"Maqedonia e Veriut po e ndalon vetë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, sepse nuk dëshiron të përmbushë kriteret për anëtarësim," tha presidenti Rumen Radev në Zagreb gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij, Zoran Milanoviç. Radev theksoi se Bullgaria nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e të drejtave të bullgarëve që jetojnë në ish-republikën jugosllave. “Ende jemi në pritje që Maqedonia e Veriut të përmbushë një kusht të qartë dhe të shkruar – një kusht që do të hapte rrugën për fillimin e negociatave. E ky është garantimi i barazisë së bullgarëve në atë vend, përmes përfshirjes së tyre në kushtetutë, krah për krah me popujt e tjerë themelues të shtetit.” U kemi dërguar mesazhe institucioneve evropiane dhe liderëve të shteteve anëtare se ne nuk po vendosim asnjë kusht të ri përtej atyre që tashmë janë rënë dakord, por këmbëngulim që çdo gjë e dakorduar të respektohet." Këtë e transmetoi nga Zagrebi e dërguara speciale e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Mira Stefanova.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim, raportoi BGNES. Më 21 nëntor, në një dyqan në qendër të Shkupit, Perev u sulmua para..
Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev. Për ngjarjen informoi vetë ai në një publikim në faqen “Tribuna”. Perev, i cili është 80 vjeç, u..
Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë qeverinë e vet të respektojë konsensusin e vitit 2022. Këtë e tha ministri i jashtëm bullgar Georg..