Nuk ka një statistikë të saktë sesa njerëz të rinj ikin nga Bullgaria, as dhe sa kthehen, por dihet se çdo vit rreth 1/10 nga gjimnazistët të cilët kanë përfunduar studimet e veta (5000-6000 veta) legalizojnë diplomat e veta në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, mbase që të mësojnë në universitetet jashtë shtetit. Emigracioni masiv i njerëzve kryesisht në moshë midis 25 dhe 50 vjeç ndikon në mënyrë dramatike mbi ekonominë bullgare dhe sistemit të saj politik. Petja Ilieva është 25 vjeçe . Ka diplomë për bachelor në “Psikologji”nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, ku vazhdon magjistraturë mbi “Psikologjinë organizative të punës”. A është e mundur që njerëzit e rinj në Bullgari të mund të motivohen të mbeten dhe a u është lehtë të marrin një vendim të tillë?
“Kjo zgjedhje ime asnjëherë nuk ka qenë nën pyetje, sepse gjithmonë kam dashur të jetoj në Bullgari – pohon Petja. – Përpara viteve mu nevojit të jetoj në Greqi, në Gjermani, por nuk më pëlqeu dhe kaq, gjithmonë kam dashur të zhvillohem këtu. Aktualisht puna ime është e përbërë në faktin të zgjedhjes profesionale të kuadrove, me fjalë të tjera i drejtojmë kuadrot tona drejt pozicione të ndryshme për punë. Puna është me shumë përgjegjësi, me qenë se duhet të mbeten të kënaqur dhe kandidatët dhe klientët tanë – firma nga vendi dhe nga jashtë.”
Gjatë kohës së vet të lirë Petja merr pjesë në veprimtari të ndryshme vullnetare. Ajo është pjesë nga formimi vullnetar pranë drejtorisë “Një parrezikshmëri në raste zjarresh dhe mbrojtje të popullsisë” të bashkisë së Kryeqytetit. Gjatë vitit 2014 ajo mori pjesë në misionin vullnetar gjatë përmbytjeve në Asparuhovo rreth qytetit Varna, si dhe në Mizija (në Bullgarinë Veriperëndimore). Kujtohet se me çfarë habi kanë parë vendasit kur kanë pirë kafen në lokal, rreth 10 të rinj me baltë nëpër galloshet dhe çizmet dhe tërë blozë nën rezet djegëse diellore. I kanë pyetur sesi kështu nga Sofja kanë ardhur deri në Varnë.
Petja është shumë e ndjeshme dhe ndaj problemeve të bashkësive bullgare jashtë kufirit. Sipas saj shteti bullgar nuk interesohet mjaft prej tyre. Nuk futen mjetet e domosdoshme në ndërtimin e shkollave bullgare, në financimin dhe ndihmën e veprimtarive të tyre, në qendra të ndryshme informative dhe kulturore.
Mes temave, nga të cilat emocionohet vajza, është dhe historia bullgare, e përmbushur me shumë momente heroike, por dhe tragjike, si rënia e Bullgarisë nën pushtetin bizant, kurse më vonë dhe nën pushtetit osman. Ajo mendon se, ajo të cilën e ka përjetuar populli bullgar “nën sundim” na jep shkak për krenari, se kemi mundur të ruhemi si një element etnik dhe vazhdojmë të ekzistojmë, si një popull, si një komb. Vajza e re e shpreh patriotizmin e vet dhe në bazë të një mënyre mbase pak të çuditshme...
“Fillova të bëj tatuazhe akoma në moshën 19 vjeçe. Tatuazhi im i parë është rozeta e Pliskës – një simbol i lashtë proto-bullgar nga dinastia e fisit Dullo, themeluesit e shtetit bullgar. Pasuan qëndisjet bullgare në dorën time të majtë, një mbishkrim në glagolicë, me të cilën krenohem shumë: “Koha kalon, Bullgaria mbetet”, dy luanët nga stema e lashtë e vendit tonë, përgjithësisht 7 tatuazhe, që të gjitha të lidhura me atdheun tim, ku jam rritur dhe jam formuar si personalitet. Ëndërroj për mirëqenien e popullit tonë. Ëndërroj që njerëzit e rinj të jenë të motivuar që të mbeten këtu, të mos të turpërohen nga vetja, kur shkojnë jashtë shtetit. Ëndërroj për kohën që do të krenohemi se jemi bullgarë, se mbase jemi trashëgimtarë të popullit më të vjetër në Evropë, të shtetit më të vjetër me siguri, që nuk e ka ndërruar emrin e vet që pas periudhës së themelimit të saj gjatë vitit 681. Që prej 1300 vjetëve këtu, në këtë territor është Bullgaria dhe kjo nuk ka ndryshuar kurse motoja ime është: Përpara dhe përpjetë!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..