Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasill Spasov për albumin e ri të “Funkallero”

БНР Новини
Foto: Funkallero

Para ditëve të numëruara doli në treg albumi debut i grupit “Funkallero”. Kur e krijoi Vasill Spasovi vendosi që ai të mbajë emrin me të cilin xhaz pianisti i madh Bill Evans e ka quajtur njërën prej pjesëve të tij. Formacioni ka shfaqje në shumë skena të klubeve dhe të festivaleve dhe tani dy vjet pas krijimit doli dhe albumi i tij i parë që mban të njëjtin emër.

Albumi është shumë i larmishëm në sajë të stileve të ndryshme muzikore të përdorur nga  artistët. E njohim saksofonistin Dimitër Ljolev si muzikant me shije të theksuar ndaj folklorit bullgar dhe gërshetimit të tij me elemente të xhazit. Anëtarët e tjerë të grupit janë: Mirosllav Ivanov – kitarë, Radosllav Sllavçev – bas kitarë dhe Georgi Markov – bateri. Të tretë kanë shfaqje në fushën e muzikës xhaz, soul, R&B dhe rok. Vasill Spasovi, i cili ka mbaruar arsimin e vet në Bullgari dhe pas kësaj në SHBA (Berklee College), kompozon dhe interpreton muzikë xhaz, teatrale dhe të filmave. Ai është autor i të gjitha pjesëve dhe aranzhimeve në album: “Secili prej nesh ka qëndrim shumë të sinqertë, që është kushti i parë dhe kryesor për të arritur një sintezë të mirë midis njerëzve të ndryshëm – thotë lideri i formacionit. – Bakgraundi i ndryshëm nuk ka rëndësi të madhe, sepse muzikën që bëjmë na bashkon, secili jep “ngjyrën e vet”. Për një kohë të gjatë mblidheshim dehe punonim, merrnim pjesë në festivale dhe në klube, pas kësaj lindi ideja për krijimin e albumit. Merita kryesore për daljen e “Funkallero” është e Music Clinic Records dhe e Antonit Rikevit – Wah (Ua) Tony. Me të punonim shumë kohë mbi miksimin e pjesëve. Janë përfshirë të gjitha interpretimet tona nga programi i koncerteve. Dimitër Trajçevi e bëri kopertinën, ku është stilizuar frymëzuesi ynë – Bill  Evans.

Grupi filloi një turne nëpër Bullgari, qytetet e para, ku u prezantua albumi i ri ishin Sofja, Plovdivi dhe Burgasi. A kanë ndermen muzikantët të prezantojnë projektin e tyre jashtë vendit?

“Na presin koncerte në Ruse dhe Veliko Tërnovo, me siguri edhe në Varna. Ideja është të popullarizojmë muzikën tonë me koncerte live dhe kuptohet, të fitojmë më shumë adhurues. Sa i përket koncertit në Sofje – erdhën shumë njerëz, prej të cilëve gjatë viteve jam frymëzuar. Miratimi i shprehur nga miqtë dhe kolegët tanë na gëzoi pa masë dhe na bindi, se projekti ynë është i suksesshëm. Muzika që bëjmë është fusion. Ky tingëllim ka rezonancë kudo dhe mendoj se ky tip kompozimi dhe mënyra sipas së cilës e prezantojmë, do të gjejnë jehonë edhe jashtë shtetit.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi Etherea me një mesazh fluturimi të përbashkët – "Hajde, vajzë, le të vrapojmë"

Grupi Etherea prezanton këngën e tij të parë "Hajde, vajzë, le të vrapojmë" – një aranzhim modern i muzikës popullore (në origjinal – "Kate, Kate, е   bukura Kate”). Kënga është shumështresore, dinamike dhe u jep një skenë secilit prej katër..

botuar më 25-07-29 2.45.MD

"Dashuri" – atmosferë verore me Orlin Goranov dhe "Akaga"

Në mes të verës, një nga artistët më të dashur të muzikës pop të tre dekadave të fundit – Orlin Goranov, na çon në bregdet me videoklipin për këngën e tij më të re "Dashuri". Teksti është nga Angell Djullgerov , i cili ka marrë pjesë edhe në..

botuar më 25-07-28 6.10.PD

"I bukur je, o pylli im"

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: bg.wikipedia.org, bulgarianhistory.org, probuzhdane.wordpress.com, arkiv

botuar më 25-07-25 7.00.PD