Më 15 tetor shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Bastunit të Bardhë. Kjo ditë i është kushtuar së drejtës për lëvizjen më të lehtë të njerëzve të verbër. Shënohet nga viti 1969 me vendim të Federatës Ndërkombëtare të të Verbërve me qëllim tërheqjen e vëmendjes së shoqërisë ndërkombëtare ndaj problemeve të njerëzve me probleme të të parit.
Bastuni i Bardhë është pranuar dhe si shenje mbrojtëse në ligjet për trafikun rrugor në të gjitha vendet e botës. Është pranuar si simbol për mëvetësinë e njerëzve të verbër. Në Bullgari 15 tetori është shënuar për herë të parë në vitin 1980 me aktivitete të organizuara nga Bashkimi i të Verbërve në Bullgari. Në vendin tonë ka rreth 18 mijë të verbër. E përfytyroni vet, në qoftë se trokitja e bastunit të bardh është orientiri juaj i vetëm. Do të lëvizni vështirë, sidomos në qoftë se jetoni në ndonjë vendbanim bullgar, ku trotuaret që nuk janë të sheshta, mungesat e pllakave dhe gropave janë pengesat e përditshme me të cilat përballen njerëzit e verbër. E përditshmja e tyre është e vështirë, por ata kanë ambiciet dhe ëndrrat e veta dhe për realizimin e tyre kanë nevojë nga përkrahja jonë. Në ditën e sotme do t’ju tregojmë për një krijues-ëndërrtar – për Stojo Petkovin, 26 vjeçar nga Plovdivi. Në vitin 2008 ka mbaruar kurs të fotografisë te profesori Nikolla Lautliev në Akademinë e Arteve në Plovdiv. Stojo nuk është i riu i radhës me fotoaparat. Ai është një krijues i pasionuar i cili beson në vetvete dhe në mundësitë e veta. Për krijimtarinë e tij hapi dyer Qendra -muze për Histori Bashkëkohore në Plovdiv, ku Stojo radhiti ekspozitën e tij të parë vetjake nën titulli “Objektivi – syri im i tretë”.
“E quajta ekspozitën “Objektivi – syri im i tretë” sepse unë kam vetëm 15% prej shikimit d.m.th. jam me problem të të parit dhe dua t’u tregojë njerëzve, se edhe të ndryshmit gjithashtu kanë mundësi. Me anën e fotografisë e shoh botën më mirë. Fotoaparati më tërheq që nga fëmijëria. Bashkë me familjen tim udhëtojmë nëpër Bullgarinë dhe unë fotografoj objekte të ndryshme. Disa janë nën temat e përfshira në ekspozitë: arkitektura, portreti, peizazhi, teatri dhe sporti. E shoh botën më të bukur dhe më të mirë. Projektet e mia për të ardhmen janë të lidhura gjithashtu me fotografinë. Dua që ajo të mos jetë hobi, por profesion për mua. Tashmë jam duke u përgatitur ekspozitën e dytë, vetëm moton nuk e kam zgjedhur ende. Synoj “të kapë” çastin me fotoaparatin dhe të sfidojë spektatorët të zbulojnë mesazhet, të gjejnë për vete ato gjëra që janë fshehur prapa fotografive. Kam dëshirë të hapë një studio time. Kam dëshirë të ndihmojë njerëzit e tjerë me probleme të ngjashme me timin që edhe ata të mund të realizojnë ëndrrat e tyre.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..