Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A është gjë e lehtë të jesh vullnetar në Bullgari?

БНР Новини
Foto: Kryqi i Kuq Bullgar

Gjatë viteve të fundit gjithnjë e më shumë mbështetemi tek ndihma e vullnetarëve gjatë përmbytjeve, avarive ose në raste krize, siç është vala e refugjatëve, e cila është nisur drejt Evropës. Kryqi i Kuq është organizata më e madhe humanitare, e cila zgjat dorë drejt njerëzve në vuajtje. Vullnetarët e tij në një përpjesëtim botëror janë mbi 17 milionë, kurse në Bullgari – 19 000. 52% prej tyre janë njerëz të rinj. Përkatësia midis numrit të vullnetarëve dhe atij të nëpunësve të Kryqit të Kuq Bullgar është rreth 42:1. A është gjë e lehtë të jesh vullnetar në Bullgari?

Përgjigjen e kërkojmë nga drejtorja e Kryqit të Kuq të Rinisë Denica Barëmova dhe drejtuesi i ekipit vullnetar kombëtar për punë gjatë fatkeqësive dhe krizave Vasill Gurev.

“Vullnetarizmi gjatë viteve u zhvillua shumë shpejt. Fakti i lumtur kohët e fundit është se, gjithnjë e më shumë të rinj drejtohen drejt organizatave të ndryshme joqeveritare dhe për më tepër drejt Kryqit të Kuq Bullgar, që të përfshihen në aksione humanitare në dobi të të gjithë shoqërisë. Përgatitja e tyre kërkon vite të gjata arsim – tregon Denica Barëmova. – Për vit, gjatë muajit shtator ne organizojmë Akademi për vullnetarë të Kryqit të Kuq të Rinisë. Studiojmë dhe përvojën ndërkombëtare. Sivjet ndaj Akademisë sonë u përfshinë dhe vullnetarë prej 8 shteteve. Temat bazë, të cilat po i shqyrtojmë janë liderët efektive dhe etnik, përparësia sociale dhe e riskut, si dhe sjellja e rrezikshme seksuale. Dhe akoma: ngrënia shëndetësore, veprimtaria psike-sociale, ndihma e parë para mjekësore – gjithë këto veprimtari të cilat venë themelet e organizatës sonë. Akademia ka një semestër dimëror dhe një veror. Arsimojmë nga 120 të rinj nga e gjithë Bullgaria – liderët në veprimtaritë përkatëse, kurse ata shpërndajnë dijet e fituara në ekipet e veta në 28 rrethet e vendit. Ky model punon tanimë shumë vjet.”

Një nga veprimtaritë me një përgjegjësi më të madhe dhe të cilat kërkojnë më shumë punë është përgatitja e vullnetarëve, të cilët ndihmojnë në raste fatkeqësie, avari dhe katastrofa, sepse kërkohen mjeshtëri të shumta specifike dhe përvojë. Por dhe vullnetari duhet të mund të shpëtojë:

“Spontan është reagimi njerëzor, kur një njeri është në fatkeqësi, të shkosh për ta ndihmuar. Është me rëndësi që kjo të bëhet në mënyrë efektive për të dëmtuarin, kuptohet, e parrezikshme dhe për ty vet. Unë kam nderin të drejtojë ekipin kombëtar për reagime gjatë fatkeqësive të ndryshme, avarive dhe katastrofave tanimë 20 vjet – tregon Vasill Gurev. – Kjo kërkon që t’i jemi besnik kauzës, të jemi gati të flijojmë kohën tonë të lirë. Të mos të na vijë keq për dobitë e lëshuara, sepse derisa merremi me vullnetari, lëshojmë diçka tjetër, por marrim një përjetim të madh njerëzor, të jemi të dobishëm për njerëzit. Ta takojmë falënderim në sytë e tyre. Për këtë qëllim duhet të jemi shumë mirë të përgatitur, kurse kjo kërkon një proces stërvitës gjatë gjithë vitit. Shpëtimi është një detyrë e vështirë. Gjatë një fatkeqësie mund të pritet çdo gjë. Prandaj në ekip zgjedhim njerëz, të cilët janë specialistë në ndihmën e parë, orientim me mjete moderne të navigacionit, radio-komunikim, sende të ndryshme alpine për evakuim të të dëmtuarve, njerëz me shumë dije dhe njohje për identifikimin e një sërë faktorëve të rrezikshëm. Kjo e bën ekipin tonë të suksesshëm dhe të fortë.”

Statistika tregon se, rreth 3% nga popullsia e Bullgarisë merret me veprimtari vullnetare. Çfarë duhet të bëhet që të lehtësohet puna e tyre?

“Duhet të ketë ligj për vullnetarizmin. Duhet të ketë një rregullore normative, por dhe të kemi kujdes të mos të teprohet me administrimin, të mund të gjendet masa, sepse vullnetarët kërkojnë dhe duan të veprojnë spontanisht. Por problemi më i mprehtë, i cili tanimë mbi 15 vjet ekziston, është mungesa nga puna e vullnetarëve, kur marrin pjesë në operacione shpëtimtare” – përgjithëson Vasill Gurev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD