Tashmë disa vite me radhë, sidomos pasi Rryma Jugore u bë “turke” dhe e zëvendësoi Bullgarinë në itineraret e gazit rus drejt Evropës Perëndimore, Sofja është duke kërkuar variante për gjetjen e më shumë mundësive për furnizim gazi. Një mundësi të tillë përbëjnë burimet e mëdha në rajonin e Detit Kaspik dhe deri tani Bullgaria punonte shumë intensive për përfshirjen e saj në furnizimet e ardhshme të gazit të Azerbajxhanit. Para dy muajsh, gjatë qershorit të këtij viti Kryeministri Bojko Borisove shqyrtoi temën në Baku me Presidentin Ilham Aliev, kurse këtë javë bisedoi për furnizimet e mundshme të gazit edhe nga Turkmenistani, që ndodhet në bregun lindor të Detit Kaspik. Mendohet se ky vend disponon burimet e katërta të gazit për nga madhësia në botë dhe ka gjithashtu burime të konsiderueshme nafte.
Borisov bisedoi më konkretisht me Presidentin e Turkemnistanit Gurbanguli Berdimuhamedov për mundësitë që Bullgaria të marrë gaz nga Turkemistani nëpërmjet gazsjellësit të ardhshëm Transkaspik. Tubacioni duhet të kalojë në fundin e Detit Kaspik, duke e lidhur Kazakistanin, Turkmenustanin, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Turqinë, kurse Bullgaria do të merrte gaz nëpërmjet lidhjeve të interkonektorit me Turqinë dhe Greqinë.
Bëhet fjalë për një projekt tepër të guximshëm, rreth të cilit ende ka shumë pikëpyetje. Rreth pjesës detare të Gazsjellësit Transkaspik ka kundërshtime serioze. Ende nuk janë të qarta aspektet financiare të ndërtimit, si edhe vetë sigurimi i furnizimeve, gjë që ripohohet edhe nga fakti se derisa Borisov bisedonte në Turkemnistan, në provincën turke Kros u hodh në erë një segment prej gazsjellësit Baku-Tbilisi-Erezum, në të cilin do të kalonte gazi për Bullgarinë. Kërkimi i varianteve për furnizimin e gazit nga burime kaq të largëta nëpërmjet infrastrukturave ende të pa ndërtuara, mund të duket një perspektivë tepër e guximtë, por në rastin konkret bëhet fjalë për interesa evropiane dhe jo vetëm bullgare. Në fakt ideja për Gazsjellësin Transkaspik tashmë është përfshirë në rendin e ditës edhe në Bruksel, kurse gjatë muajit qershor të këtij viti u zhvillua mbledhja e parë zyrtare e grupit të punës, ku bëjnë pjesë pjesëmarrësit kryesorë potencialë – BE-ja, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turkmenistani dhe Turqia. Vjeshtën do të zhvillohet akoma një mbledhje.
Vizita e Bojko Borisovit në Ashhabad ishte e para e një kryeministri bullgar në Turkmenistan. Këtej e tutje jemi në prite të një dialogu dypalësh . Pritet diskutimi i çështjeve të tjera gjeostrategjike, si përdorimi aktiv i terminaleve të porteve të Detit Zi si qendra intermodale për transport transiti nga Evropa Perëndimore dhe Qendrore përmes Detit të Zi drejt Azisë. Sipas palës bullgare ka gjithashtu mundësi për zhvillimin e transportit të rregullt hekurudhor të mallrave Varna-Turkmenbashi. Në plan dypalësh, sipas Kryeministrit Borisov, ka potencial për pjesëmarrje edhe të firmave bullgare në objekte infrastrukturore të Turkmenistanit dhe në programe ndërtimore. Dialogu, që po fillon, me një partner në Lindje mund të konsiderohet si një element i orientimit të ri të Bullgarisë ndaj aktivizimit të lidhjeve tregtare-ekonomike me tregjet jashtë BE-së, por kjo tashmë është një temë tjetër.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..