Njëra mënyrë për likuidimin e karieseve dhe të gingiviteve është lidhur me mënyrën e të ushqyerit, kështu qe të mos krijohen kushte për ekzistencën e baktereve që i shkaktojnë karieset, kurse mënyra tjetër është asgjësimi i tyre i plotë në gojën tonë. Mirëpo, megjithë përpjekjet e industrisë, të drejtuara ndaj likuidimit të tyre – prodhimi i furçave të dhëmbëve, i instrumenteve abrazive, i pastave të dhëmbëve, problemi nuk është zgjidhur. Sipas bullgarëve, të cilët e krijuan detektorin, problemi vazhdon të ekzistojë, sepse goja pastrohet krejtësisht, por vëmendja nuk përqendrohet te zonat, ku grumbullohen këto baktere.
Inxhinieri Dimitër Roshkev, një prej krijuesve të pajisjes, sqaron: “Në qoftë se i dimë këto zona, në qoftë se i shohim bakteret e grumbulluara në gojën tonë, mund t’i pastrojmë lehtë, ose të kërkojmë ndihmë nga dentisti ynë. Pas pastrimit të tyre risku nga formimi i karieseve dhe i sëmundjeve peridontale po ulet shumë. Që të shihen mirë këto baktere, përdoren burime speciale të dritës, të cilët gjenerojnë dritë në fushën e largët të vjollcës dhe duke u gjendur te bakteret, i bëjnë fluoreshente, kështu ato bëhen të dukshme. Është absolutisht e parrezikshme, kurse pajisja ngjan me fener të vogël.”
Pse detektori është më i mirë nga lëndët dhe tabletat në treg, të cilat gjithashtu e kanë këtë funksion?
“Ato nuk e kanë këtë funksion. Ngjyrosja me tabletat i bën të dukshme të gjitha proteinat dhe nuk fiksohet te vendet, ku janë përqendruar bakteret.”
Aktualisht firma prodhon gjithashtu një variant të përmirësuar të pajisjes, me pasqyra suplementare për vëzhgim. Sipas inxhinierit Roshkev, përdorimi i detektorit personal është një metodë, e cila do të vonojë zhvillimin e karieseve dhe paradontiteve. Aparati është rezultat i punës jo vetëm i inxhinierëve, por i shumë dentistëve dhe profesorëve nga fakultetet e stomatologjisë të Sofjes, Varnës dhe Plovdivit.
Megjithëse teknologjia, sipas së cilës punon detektori, njihet që prej shumë kohe, që tani u krijua një pajisje relativisht e lirë, me të cilën çdonjëri mund të kontrollojë higjienën e vet orale dhe t’i pastrojë vetëm ato zona, ku janë grumbulluar bakteret.
“Do të jetë e dobishme, sepse pacientët, të cilët nuk e dinë mënyrën e drejt të pastrimit të dhëmbëve, e prishin smaltin e dhëmbëve. Ka edhe pacientë të tillë, të cilët janë më të predisponuar ndaj karieseve dhe për të gjithë ata detektori do të jetë shumë i dobishëm. Është e sigurte se kjo pajisje do të kërkohet në treg.” – tha dr Mitova, stomatologe në Sofje.
A do të vazhdojmë të kemi frikë në kabinetin e dentistit?
“Në kabinetet stomatologjike të nivelit të lartë që prej kohe punohet pothuaj pa dhimbje, sepse ato disponojnë aparate shumë të mira për anestezi dhe aparate me lazer – thotë inxhinieri Roshkev. – Me pajisjet me lazer kryhen shumë prej manipulimeve pa gjak dhe pa dhimbje. Ne, pacientët, duhet të ngulim këmbë për përdorimin e kësaj aparature. Drita (me të cilët punojnë lazeret) është faktori më pak traumatik. Problemi lidhur me mjekimin pa gjak dhe dhimbje është pothuaj i zgjidhur në kabinetet e mira. Tani mbetet vetëm prevenca nga ana e pacientëve.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..