Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me gjithë tendencat pozitive në tregun e punës, 10% mbeten pa punë

БНР Новини
Foto: capital.bg

Papunësia në Bullgari  gjatë tremujorit të dytë të vitit ka rënë në nivelin më të ulët pas vitit 2010 dhe aktualisht është rreth 10%, tregojnë të dhënat  e Institutit Kombëtar të Statistikave, ndërsa numri i të punësuarve është mbi 3 milionë veta. Por rezultati tregon mundësitë relative të ekonomisë për hapjen e vendeve të punës. Me gjithë tendencën pozitive gjatë muajve prill – korrik punësimi është rritur pak, ndërsa ritmet e rritjes janë ngadalësuar.

“Të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave tregojnë se gjatë dymujorit të dytë të 2015 në bazë vjetore janë krijuar 31 mijë vende të reja të punës – komenton Javor Aleksiev nga Instituti i Ekonomisë së Tregut . - Gjatë  tremujorit të tretë të 2014, si dhe në fillim të këtij viti ekonomia krijonte nga 50 – 60  mijë vende në bazë vjetore. Për herë të parë  shohim  një tendencë  në zbritje gjatë tremujorit të dytë  me radhë gjatë së cilës kemi ulje të  numrit të vendeve të reja të punës. Nga pikëpamja statistikore, ngadalësimi është fakt.  Sipas analizave tona, rënia e papunësisë, nuk mund të vazhdojë me ritmet e deritanishme dhe shkaku për këtë është se pjesa dërmuese e njerëzve që kanë pasur mundësi, tashmë me siguri kanë gjetur punë.” 

Nga njëra anë, pak janë specialistët me aftësi konkurruese jashtë tregut të punës, nga ana tjetër – investimet në ekonomi janë të pamjaftueshme që të stimulohet punësimi më i lartë. Me gjithë kualifikimin e tyre të ulët, pjesë prej të papunëve, largohen nga vendi dhe gjejnë punë jashtë shtetit, më shpesh në vendet më të zhvilluara të BE. “Largohen gjithashtu shumë specialistë, si mjekë dhe infermiere, të cilët nuk janë kënaqur me kushtet e punës dhe shpërblimin.

“Ende në tregun e punës ka inerci. Presim deri në fund të vitit të vazhdojë  rritja e të punësuarve në ekonomi, duke pasur parasysh se  tremujorit i tretë është më i fortë”, prognozon analisti.

“Duhet të theksojmë, se pjesa e madhe e vendeve të reja të punës që janë hapur në periudhën prill- korrik të këtij viti janë në Sofje dhe Varna – komenton Aleksiev. – Është  shumë shqetësuese rënia e punësimit në rajonin Jugor-Qendror, qytetet – Smoljan, Kërxhali, Haskovo, ku me përjashtim të Haskovos, në bazë vjetore humben vende të punës. Rajoni Jugor – Qendror kryesonte rivendosjen e tregut të punës në periudhën e viteve 2012-2014. Situata në Bullgarinë Veriore dhe Veriperëndimore mbetet e rëndë me përjashtim të qytetit Veliko Tërnovo. Qarqet Gaborvo dhe Ruse janë relativisht të qëndrueshme, por në Bullgarinë Veriperëndimore nuk ka indikacione për përparim. Në disa krahina bile nuk mund të bëhet fjalë për nisjen e tendencës së rivendosjes së tregut të punës – në Lloveç, Montata, pjesërisht në Vidin”.

Pyetja tani është, a është në rrugë pa dalje zhvillimi ekonomik i qyteteve të vogla  të Bullgarisë, pasi  firmat vendase po thuaj se nuk investojnë më, ndërsa interesi i kapitaleve të huaja, që kryesisht lëviznin ekonominë bullgare para krizës, ka rënë në mënyrë drastike. Resursi i shtrenjtë financiar, biznes-mjedisi i pasigurt dhe aftësitë e ulëta blerëse të popullsisë, ndalojnë iniciativën  e qytetarëve dhe biznesit. Të dhënat e fundit të Bankës Popullore Bullgare për investimet e drejtpërdrejta gjatë 6 muajve e konfirmojnë këtë tablo  jo të këndshme; një pjesë e madhe prej tyre janë ndarë në kapitalin e shoqërive, do më thënë kanë shërbyer për mbulimin e humbjeve.


Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD