Para ditëve të numëruara doli në treg albumi debut i grupit “Funkallero”. Kur e krijoi Vasill Spasovi vendosi që ai të mbajë emrin me të cilin xhaz pianisti i madh Bill Evans e ka quajtur njërën prej pjesëve të tij. Formacioni ka shfaqje në shumë skena të klubeve dhe të festivaleve dhe tani dy vjet pas krijimit doli dhe albumi i tij i parë që mban të njëjtin emër.
Grupi filloi një turne nëpër Bullgari, qytetet e para, ku u prezantua albumi i ri ishin Sofja, Plovdivi dhe Burgasi. A kanë ndermen muzikantët të prezantojnë projektin e tyre jashtë vendit?
“Na presin koncerte në Ruse dhe Veliko Tërnovo, me siguri edhe në Varna. Ideja është të popullarizojmë muzikën tonë me koncerte live dhe kuptohet, të fitojmë më shumë adhurues. Sa i përket koncertit në Sofje – erdhën shumë njerëz, prej të cilëve gjatë viteve jam frymëzuar. Miratimi i shprehur nga miqtë dhe kolegët tanë na gëzoi pa masë dhe na bindi, se projekti ynë është i suksesshëm. Muzika që bëjmë është fusion. Ky tingëllim ka rezonancë kudo dhe mendoj se ky tip kompozimi dhe mënyra sipas së cilës e prezantojmë, do të gjejnë jehonë edhe jashtë shtetit.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Për tre dekada me radhë, Pavell Balev gëzon një karrierë të jashtëzakonshme në Evropë, Azi dhe Amerikë. Ai është dirigjenti bullgar më i respektuar në Gjermani dhe Austri, Francë dhe Zvicër, Danimarkë dhe Sllovaki, Rusi dhe Kinë, Tajvan dhe Singapor...
Toma është një këngëtar me stil të lehtë të dallueshëm, i orientuar drejt një tingulli më të fortë. Pas një sërë koncertesh të suksesshme dhe me përbërje tërësisht të re të grupit të tij, Toma prezanton tani këngën e re – “Unë jam”. Zhgënjimi i..
Këngëtarët e rinj Elica Naumova dhe Dajan Stefanov së fundmi prezantuan këngën e tyre në duet "Dashuria për mua". Pas suksesit të saj, ata vendosën të zgjerojnë mesazhin e këngës me një version akustik, i cili sjell një ndjesi më intime, të sinqertë..