Gjatë këtyre ditëve qeveria bullgare shpalli propozime për ndryshime në Ligjin për të huajt. Parashikohen ndryshime në regjimin e dhënies së vizave, të cilat shumica i përcaktojnë si ngushtim të kushteve për hyrjen e të huajve në vend për shkak të presionit të forcuar kohët e fundit të migracionit. Por qeveria pohon se, qëllimi bazë i rregulloreve të reja është që regjimi i vizave të jetë i përshtatur me përvojën nga aplikimi i tij praktik pas aderimit ndaj Bashkimit Evropian. Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian që nga fillimi i vitit 2007. Kurse që nga viti 1998 e këtej ligji është ndryshuar mbi 20 herë.
Një ndryshim më i rëndësishëm do të formohet në dhënien e vizave afatshkurtra për shkak të presionit të migracionit. Afatet e vlefshmërisë së vizave, numri i hyrjeve të lejuara dhe vazhdueshmëria e qëndrimit do të përcaktohen nga zyrat konsullore jashtë shtetit mbi bazën e vlerësimit të riskut të migracionit. Viza më e përhapur afatshkurtër është ajo turistike dhe ndryshimet e vizuara do të pengojnë orvatjet ajo të përdoret për qëllime të tjera, pa u penguar praktika për dhënien preferenciale të vizave për njerëz nga destinacionet e rëndësishme turistike, siç janë kohët e fundit, për shembull Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia.
Ndryshimi parashikohet dhe gjatë dhënies së vizave për një qëndrim afatgjatë të të huajve, të cilët zhvillojnë një veprimtari tregtare dhe nuk janë nga një shtet anëtar të Bashkimit Evropian. Viza të tilla në Bullgari përdorin kryesisht qytetarët nga shtetet arabe dhe nga Kina. Në të ardhme të interesuarit do të duhet të dëshmojnë, se kanë hapur më të paktën 10 vende pune dhe kanë paguar taksa dhe siguracione për jo më pak se 250 000 leva (125 000 euro). Ndryshimi ka për qëllim të pezullojë shpërdorime me statutin e një personi me qëndrim afatgjatë për arritjet e qëllimeve jo tregtare.
Refuzimet për vizë tanimë do të mund të apelohen në gjykatë vetëm nga pikëpamja e përshtatja e tyre me ligjin. Sipas ekspertëve, ky ndryshim mund të dalë i rëndësishëm për evitimin e përdorimit të territorit kombëtar për transit të personave, të cilët janë të lidhur me veprimtari terroriste.
Ndryshimet me të vërtetë janë restriktive dhe gjatë rrethanave konkrete prekin vetëm një pjesë nga shtetet, me të cilat Bullgaria është në një regjim vizash. Për ndërmarrjen e tyre bazë kanë dhënë pikërisht qytetarët e këtyre shteteve, por në fund të fundit qëllimi i tyre bazë është të forcojnë rrugët legale drejt Evropës. Vizat bullgare janë vetëm kombëtare dhe nuk japin të drejtë për hyrje në hapësirën e Shengenit, por në bazë të forcës së Marrëveshjes për aderim ndaj Bashkimit Evropian, Bullgaria detyrimisht respekton rregullat e marrëveshjes së Shengenit për lëvizjen e lirë të njerëzve. Se ndryshimet e tij në politikën kombëtare të vizave nuk cilësojnë vetëm qytetarët e shteteve të caktuara, por praktika të caktuara të paligjshme, gjatë këtyre ditëve qeveria ripohoi duke përkrahur listën e Komisionit Evropian, i cili i kualifikon shtetet ballkanike si të “sigurta”. Një qëllim i listës në fjalë është të përcaktohen shpërdorimet me sistemin evropian për strehim jo nga qytetarët e shteteve arabe, por nga qytetarët e vendeve fqinje të rëndësishme për Bullgarinë si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Marrëdhënie diskriminuese në politikën e vizave ndaj qytetarëve të vendeve të caktuara Bullgaria nuk mundet t’i lejojë vetes për shkak të kësaj se, nuk është vetëm pranuese, por dhe po kështu burim të emigracionit, dhe do të shkaktojë një trajtim të ngjashëm të bashkatdhetarëve të vet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..