Çdo ditë takohemi me ta, njerëzit pa shtëpi. Ata trazojnë në koshin e plehrave dhe flenë nëpër nënkalimet ose kopshtet, të veshur me rrobe të grisura dhe të pista. Kur i vëmë re, tek ne lindin pyetje për gjendjen e shoqërisë tonë, kurse më shpesh e pyesim veten se çfarë e ka detyruar njeriun në një moshë të aftë për punë të braktisë jetën e vet deri në këtë farë mënyre.
Përgjigjen e jep anketa, e zhvilluar me vullnetarë ndaj projektit “Nomadët e Qytetit”, mes dhjetëra njerëzve pa shtëpi në Sofje. Në rrugë tek ne jetojnë njerëz, të cilët janë bërë viktimë të rrethanave në vitet e kalimit. Asnjë prej tyre nuk ka lindur pa shtëpi, por për shkak të një mashtrimi me pronat, probleme familjare ose shëndetësore është gjendur pa asnjë lloj përkrahjeje. Paradoksale janë rezultatet nga studimi, sipas të cilëve rreth një çerek prej njerëzve pa strehë kanë një arsim të lartë të përfunduar, kurse pjesa më e madhe kanë vite të grumbulluara stazh pune në uzina tanimë mos ekzistuese dhe ndërmarrje. Pavarësisht nga kjo, shumë të rralla janë rastet ndonjë prej tyre të marrë ndihmë ose pension nga shteti. Gjatë 25 vjetëve të fundit shumica e këtyre njerëzve kanë humbur betejën për drejtësi dhe të drejtë të një jete të denjë.
“Tek ne bëhet fjalë për njerëz, të cilët nuk jetojnë në rrugë për qejf të vet, prandaj do të punojnë çdo gjë vetëm e vetëm të ndryshojnë jetën e vet,” pohon Mia Agova, e cila është mes iniciatorëve të projektit “Nomadët e Qytetit”. Ajo, bashkë me një grup bashkëmendimtarësh të tjerë i kanë vënë vetes për qëllim të përmirësojnë kushtet e jetës të këtyre njerëzve, duke ndërtuar për ta shtëpi të vogla mobile, por dhe duke i ndihmuar të zgjidhin problemin e tyre bazë lidhur me banjën dhe larjen e rrobave.
Shtëpia e parë mobile tanimë është fakt. Ajo është e ndërtuar prej materialeve të lëna pranë koshave për plehra nga kryeqytetasit. Vlera është rreth 150 euro, por pavarësisht dhe shumë modeste, shtëpia tanimë ka ndryshuar jetën e pronarit të saj Bobi, i cili bile ka mundur të gjejë punë. Sipas fjalëve të Mia Agovës, ideja për shartimin e iniciativës “Nomadë të Qytetit” ka ardhur pas takimeve të rastit midis njerëzve, të cilët kanë ndihmuar me ushqim, rroba dhe mjekë njerëzit pa strehë. Dhe akoma nga Mia Agova:
“Vendosëm të bashkohemi dhe të mundohemi të ndihmojmë në bazë të një mënyre më të madhe dhe të organizuar. Anëtarësuam për financim nga Fondi norvegjez “Për tokën”. Projekti ynë u miratua dhe u financua me një shumë të vogël, e cila na ndihmojë që të fillojmë punë. Me 1000 eurot mund të bëjmë prej materialeve mbeturinore një shtëpi mobile për një burrë pa shtëpi nga Sofja. Blemë dy karroca për transportim të materialeve mbeturinore, bëmë dy filma të shkurtër të cilët paraqesin jetën e njerëzve, të cilët i ndihmojmë. Gjej kuptim në iniciativën tonë dhe dua ti përkushtohem ndihmës sociale. Mes njerëzve të pastrehë ka turli farë njerëz. Unë njoh disa, siç i quaj unë “shpirtra të lirë”, të cilët kanë zgjedhur një mënyrë alternative për të jetuar, duke ju kundërvënë kështu dhe sistemit. Ata janë shumë inteligjentë, por janë një grup fare i vogël nga njerëzit të cilët jetojnë në rrugë. Nga një studim, të cilin e zhvilluam, bëhet e qartë se, 24% nga njerëzit pastrehë kanë një arsim të lartë. Kryesisht këta janë burra në moshë mbi 50 vjeç. Kanë ndodhur në rrugë sepse kanë qenë të mashtruar, kryesisht gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar dhe banesat u janë marrë në bazë të një mënyre kriminele. Të tjerë kanë mbetur pa strehë pas një ndarje ose probleme të ndryshme në familje. Mes njerëzve të përbuzur nga shoqëria nuk janë pak dhe ata, të cilët kanë probleme psikike dhe shëndetësore. Kur i pyetëm për qëllimet e tyre në jetë, u përgjigjën se ëndërrojnë një ditë të gjejnë punë dhe të jetojnë në një banesë të vet. Shpesh ëndërrojnë vetëm për një përshëndetje miqësore ose një fjalë të këmbyer, që të mund të ndihen të vënë re nga shoqëria. Pas takimit me ne na lusin të ndërmjetësojmë gjatë kërkimit të punës . Kjo bile rastisi me një mikun tonë mes tyre. Për të gjetëm punë në qendrën turistike në Rodopet. Tani punon si bukëpjekës në furën për bukë tradicionale bullgare, demonstron zanatin përpara vështrimit të turistëve. Ai tanimë ka një banesë personale dhe gëzon respektin e dy vajzave të tij, me të cilat nuk qe takuar prej viteve. Ai është dëshmi, se me pak ndihmë një pjesë nga të papunët mund të fillojnë një jetë të re. Tani për tani një problem më të madh gjatë gjetjes së punës për këta njerëz është mungesa e kushteve për mirëmbajtjen e higjienës. Hapi tjetër nga ana jonë është të blejmë dhe të sigurojmë një banjë mobile dhe një rrobalarëse mobile, me të cilën tu ndihmojnë njerëzve pa shtëpi nëpër rrugët e kryeqytetit.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..