Irina nga filmi “Duhan”, Zhana nga “Inspektori dhe nata”, Liza nga “Vjedhësi i pjeshkave”, Ana nga “Karambol”, Tinka nga “Djali po ik” ... Dhe të gjitha ato personazhe të filmave bullgarë i rikrijoi Nevena Kokanova. Më se 50 janë rolet e saj në kinemanë bullgare. Megjithatë, pasioni i saj ishte teatri. Në botën e kinemasë dhe të teatrit ekziston një rregullë e pashkruar - artistët e mëdhenj janë njerëz të thjeshtë dhe të natyrshëm. Koka e tyre nuk trulloset nga drita e projektorëve. Dhe Nevena Kokanova ishte një artiste pikërisht e tillë.
Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhen shumë intervista të saj. Në njërën prej tyre ajo rrëfen:
“Kurrë nuk i kam përgjigjur njërës prej pyetjeve, të lidhura me profesionin tim, e pikërisht çfarë rol dëshiroj të rikrijoj. E kam kënaqur kureshtjen gazetareske me shprehje, si “personazhe me karaktere të ndërlikuara ose kontradiktore”. Mirëpo, duke kërkuar përgjigjen e kësaj pyetjeje për vet veten më preokupon pasuria, që formon nocionin “grua”. Dhe në të zbuloj thelbin dhe fillimin. Gruaja gërsheton fillimin madhështor të fisit njerëzor me dukuri të tjera jetike. Ajo është e përjetshme. Pikërisht një personazh të tillë dëshiroj të rikrijoj. Dhe në se paleta ime krijuese disponon mjetet e domosdoshme shprehëse të paraqes thellësinë e botës femërore, pasuritë e emocioneve të saj, atëherë do të jem krenare, se jam grua.”
Vështirë mund të tregohet ndonjë artiste tjetër në kinemanë bullgare, e cila të mishërojë aq mirë joshjen prej gruaje. Përveç bukurisë, Nevena Kokanova posedonte një magji tërheqëse, si një ikonë me butësi dhe dinjitet, por edhe me një druajtje të brendshme.
Nevena Kokanova lindi në qytetin Dupnica më 12 dhjetor të vitit 1938. I ati i tij ishte oficer i Ushtrisë Mbretërore dhe shërbente në Korpusin Bullgar në Maqedoni. Pas 9 shtatorit të vitit 1944, kur në Bullgari u vendos regjimi komunist, u përcoll në kampin e përqendrimit në Belene. E ëma e saj Eleonora ishte nga familja aristokratike austriake Fon Heldenberg. Nevena mësonte në Gjimnazin Tregtar, kur për herë të parë u xhirua në kinemanë në skenat masive. Nuk arriti të japë provimet për studente në Institutin e Lartë të Artit Teatror, sepse juria akademike nuk zbuloi talentin e saj. Mirëpo, kjo nuk ishte fatale, sepse drejtori i Teatrit të qytetit Jamboll Janaki Stojanov e pëlqeu dhe e ftoi në trupin teatror. Atëherë Nevena Kokanova ishte mezi 17 vjeçare. Vetë ajo gjithnjë thoshte, se studimet në Institutin e Lartë Teatror i zëvendësuan tre njerëz të rëndësishëm në jetën e saj – bashkëshorti Ljubomir Sharllanxhiev, i cili ishte regjisor, dhe artistët e mëdhenj bullgarë Grigor Vaçkov dhe Apostoll Karamitev. Vetë ajo thoshte, se nga Aposotll Karamitevi ishte mësuar aq shumë, se sikur kishte mbaruar pesë akademi teatrore.
Përsa u përket regjisorëve, mendimet e Vëllo Radevit ruhen në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare:
“Nevena ishte një artiste, e cila kuptonte shumë mirë ndjenjat dhe emocionet e personazheve, që rikrijonte me talent. Kur regjisori tregonte ndonjë emocion, që kërkonte të shfaqë personazhi, vetëm nga toni i zërit ajo arrinte të kapë ndjenjat. Mirëpo, e gjithë kjo ajo e thyente përmes prizmit të botëkuptimit të saj dhe e shprehte në përputhje të fjalëve të heroinës.”
Të pakta janë të dhënat e jetës personale të artistes, sepse ajo nuk ra dakord, që kur ishte e gjallë të shkruhet një libër biografik. Me bashkëshortin Ljubomir Sharllanxhiev u njohën në sheshin kinematografik. Që pas kësaj regjisori e vuri atë në qendrën e krijimtarisë dhe jetës. Ai kishte kërkesa të larta ndaj saj dhe sillej pa kompromis ndaj skenarëve për të. Dhe në se roli nuk ishte i përshtatshëm për temperamentin e saj, ai nuk i lejonte të rikrijonte. Rolet e famshme në filmat “Duhan” dhe “Vjedhësi i pjeshkave” i sollën artistes Nevena Kokanova shumë çmime. Pas dy roleve të mrekullueshme të personazheve Irina dhe Liza, ajo rikrijoi edhe disa gra të tjera me karaktere të forta, edhe fatale. Mirëpo, dalëngadalë ajo filloi të jetonte me ndjenjën, se përtëritet në rikrijimin e personazheve. Ndoshta për këtë në filmin “Me erë të bajameve” bashkëshorti i saj, regjisori Sharllanxhiev, nga një grua fatale, e shndërroi në një dashnore të parespektuar. Me artistin Georgi Georgieve Gec, që rikrijonte rolin e dashnorit, në vitin 1967 në Festivalin e Kinemasë në Varnë morën çmimet për rikrijimin më të mirë të roleve.
Nevena Kokanova ishte edhe artistja e parë bullgare, për të cilën u krijuan role speciale. Kur Bllaga Dimitrova mendonte skenarin e filmit “Devijim” për rolin kryesor ajo e kishte parasysh pikërisht atë. Prapë për të shkroi skenarin e filmit “Kujtim për binjaken” autori Konstantin Pavllov. Edhe e emëroi heroinën e tij Nevena. Mirëpo, për fat të keq ai doli një profet i keq. Sëmundja nga e cila sëmuret heroina e filmit, pa kohë e mori edhe Damën e Parë të Kinemasë Bullgare. Nevena Kokanova u sëmurë nga kanceri dhe u nda nga jeta mezi 61 vjeçare në vitin 2000.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova“Kohë e besimit, shpresës dhe dashurisë, por edhe e mungesës së urtësisë”. Kështu e karakterizon fillimin e viteve 90-të të shekullit të kaluar Petko Kovaçevi, i cili në atë kohë ishte anëtar i Shoqatave të Pavarura Studentore dhe i Organizatës..
10 nëntori i vitit 1989 ishte një datë nga kalendari, e cila për bullgarët e zakonshëm filloi si të gjitha ditët e mëparshme. Në orën 18 fiks, kur nëpërmjet Radios Kombëtare Bullgare iu shprehën falënderime zotit Todor Zhivkov dhe u njoftua, se Petër..
A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e..