Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2001: Mbreti – kryeministër

БНР Новини
Foto: arkiv

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 u bënë pikë kthesë në skenën politike bullgare. Fituesi, i cili e vuri fundin e modelit politik me dy pole në historinë më të re të vendit, ishte Lëvizja Kombëtare Simeon i Dytë. Ajo u krijua dhe u kryesua nga mbreti bullgar Simeon Sakskoburggotski, i cili u kthye nga mërgimi. Fitorja më 17 qershor të vitit 2001 në shkallë të madhe i detyrohej dëshpërimit të njerëzve nga reformat e dhembshme dhe çmimi, të cilën e paguanin për to. Kandidatët e rinj që morën pushtetin në Bullgari premtuan rritjen e shpejtë të standardit jetik dhe “një moral të ri dhe transparencë në të gjitha punimet”.

Më 6 prill të vitit 2001 – dy muaj para zgjedhjeve zoti Simeon Sakskoburggotski mbajti fjalimin e famshëm për 800 ditët. Dhe megjithëqë njerëzit nuk e kuptuan plotësisht deklaratat, ata e pranuan dhe e shqyrtuan në mënyrën, në të cilën vet ata deshën. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet këtë apel të zotit Simeon Sakskoburggotski:

“Me këtë deklaratë, e hedh themelet e Lëvizjes Kombëtare Simeon të Dytë në emër të tri ideve parimore. E para – ndryshim i shpejtë dhe cilësor i standardit të jetesës tek ne, nëpërmjet ekonomisë funksionuese të tregut dhe nëpërmjet rritjes së investimeve të kapitaleve botërore në Bullgari. Jam gati të propozoj një skemë të masave ekonomike dhe të partneritetit social-ekonomik, nëpërmjet të cilave jo më vonë se sa 800 ditëve dashuria e famshme bullgare ndaj punës dhe sipërmarrja do të ndryshojnë jetën. E dyta – mënjanimi i klikës politike dhe bashkimi i kombit bullgar rreth vlerave dhe idealeve shekullore, të cilat e ruanin madhërinë e shtetit gjatë shekujve. E treta – vendosja e rregullave dhe institucioneve, të orientuara te heqja e korrupsionit, i cili u shndërrua në armikun kryesor të Bullgari, duke futur popullin në varfëri.”

Bullgarët mirëpritën idenë që dashuria e tyre ndaj punës të jetë në thelbin e ndryshimit, të cilin e premtonte qeveria e zotit Sakskoburggotski, dhe deklaratën se korrupsionit do t’i jepet fund. Dhe ata filluan të numërojnë 800 ditët, duke pritur premtimet të bëhen realitet. Mirëpo, dëshpërimi nuk vonoi. Dhe vet mbreti – kryeministër mezi mendonte, se situata do të keqësohet aq, pasi në natën pas zgjedhjeve deklaroi:

“Lëvizja Kombëtare Simeon i Dytë do të synojë te qeverisje të koalicionit me forcat e tjera politike, të cilët përkrahin idetë e programit tonë. E pikërisht – rritja e qëndrueshme ekonomike, realizimi i suksesshëm i qëllimit për anëtarësim në BE-në dhe në NATO-në, përballimi i korrupsionit, përgjegjësi e rritur nga secili, që do të hyjë në pushtetin e vendit, legjislacion i qëndrueshëm në përputhje me standardet evropiane.”

Që të realizojë këtë program Lëvizja Kombëtare Simeon i Dytë, e cila në mënyrë bindëse fitoi zgjedhjet, ishte e detyruar të hyjë në koalicion, sepse asaj nuk i mjaftonte një deputet, që të kishte shumicë të plotë në parlament. Bisedimet me Bashkimin e Forcave Demokratike, nuk ishin të suksesshme. Si rezultat partner në koalicionin u bë “faktori i pashmangshëm” në politikën bullgare – Lëvizja për të Drejta dhe Liri.

Lëvizja Kombëtare Simeon i Dytë fitoi zgjedhjet edhe me një plan, në të cilin kishte ide shumë të mira si për shembull deficit zero buxhetor, privatizim i shpejtë, tatim zero për reinvestimin e fitimit e kështu me radhë. Gjatë mandatit të kësaj qeverie, Bullgaria realizoi dy nga qëllimet e saj më të rëndësishme të politikës së jashtme. Në vitin 2004 u bë anëtare e NATO-së, ndërsa një vit më vonë në 2005-tën firmosi Marrëveshjen për Aderimin në BE-në.

Krahas sukseseve në skenën ndërkombëtare, brenda në vend administrata shtetërore u zmadhua, munguan reformat në sektorë kyçë, lindën skandale rreth kontratave të privatizimit të Kompanisë Bullgare të Telekomunikacioneve, Bullgartabakut dhe shoqatave të shpërndarjes së rrymës elektrike. Megjithëkëtë duke lëvizur dredha-dredha midis sukseseve në skenën ndërkombëtare, dhe dështimeve brenda në Bullgari, kabineti në krye me zotin Sakskoburggotski, e qeverisi vendin me mandatin e plotë katërvjeçar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2015 – Radioja Kombëtare Bullgare – 80 vjet më vonë

Më 25 janar të vitit 1935 mbreti Boris III botoi një Dekret, me të cilin radiopërhapja në Bullgari bëhej pronë shtetërore. Konsiderohet se kjo është data e themelimit të Radios Sofje, e cila më vonë u shndërrua në Radion Kombëtare Bullgare. Drejtor i..

botuar më 15-12-28 1.17.MD

2014 – Nikolla Gjuzelev – Piktori në botën e operës

“Nuk më pëlqen fjala “legjenda”, unë jam realist dhe artist. Por megjithatë do të thoja: “Më njohën si basi më i mirë kantil në botë.” Këtë e tha në një prej intervistave të tij të fundit basi i njohur Nikolla Gjuzelev. Gazeta “Mond” e përshkruan zërin..

botuar më 15-12-19 12.15.MD

Viti 2013 – Qeverisja në izolim

2013 mbetet në historinë më të re të vendit tonë si viti i protestave. Për shkak të tyre gjatë shkurtit nga pushteti u largua qeveria e GERB ne krye me Bojko Borisovin, ndërsa pas zgjedhjeve më 12 maj qeveria e koalicionit midis PSB dhe Lëvizjes për të..

botuar më 15-12-12 9.55.PD