Sipas një studimi të zhvilluar në kuadrin e një programi të Agjencisë Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vitin 2014, çdo një grua e katërt, ose e pestë në Evropë ka qenë viktimë dhune, ose sulmi seksual. Rezultatet e studimit në Bullgari e ripohojnë këtë statistikë. Në vendin tonë çdo një grua e katërt thotë se ka qenë viktimë e një agresioni të tillë.
Shoqata “Aleancë në mbrojtje nga dhuna sipas parimit të seksit”, në partneritet me Bashkimin Regjional të Romëve nga qyteti Burgas janë angazhuar me luftimin e kësaj dhune. Ata fillojnë së bashku një fushatë, të përkrahur nga Mekanizma Financiare Norvegjeze 2009-2014. Nëpërmjet seminareve dhe programeve të trajnimit në 11 qytete të vendit tonë ata do të tërheqin vëmendjen e njerëzve nga autoriteti vendor, nga sektori joqeveritar dhe të liderëve nga komuniteti rom. Qëllimi është zhvillimi i politikave vendase në regjionin konkret. Iliana Stojçeva, udhëheqëse e projektit, shpreson se në kuadrin e një viti do të arrihet shumë, që të ndryshohen stereotipat në mënyrën e të menduarit të njerëzve sa i përket këtij problemi:
“Ka disa tipare specifike kombëtare në shfaqet e dhunës. Diku kjo konsiderohet si një e metë e madhe në shoqëri dhe bashkë me partnerët tanë nga jashtë punojmë për realizimin e këtij ndryshimi. Mirëpo, ende në disa shtete dhuna konsiderohet si pjesë e kulturës kombëtare dhe kjo përbën një pengesë suplementare. Në Bullgari kemi kaluar një rrugë të gjatë. Ne jemi ndër shtetet e para postkomuniste, të cilat miratuan një ligj kundër dhunës në shtëpi. Pas kësaj ai u miratua si model nga shumë vende të tjera në ish kampin socialist. Megjithëse kemi shënuar një përparim të madh, gjithmonë ka se çfarë të bëhet kundër dhunës. Dhuna kundër më të dobëtit është njëfarë qëndrimi në shoqëri dhe që të ndryshohet qëndrimi ka nevojë për më shumë kohë. Gjatë disa viteve të fundit gruaja bullgare bëhet gjithnjë e më e emancipuar, siç është kudo në Evropë dhe në botë. Ajo arsimohet gjithnjë e më shumë, martohet më vonë dhe kjo vëzhgohet në të gjitha shtetet më të zhvilluara. Si rezultat i kësaj bullgarja ka sedër më të madhe dhe nuk është tolerante ndaj shfaqjeve të mosrespektimit ndaj saj. Megjithatë ende ka gra, të cilat kanë frikë të thonë se megjithë karrierën e tyre të suksesshme janë bërë viktimë dhune, zakonisht në familje. Ndaj këtyre grave është orientuar fushata jonë. Duam t’u japim kurajë dhe t’u themi këtyre grave se jo ato, por përdhunuesi duhet të turpërohet nga vepra e tij.”
Theksi në projekt vihet te komuniteti rom. Sipas të dhënave të një studimi të Aleancës gjatë dy viteve të fundit, nga 7 deri në 10 për qind të grave, të cilat kanë kërkuar ndihmë nga ata, kanë qenë nga bashkësia rome. Atje shumë rrallë flitet për problemet e dhunës. Mirëpo, ajo ekziston dhe madje po rritet. Ku janë rrënjat e së keqes dhe çfarë mund të bëhet, që të përballohet ky problem? Ja se çfarë na shpjegoi Mitko Dokov, udhëheqës i Bashkimit Regjional të Romëve nga qyteti Burgas:
“Më serioze janë problemet në disa lagje të populluara kryesisht me romë. Atje fëmijët e vizitojnë shkollën, por për vajzat e kësaj etnie arsimi është pothuaj i ndaluar. Detyra e tyre është të mbeten në shtëpi, t’i rritin fëmijët dhe ta bëjnë punën shtëpiake. Duke lindur dhe duke u rritur në këtë mjedis ato mësohen me këtë kulturë dhe nuk mund të kuptojnë se në fakt janë viktimë. Qëllimi ynë është t’i informojmë, t’i njohim me të drejtat e tyre, t’i bindim se mund t’i ndihmojmë në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Besoj se duke punuar së bashku me partnerët tanë mbi këtë projekt do të kemi sukses dhe në fund të fushatës do të përshëndetemi njëri tjetrin për rezultatet e mira.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..