Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Kubrat rinovohet me projekte evropiane

БНР Новини

“Kudo që të shkoj nën qiell

edhe në qytetin më të bukur dhe më të gjallëruar,

si buzëqeshje dhe një lot në zemër,

udhëton me mua Kubrati i qetë”.

Kështu këngëtarja e madhe bullgare Lili Ivanova këndon për “qytezën e vogël, ku ka lindur dhe që mban emrin e khanit të madhe dhe të tmerrshëm” (Kubrat është njeri prej sunduesve të njohur bullgar në shekullin e VII). Sot, në sajë të projekteve evropiane qyteti është në rrugë të ndryshojë pamjen e vet. Stacioni i pastrimit të ujit, rrjeti i kanalizimit dhe ujësjellësit, të ndërtuar me 34 milionë leva (rreth 17 mln euro)tashmë janë vënë në shfrytëzim. Si këto vepra të reja ndryshojnë jetën e qytetarëve?

Kësaj pyetje përgjigjet inxh. Stojan Penev – shef i Drejtorisë “Rregullimi i territorit dhe vendbanimeve, i bujqësisë, tregtisë, ruajtjes së mjedisit, i veprimtarive investuese dhe projekteve evropiane” në bashkinë Kubrat.

“Në vend të parë me cilësinë e ujit të pijshëm, sepse deri tani tubacionet ishin kryesisht prej eterniti dhe një pjesë e vogël prej çeliku. Me ndërrimin e tyre dhe me kufizimin e avarive qytetarët tashmë mund të përdorin ujë të pastër dhe me cilësi të lartë.”

Gjatë muajit tetor do të inaugurohet dhe salla moderne e sportit. Inxh. Penev na tregoi:

“Kjo ishte ëndrra e shumë prej banorëve të qytetit, sepse kemi klub të hendbollit me sportistë të të gjitha grupeve të moshës – nga më të vegjlit deri te grupi i meshkujve. E vetmja pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti ishte mungesa e sallës sportive. Tani kjo ëndërr do të realizohet. Salla po thuajse është gati, do të ketë 500 ndenjëse, shesh sportiv, i cili do të lejojë të luhet jo vetëm hendboll, por edhe të ushtrohen sporte te tjera, të organizohen gara dhe kampionate të ndryshme.”

СнимкаSheshet e reja dhe moderne sportive tërheqin vëmendjen e mysafirëve në qytet, sepse edhe ato janë pjesë prej pamjes evropiane të qytetit.

“Sheshet sportive që kemi ndërtuar janë në kuadrin e programit “Regjione në zhvillim” – vazhdon inxh. Penev. – Kemi shesh me vegla sportive për ushtrime të ndryshme, një tjetër për mini-futboll, me rrjeta për basketboll. Është siguruar edhe ndriçimi që lejon këtu të ushtrohet sport deri vonë. Këto pajisje sportive janë destinuar për lagjet, ku është përqendruar popullata e re e qytetit Kubrat. Në sajë të këtij projekti arritën të rinovojmë sheshet edhe në dy kopshte për fëmijë dhe në një çerdhe.”

СнимкаKrenaria e qytetit Kubrat është dhe parku i madh, që mban emrin e qytetit suedez Omol, me të cilin Kubrat është i binjakëzuar. Këtu mund të shihen shumë lloje të rralla pemësh si ginkgo biloba, Ceratoniasiliquae e egër, kedri i Libanit, arneni i bardhë etj.

СнимкаInxh. Penev tha gjithashtu, se në kuadrin e programit “Regjione në zhvillim” në periudhën e re programore (2014-2020) qyteti Kubrat do të kandidojë me një projekt për rinovimin e qendrës së qytetit, zonës pedonale, kopshtit qendror. Kështu qyteti Kubrat do të bëhet më tërheqës për banorët e vet dhe turistët.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Shevkie Çakër



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Helikopteri Mi-2 është "heroi" kryesor i Muzeut të Aviacionit në Burgas në shtator

Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..

botuar më 24-09-15 8.10.PD
Këdrinka Këdrinova

Këdrinka Këdrinova zyrtarisht mori detyrën si anëtare e Këshillit të Mediave Elektronike

Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..

botuar më 24-09-13 10.22.PD
Drejtori i BNR-së Milen Mitev (majtas) me Akademikun Julian Revallski

Radioja Kombëtare Bullgare dhe Akademia Bullgare e Shkencave do të bashkëpunojnë në promovimin e botimeve për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..

botuar më 24-09-12 4.49.MD