Iv Moro jeton në afërsi të Montrealit. Që në vitet rinore ai mbeti i magjepsur pas muzikës popullore bullgare. Në rrethet muzikore ai është i njohur si njeri prej koleksionistëve më aktiv të muzikës popullore bullgare. Por çfarë e detyron tashmë 49 vjet të kthehet në Bullgari?
“Për mua është një kënaqësi e veçantë të jem këtu në studion e Radios Kombëtare Bullgare. Këtu kam ardhur për herë të parë në vitin 1966, isha i ftuar në redaksinë në frëngjisht të Drejtorisë së atëhershme “Emisionet e Radio Bullgarisë për jashtë shtetit”. Isha 17 vjeçar dhe dëgjoja transmetimet tuaja në vale të shkurtra. Nuk mund të mbetesha indiferent ndaj muzikës popullore bullgare – rrëfen me emocion Iv. – Pikërisht ajo më shtyri të vijë këtu. Këtu dyert hapeshin njëra pas tjetrës për mua. Mund të them se kisha kontakte “të privilegjuara”, të cilët pak më vonë më ndihmuan të marrë bursë nga Bullgaria dhe të mësojë hollësitë e këngëve dhe valleve popullore bullgare. Kështu ato u shndërruan në profesion për mua. Deri më sot unë vazhdoj të udhëtojë nëpër botë dhe t’i njohë njerëzit me pasurinë e traditave unike bullgare. Nga vjen ky pasion? Ende po kërkoj përgjigjen. Thjeshtë këto ritme, këto figura, kjo forcë dhe energjia në vallet bullgare janë diçka mahnitëse!”
Sot Iv Moro udhëheq seminare ndërkombëtare kushtuar valleve popullore bullgare jashtë kufijve të Kanadasë, është producent dhe shpërndan albumet muzikore si koleksioni “Përtej misterit” – seria e kompakt-disqeve me muzikë, të incizuar prej tij në magnetofon nëpër fshatrat bullgare në periudhën e viteve 1966-1974. Në vonë ai nënshkroi një kontratë me Radion Kombëtare Bullgare, në bazë të së cilës fitoi të drejtën të shpërndajë disqet vetëm në Amerikën Veriore.
Sipas Iv Moros të gjitha adhuruesit e muzikës bullgare duhet të frekuentojnë këtë aktivitet madhështor, i cili mbledh mijëra interpretues dhe vlerësues të traditave në një vend. I bën përshtypje të madhe dëshira e të rinjve të ruajnë pasurinë folklorike. Iv Moro është mbajtës i urdhrit “Kiril dhe Metodij”, ndërsa në vitin 2009 është dekoruar me medaljen e ndertit nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë për jubileun e tij të 60-të.
E pyetëm me çfarë kujtime dhe përshtypje do të largohet nga Bullgaria?
“Ky është një vend i mrekullueshëm, me natyrë të jashtëzakonshme, i bekuar nga perënditë, me male dhe liqene të bukura. Të mos harrojmë bregdetin bullgar, arkitekturën unike, trashëgimin e pasur kulturore. Jam i lumtur, kur vij këtu me familjen time. Gjithmonë mund të zbulojë diçka te re...”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Shumica qeverisëse e mbështet fuqishëm qeverinë dhe ka parakushte për një qeverisje për një mandat të plotë katërvjeçar. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi të Këshillit të Përbashkët të Menaxhimit. Në takim u diskutua..
80 vjet më parë, më 12 maj 1945, në Gazetën Shtetërore u shpall një Urdhëresë-Ligj mbi Martesën, e cila hyri në fuqi më 27 maj 1945. Me miratimin e saj, martesa e detyrueshme civile vendoset si forma e vetme e vlefshme e martesës. Në ditën që hyri në..
Nga 12 deri më 18 maj qyteti i Gabrovos sërish do të shndërrohet në skenë emocionesh e krijimtarie me karnavalin e vet tradicional plot ngjyra, humor e shaka. Sivjet festa e zhurmshme përkon me 165-vjetorin e themelimit të qytetit dhe me ditën zyrtare..
Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më..