja e lartë e BE-së e çështjeve të politikës së jashtme dhe e sigurimit Federika Mogerini tha, se një sistem i vërtetë për solidaritet në pranimin e refugjatëve në BE akoma mungon dhe për këtë arsye shtetet kufitare vazhdojnë të jenë nën presionin më të madh. Në të njëjtën kohë ka shtete që nuk shfaqin solidaritet. Është e dukshme se si një shtet kufitar, në kushtet e krizës ekonomike, Bullgaria duhet vetë t’u bëjë ballë vështirësive duke kërkuar mënyra për minimizimin e problemit. Dhe duke marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e tij me anë të politikëve të posaçme ndaj shteteve, në të cilat ka konflikte. Tani për tani këto përpjekje janë minimale dhe fundi i problemeve të Bullgarisë me refugjatët nuk shihet në të ardhmen e afërt.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime..
Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të..