Para se t’i themi “lamtumirë” verës po mbledhim me kujdes rrezet e diellit me shpresën, se ato do të na ndihmojnë që të përballojmë sëmundjet virale të cilat na sulmojnë gjatë dimrit. Pas pak do të vijë stina e vaksinimit kundër gripit, që do të thotë, se po vjen fundi i pushimit veror dhe i notit në ujërat e kripura të detit.
Sipas rregullës, ka sëmundje të cilat shfaqen në varësi të stinëve. Vapa e verës edhe gjatë këtij viti u shkaktojë vuajtje pushuesve me mbrojtje më të dobët imune, të cilat janë të predispozuar ndaj infeksioneve gastrointestinale.
“Tabloja është e njëjtë gjatë kësaj periudhe të vitit si në Bullgari, ashtu edhe në vendet e tjera – pohon prof. dr. Mira Kozhuharova – konsulente kombëtare mbi epidemiologjinë. – Infeksionet e zorrëve gjatë ditëve më të nxehta janë sëmundje të shpeshta. Nuk ka arsye të pohohet, se shkaktar për to janë ndotjet në det. Kur kontrollohet uji për të vlerësuar cilësinë e tij kërkohet prania e tipit të caktuar mikroorganizmash. Në qoftë se konstatohet prania e tyre kjo do të thotë, se ka problem me pastërtinë dhe kontrollin në burimin përkatës të ujit, por kjo nuk ka lidhje me numrin e njerëzve që vuajnë nga sëmundjet gastrointestinale. Tek ne deri në këtë moment nuk ka të dhëna se njerëzit e sëmurë kanë qenë në pushim buzë detit. Bullgarët që pushojnë jashtë shtetit janë të informuar mirë për rregullat e higjienës personale dhe dobinë e imunizimit. Në lidhje me qindra refugjatët që vijnë në Kontinentin e Vjetër nga Azia dhe Afrika dhe disa prej të cilëve kalojnë përmes Bullgarisë, duhet të thuhet kategorikisht, se ata nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e sëmundjeve. Përkundrazi, vetë ata i janë nënshtruar rrezikut. Ata nuk transferojnë sëmundje më të ndryshme nga ato që kemi ne, evropianët. Kuptohet, në qoftë se i lëmë në kushte, që nuk ofrojnë jetesë normale dhe respektim të higjienës normale, ata si ne do të jene të rrezikuar. Duhet të heqim dorë nga spekulimet. Diçka më tepër, shëndeti i këtyre njerëzve është i rrezikuar, sepse udhëtojnë fëmijë të vegjël, gra shtatzëna dhe njerëz me sëmundje të ndryshme kronike. Në lidhje me përgatitjen e inspektorëve shëndetësorë në Bullgari mund të them se tashmë ndihet mungesa e këtyre kuadrove. Në BE ka programe të specializuara të orientuara kuadrove, të cilët kanë aftësi për të punuar me sëmundjet ngjitëse.”
Ndër parimet kryesore të shpallura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për parandalimin e infeksioneve gjatë ditëve të nxehta të verës janë konsumimi i ushqimit pas përpunimit termik, si dhe pirja e ujit nga burime të sigurta të ujit. Kur njeriu del për ekskursion në mes të natyrës është mirë të mbajë me vete ujë në shishe. Në lidhje me brucelozën ndër kafshët bujqësore në vend specialistët epidemiologë këshillojnë të kthehemi tek traditat e vjetra të mira bullgare, sipas të cilave qumështi duhet të zihet deri sa fillon të vlojë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..