Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Plevneliev: “Krizat mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet integrimit dhe bashkëpunimit”

БНР Новини
Foto: BGNES

“Të gjitha krizat, me të cilat ndeshemi në Evropë, mund të zgjidhen vetëm me të gjitha vendet evropiane, së bashku” deklaroi Presidenti Rosen Plevneliev në fjalimin e vet në hapjen e samitit në Sofje “Vizionet e reja për partneritetin dhe fqinjësinë në Evropë”. Forumi dyditor është nën patronazhin e Kreut të Shtetit dhe organizohet nga fondacioni “Qendra për dialog politik Petër Stojanov” dhe Qendra ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”. Ai takoi udhëheqës shtetëror dhe qeveritarë nga regjioni, si të tanishëm, ashtu dhe nga e kaluara, të cilët shqyrtojnë masat për përballimin e presionit të migrantëve dhe çështjet përkatëse ekonomike, politike dhe humanitare, të cilat janë rrjedhojë e këtij presioni.

Migracioni, terrorizmi, mungesa e stabilitetit ekonomik dhe politik – këto janë sfidat, para të cilave ndodhet Evropa, deklaroi Presidenti Rosen Plevneliev.

“Konfliktet në Siri, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore kërcënojnë jetën e milionë njerëzve. Situata humanitare në disa zona, ku ka konflikte të mëdha, i detyron milionë njerëz për t’i braktisur shtëpitë e tyre dhe të nisin rrugën vdekjeprurëse drejt shpëtimit. Qindra mijëra veta janë në pragun e Evropës, duke kërkuar ndihmë dhe duke luftuar për të drejtën e tyre për të jetuar.”

Ngritja e kufijve dhe e gardheve është një vendim i përkohshëm, deklaroi Kreu i Shtetit dhe nënvizoi se BE-ja vepron kundër vetvetes.

“Me çdo një rreth të ri, me bllokadat e ndërsjella në kufij, me rrjetet prej teli, me armët ujore, me gazin lotsjellës, që përdoren kundër refugjatëve në qendër të Evropës, BE-ja i shkel rregullat e veta, vlerat dhe identitetin e vet.”

Rosen Plevneliev dha si shembull funksionimin e hapësirës së Shengenit, si njëfarë barometri për gjendjen e Bashkimit.

“Shengeni është ëndrra për Evropën pa kufij. Ne, njerëzit nga Evropa Lindore, e kuptojmë këtë më mirë, sepse ishim prapa “perdes së hekurt” para 25 vitesh. Mirëpo, sot disa shtete në BE imponojnë mosrespektimin e përkohshëm të rregullave të Shengenit. Sot Shengeni është në rrezik.”

Kreu i shtetit vuri në dukje gjithashtu se ka nevojë për luftimin e shkaqeve dhe jo të pasojave dhe propozoi që në OKB të krijohet një sistem për identifikimin e hershëm të krizave me qëllim ruajtjen e ligjshmërisë dhe të të drejtave të njeriut.

Presidenti Rosen Plevneliev është i bindur se terroristët do të fitohen nga forcat e bashkuara të koalicionit antiterrorist, por paralajmëroi:

“Ideologjia e terroristëve nuk fitohet me armë. Ajo mundet me ide të mira. Terrorizmi nuk ka fe. Ai mundet nga njerëzit me moral, të cilët besojnë në tolerancën dhe dialogun me të ndryshmit.”

Pas konfliktit ukrainas bota është në një gjendje të “paqes së ftohtë”. Ka konflikte të ngrira dhe shtete të ngrira, siç është rasti me Ukrainën, deklaroi kreu i shtetit dhe nënvizoi se “Ballkani është një vend, ku Evropa duhet të tregojë se e ka mësuar mësimin nga kriza ukrainase – faktori, i cili ndryshoi bilancin gjeopolitik në kontinentin tonë.” Sipas Rosen Plevnelievit Moska e vendos Ballkanin në qendër të interesave të saj gjeopolitike, kurse kjo mund ta prishë stabilitetin.

Presidenti i Maqedonisë George Ivanov e vuri theksin te problemi i refugjatëve dhe qëndrimi i Evropës. Ai nënvizoi se “perdja e hekurt”, e ndante Evropën në vazhdim të gjysmë shekulli dhe shënoi:

“Për fat të keq Evropa nuk arriti të ekzistojë madje 30 vjet pa ndërtimin e gardheve të reja. Gardhet fizike, të cilat po krijohen tani në Evropë, janë rezultat i barrierave mendore, i paragjykimeve, i ksenofobisë, i frikës nga të ndryshmit.”

Presidenti i Maqedonisë e vuri theksin te solidariteti ndaj njerëzve më të dobët, që kanë nevojë për ndihmë.

Vajra Vike-Frajberga – presidente e Letonisë (1999-2007) dhe bashkëkryetare e Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi” gjithashtu bëri apel për solidaritet me refugjatët dhe jo për solidaritet abstrakt, por për veprime konkrete. Sipas fjalëve të saj, aktualisht Evropa ndodhet në një periudhë të rishqyrtimit të themeleve të veta. “Evropa duhet të mbajë mend historinë e saj dhe rrënjat e saj, kurse kjo përfshin tema të ndryshme, si për shembull ajo për pranimin e refugjatëve.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD