Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ritëm dhe birë

Foto: arkiv

Vera është nga fundi i vet, por akoma ka kohë për ngjarje interesante dhe festivale në të hapur. Një prej tyre është “Ritëm dhe birë” i cili do të zhvillohet më 12 dhe 13 shtator në Kopshtin e Borisit në Sofje. Festivali zhvillohet për herë të tretë të radhës dhe mbledh në një vend adhuruesit e hip-hopit, trip-hopit dhe chillout-it. Derisa zbaviten mes gjelbërimit në park, miqtë do të mund të provojnë dhe nga birat, të cilat do të propozohen në vend. Sivjet fokusi i festivalit është Ballkani. Do të prezantohen fabrika të vogla të birrës nga Serbia, Rumania, Sllovenia dhe Kroacia duke pritur që në Sofje të mbërrijnë dhe disa nga pronarët e tyre.

Më shumë për festivalin do të mësojmë nga organizatori i tij – Hristo Arakliev: “Ideja për festivalin lindi duke u menduar se, për njerëzit duhet të ketë më shumë festivale, të cilat janë me një qëllim jo komercial. Qëllimi është të shkojnë në një vend, ku për një ose dy ditë të kalojnë me të vërtetë mirë, të pinë nga një birrë të mirë dhe të pushojnë. Birrat kraft me siguri fillojnë të imponohen në Belgjikë dhe Holandë, kështu që paraqitja e tyre në Ballkan, nuk është një befasi dhe tregojnë se, njerëzit e ndryshojnë shijen e vet dhe drejtohen më shumë drejt tyre. “Ritëm dhe birrë” është më i ndryshëm nga festivalet e tjera me këtë, se që të gjithë do të kenë mundësi të provojnë nga birrat ekskluzive, të cilat po të mos të kenë kaluar pjesën më të madhe të Evropës, nuk mundet të provohen.”

Ideja e festivalit është të ndihmojë për krijimin e një “kulture me një cilësi më të madhe konsumatore dhe mënyrë të jetesës”. Sipas Araklievit, kjo do të thotë se, ky tip të menduari i mbledh njerëzit dhe formon shoqëri të vogla, në të cilat ata janë me interesa të përbashkëta.

Gjatë viteve të fundit interesi ndaj fabrikave krafttë birrës rritet vazhdimisht. Një dëshmi për këtë janë si festivalet e shumta, ashtu dhe paraqitja e fabrikave të reja të vogla për prodhimin e birrës, si dhe prodhues. Ndryshimet në rregullimin për prodhim të birrës, të cilat priten të votohen gjatë muajit shtator në Kuvendin Popullor, mbase nuk do të gjejnë jehonën e duhur, ashtu siç do të donim. Ato parashikojnë për fabrika të vogla të birrës të konsiderohen ato të cilat prodhojnë deri më 50 000 hektolitra për vit, dhe jo si deri tani 200 000. Çfarë do të rastis do të kuptojmë, kurse deri atëherë na mbetet të përkrahim dhe të respektojmë çdo një provë për zhvillimin e kulturës së birrës tek ne. Një nismë e tillë pa dyshim që është dhe festivali i ardhshëm “Ritëm dhe birrë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD