Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sa hapa janë të nevojshëm për realizimin e ëndrrave

БНР Новини
Foto: BGNES

Çmimi “Xhon Atanasov” nga viti 2003 u jepet nga Presidenti i Bullgarisë për arritje personale shpikësve të rinj bullgarë, që punojnë në sferën e informatikës dhe teknologjive të informacionit. Është themeluar në emrin e Xhon  Atanasovit, fizikan, matematikan dhe inxhinier amerikan, krijues i kompjuterit të paprogramuar, i cili ka qenë me origjinë bullgare.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur çmimi ishte dhënë specialistëve të softuerit, mbajtësi i sivjetshëm i çmimit prestigjioz është specialisti i harduerit  Ceno Gallçev, i cili është doktor për sistemet mikroelektromekanike në Universitetin e Miçiganit të SHBA.

Ai ka qenë  6 vjeçar, kur prindërit e tij kanë emigruar në Miçigan. Pas mbarimit të universitetit, në sajë të dy bursave, në vazhdim të katër vjetëve ai bëri një specializim suplementar në Universitetin në Freiburg, Gjermani.

E pyetëm dr. Gallçevin, a janë shumë hapat që e kanë çuar deri në këtë çmim:

“Hapat janë shumë, por ajo që ka rëndësi, nuk është numri i hapave që duhet të kalohen, por këmbëngulja dhe  përpjekja në ndjekjen e ëndrrave. Sa u përket mikrosistemeve, ato janë një aplikacion ndaj skemave integrale. Mikrosistemet përdorin po atë teknologji për prodhimin dhe shtojnë bashkë me elektronikën jo vetëm elemente elektrike, por edhe mekanike. Do më të thënë mikrosistemi është një fare kompjuteri autonom, i cili mund të kapë sinjale nga mjedisi, t’i përpunojë dhe të ndikojë mbi to. Mendoj, se shumica prej njerëzve nuk janë njohur me këto sisteme mikroelektromekanike, por ato na rrethojnë. Ato përdoren, p.sh. në të gjitha telefonat, tabletët, kompjuterët, orët smart, automjetet. Në to ka një sërë sensorësh për përshpejtim, për temperaturë, lagështi, etj dhe të gjitha ato janë bërë në bazën e mikrosistemeve. Kanë aplikim të gjerë në mjekësinë, në aplikacionet e ndryshme të lidhur me Internetin, ose siç thonë nga korporata “Hewlett-Packard” “formojnë  një  sistem të plotë qendror nervor të Planetit.”

Dr. Gallçevi mendon, se sfera IT në Bullgari ka potencial të mirë, sepse ka specialistë dhe infrastrukturë të mirë, sepse shumë aspekte të jetës sonë janë lidhur me elektronikën, komunikacionet, Internetin dhe kjo gjeneron sasi të madhe informacioni, i cili duhet të përpunohet në Internet. Dr. Gallçevi mendon, se firmat bullgare kanë potencial për rritjen ekonomike në këtë sektor, sepse teknologjitë e informacionit kanë vlerë të shtuar, e cila kërkon investim minimal në infrastrukturë, në krahasim me prodhimin e harduerit. Ky është plusi i madh i teknologjive të informacionit, të cilat mund t’i ndihmojnë Bullgarisë për rritjen e ardhshme ekonomike.

E pyetëm këtë specialist të ri a ka dëshirë të vijë për të punuar në Bullgari?

“Me kënaqësi më të madh do të punoja në Bullgari. Por problemi është, se tashmë i kemi humbur pozicionet në infrastrukturën që kishin në prodhimin e harduerit, ndërsa unë merrem kryesisht me të. Mjedisi aktual në Bullgari nuk është mjaft i mirë në këtë drejtim që të mund të zhvillojë idetë e mia. Është interesante, se firmat që “pushtojnë” sot  godinat  e braktisura nga industria bullgare e harduerit  që ishte zhvilluar në të kaluarën, janë pikërisht ata që  merren me sensorë. Supozohet, se deri në vitin 2020 do të arrijmë në 1 trilion sensorësh në botë. Kjo tendencë do të vazhdojë të rritet me 20-30 % për vit jo vetëm në përpjesëtime botërore, por edhe në Bullgari, sepse në të ka potencial të madh ekonomik.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magdalena Stojanova

Vizatimi i një vajze bullgare u vlerësua në një konkurs botëror për shëndet dhe art

Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..

botuar më 25-11-10 11.21.PD
Brijë e bardhë

Dy pemë shekullore, 200-vjeçare, u shpallën të mbrojtura

Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..

botuar më 25-11-09 7.00.PD

Kontrolle falas në fushën e mjekësisë riprodhuese në Korçë

Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..

botuar më 25-11-08 5.05.MD