Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jashtë Burgut Qendror të Sofjes fillon “Rruga e Fillimit të Ri”

Foto: arkiv

“Burgu nuk është vend për djem të mirë, por ka edhe të tillë” – thotë një prej të burgosurve, i cili ka kaluar vite me radhë atje. Jo të gjithë mund t’i japin bilanc jetës së tyre në një vend, ku nuk e ke të drejtën e zgjedhjes dhe madje është vështirë të mbetesh i vetëm me vetveten. Një rreze shprese në jetën e trishtuar të të burgosurve janë orët e mësimit, të organizuara nga fondacioni “Misioni Shpëtim”. Ai punon mbi një projekt, të financuar nga Mekanizma Financiare Norvegjeze, qëllimi i të cilit është përkrahja e njerëzve në gjendje të rëndë sociale në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Të burgosurit në Burgun e Sofjes, të cilët takohen me përfaqësues të fondacionit, vënë në dukje se në saje të punonjësve socialë tashmë ka ndryshime pozitive në administratë dhe në regjimin e këtyre institucioneve. Të gjitha ata shënojnë se pas takimeve me njerëz dashamirës, si kryetari i fondacionit Ivodar Kovaçev, ëndërrojnë për të dalë nga burgu sa më shpejt dhe t’i ndreqin gabimet nga e kaluara.

“Kurset dhe mësimdhënia janë të dobishme, sepse na mësojnë për ta filluar jetën tonë përsëri. Si të gjejmë një punë të mirë, si të zhvillohemi, si të mësojmë vazhdimisht. Këtë e thotë një prej të burgosurve, i cili turpërohet se është në këtë vend.

“Jemi të gatshëm të përballojmë barriera dhe kështjella, por të arrijmë deri në këta njerëz, të cilët e duan ndryshimin” – thotë Ivodor Kovaçev, udhëheqësi i projektit “Rruga e Fillimit të Ri”. – Puna me të burgosurit më frymëzon për të vazhduar përpara. Ne, si fondacion, si personalitete, jemi të sigurt se po ndodhet diçka e mirë këtu, në Burgun Qendror të Sofjes, prandaj punojmë me këta djem. Nganjëherë e humbasim kurajën tonë, sepse shumë shpesh përpjekjet tona nuk vlerësohen nga të tjerët. Por megjithatë besojmë se me ndihmën tonë djemtë, të cilët tani janë këtu, do të krijojnë për vetveten një të ardhme më të mirë. Pasi ata dalin nga burgu, atëherë i pret sfida më e madhe, fillon beteja më e madhe. Qëllimi ynë është që të vazhdojmë të punojmë me ta edhe në të ardhmen. Këta janë bashkatdhetarët tanë, të cilët janë dënuar për krime shumë të rënda – vrasje, rrëmbime, vjedhje. Për mua çmimi më i madh është kur bëhem dëshmitar se si një prej këtyre njerëzve e harron gradualisht të kaluarën e vet dhe kupton se do që të jetojë në një mënyrë të denjë dhe të ndershme. Zakonisht më pyesin nëse ka ndonjë rezultat nga puna jonë. Për mua është një sukses i madh, kur arrij të ndihmoj madje vetëm dy veta.”

“Që të ndryshosh, duhet të dëshirosh vetë këtë. Mirëpo, kur të japin ndihmë, siç e bën këtë Ivodor Kovaçev, atëherë rruga e ndryshimit bëhet më e lehtë.” Këtë e thotë Ljuben, një burrë i ri, i cili ka grumbulluar përvojë të pasur në Burgun Qendror të Sofjes.

“Qëllimi nuk është të dëfrehemi gjatë qëndrimit tonë në burg, por ta ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit. Ëndrra jonë, e të burgosurve, është që jashtë burgut të ketë një shoqëri më të mirë dhe të denjë. Mirëpo, unë nuk jam optimist, sepse e shoh rolin e madh të parave në shoqëri dhe mendoj se ato e kanë ngatërruar jetën tonë. Njerëzit mendojnë dhe veprojnë në emër të parave, për shumicën e tyre ato janë gjëja më e rëndësishme në jetë. Për shkak të parave ndodhin fatkeqësitë më të mëdha dhe ndryshon sistemi i vlerave i njerëzve. Pasi një herë njeriu e ka shitur vetveten, asgjë nuk mund ta ndalojë dhe ai vazhdon të kërkojë gjithnjë e më shumë, pa e kuptuar se çfarë faktikisht humbas.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD