Rreziqet aktuale para sigurisë së përbashkët janë të qëndrueshme dhe të ndërlikuara, ndërsa Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në kërkimin e përgjigjeve të shpejta dhe sistematike për kapërcimin e sfidave vazhdimisht në rritje. Me këto fjalë Ministri i Jashtëm Daniel Mitov përshëndeti pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare me temën “Roli i NATO-s dhe BE-së në regjionin e gjerë të Detit të Zi”. Aktiviteti ishte organizuar nga Forumi i Sofjes për Siguri në bashkëpunim me Qendrën për Studime Evropiane “Wilfred Martens” dhe Fondacionit “Konrad Adenauer”.
“Gjatë vitit të fundit jemi dëshmitarë të thellimit dhe zgjerimit të rreziqeve për sigurinë. Kriza në LM dhe ndikimi që vazhdon i të ashtuquajturit “Shtet Islamik” e vënë jo vetëm Bullgarinë, por edhe tërë kontinentin evropian në një situatë të re” – theksoi Ministri i Punëve të Jashtme në lidhje me sfidat që janë rrjedhojë e krizës në LM dhe Afrikën e Veriut.
“Kriza aktuale me refugjatët dhe imigrantët është nga sfidat më të mëdha gjatë dekadave të fundit, deklaroi ai. Në Verilindje rreziqet nuk janë më pak. Aneksimi i Krimes dhe përpjekjet e Rusisë për destabilizimin e Ukrainës ndryshuan në mënyrë drastike tërë situatën e sigurisë në Evropë, si dhe në vetë rajonin e Detit të Zi. Këto veprime janë shkelje e drejtpërdrejtë e vlerave dhe parimeve kyçe të rendit evropian. Aktualisht rreziqet e krijuara duhet të konsiderohen si afatgjata që kërkojnë masa të shumta. Ky kontekst e vë Bullgarinë në një situatë të re. Nga kufiri i jashtëm i BE ne kthehemi në “vijën e parë të kontaktit” që është lidhur me shumë rreziqe dhe kërcënime. Nga kjo pikëpamje duhet të ndryshohen instrumentet tona të reagimit, sjellja jonë e jashtme politike. Janë të nevojshme ndryshime edhe në politikat e BE-së dhe NATO-s. Nevojiten masa të reja, regjionale, me të cilat të reagojmë më mirë ndaj rreziqeve afatgjata për sigurinë tonë. Duhet të vazhdojë evropeizimi i politikës së refugjatëve dhe nevojitet një mbështetje më sistematike financiare dhe institucionale për shtetet që janë kufijtë e jashtëm të bashkimit.”
Ministri i Punëve të Jashtme përkufizoi rëndësinë prioritare të rajonit të Detit të Zi për Bullgari:
“Regjioni do të mund të vazhdojë zhvillimin vetëm mbi bazën e njohjes dhe respektimit të plotë të së drejtës të secilit shtet të zgjedh lirshëm në cilat bashkime ekonomike dhe politike të jetë anëtar. Republika e Bullgarisë mbështet këtë të drejtë sovrane dhe ndihmon brenda mundësive të saj ato shtete, të cilët bëjnë përpjekje për t’u afruar maksimalisht BE-së dhe NATO-s. Ne do të reagojmë shpejtë ndaj çdo një mundësie për uljen e tensionit në rajon dhe për rivendosjen e shpejtë të bashkëpunimit me të gjitha shtetet në të.”
Pas anëtarësimit të plotë të Bullgarisë në 2007, BE startoi nismën “Sinergjia e Detit të Zi”, si pjesë e politikës për fqinjësi të mirë, e cila përfshinte vendet kufitare të BE – Ukrainën, Moldavinë, Turqinë, Gjeorgjinë dhe Rusinë. Me datë të sotme ajo nuk ka zhvillim.
“Para dy vjetësh kishte debatе të gjallëruara, gjithashtu dhe hapa konkretë për miratimin e Strategjisë së BE për Detin e Zi, të ngjashme me Strategjinë e BE për Danubin, thotë Velina Çakërova nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe Çështje të Sigurisë, pjesëmarrëse në forum. Kjo ishte provë për sistematizimin e qëndrimeve dhe për zbatimin e një politike konkrete ndaj rajonit të Detit të Zi. Ajo duhet të jetë bashkuese, duke pasur parasysh, se ka vende-anëtare të BE-së dhe NATO-s, ka të tjera – që nuk janë, të treta – janë kandidate, disa janë anëtare të asociuara etj. Kjo mund të çojë në acarimin e konfrontimeve regjionale në rajonin e Detit të Zi. Duke pasur parasysh, se BE është tepër i angazhuar me problemet e veta të brendshme dhe të jashtme, sikurse edhe NATO-ja, ky vakum do të rritet. Kur Rusia dhe Turqia, të cilët aktualisht kanë probleme të tjera, ridrejtojnë vëmendjen e tyre ndaj këtij rajoni do të behet më serioze. Ne duhet të jemi gati me skenar për pasojat konkrete. Nuk kam parasysh valën e imigrantëve, e cila do të forcohet. Por fjala vjen për ndikimet që vijnë në lidhje direkte me kalifatin islamik, për acarimin e konfliktit në Ukrainën Lindore, si edhe për problemet e pazgjidhura ekonomike dhe financiare në rajon. Nuk mund të bëj një prognozë më optimiste për rajonin tonë, mund të bëj thirrjen për një qëndrim më serioz dhe për gatishmëri për lëkundje eventuale.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..