Gjatë vitit 2015 festojmë 120 vjetorin nga lindja e Gjurga Pinxhurovës. E lindur në qytetin Trën, ajo ishte fare e vogël kur filloi të këndonte këngët karakteristike krahinore bashkë me nënën e saj. I tillë është dhe kujtimi i këngëtares së njohur: “Në periudhën e verës ajo më shpinte në korrje. Që nga kjo periudhë më kujtohen këngët e bukura lidhur me korrjet.”
Njohjen dhe popullaritetin e vet Gjurga Pinxhurova ia dedikon Radios Kombëtare Bullgare. Akoma në zanafillën e saj gjatë vitit 1935 këngëtarja është një pjesëmarrëse e rregullt në programet kryesisht me repertorin e vet nga rrethi i qytetit Trën. Shumë të pritura janë koncertet e saj aty për aty, përpara mikrofonave të radios me grupin folklorik “Treshja Trakase”, kurse nganjëherë këndon dhe nën shoqërimin e pianos. Shfaqjet e Gjurga Pinxhurovës në radio janë të lidhura dhe me pjesëmarrjet e saj në Orën e Fëmijëve – çdo të diel tingëllojnë interpretime të saj të këngëve për dëgjuesit e vegjël. Kështu këngëtarja e njohur bëhet e dashur nga auditori i dëgjuesve të radios dhe është shpërndarësja e parë e këngëve autentike nga rrethi i qytetit Trën. Gjatë viteve 50 dhe 60 tingëllojnë dhe incizimet e saj, të cilat ruhen në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare. Gjurga Pinxhurova zhvillon koncerte nëpër vend dhe me grupin “Kënga tonë”, që të mund të gëzojë adhuruesit e muzikës popullore nëpër qytete dhe fshatra.
Me zërin e saj të ngrohtë dhe delikat dhe dialektin karakteristik ajo u dha jetë këngëve humoristike, të korrjeve, këngëve lidhur me jetën të krahinës së vet të lindjes, por të kënduar me finesën e të kënduarit klasik. Më shumë se 80 janë incizimet e saj në Radion Kombëtare, shumë prej të cilëve këndohen nga bullgarët e rinj dhe mësohen në orët e muzikës në programet shkollore.
Vatra e kulturës në qytetin Trën mban emrin e këngëtares së njohur. Aty gjatë vitit 1994 u zhvillua konkurs për talent në emër të saj. Sivjet qyteti organizon koncerte për nder të 120 vjetorit nga lindja e këngëtares së madhe Gjurga Pinxhurova. Asaj i përkushtohet dhe edicioni i dytë i internet klasifikimit “Dekoratat Vjetore folklorike”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..