Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria u klasifikua për gjysmëfinalet e Evropianit të Volejbollit

Foto: BGNES

Pas tri fitoreve – mbi Gjermaninë, Çekinë dh Holandën në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të Volejbollit, që zhvillohet në Bullgari dhe Itali, në çerekfinalet kombëtarja bullgare duhet të vërtetonte mundësitë e saj kundër Gjermanisë. Të mundësh dy herë Gjermania në një turne është pothuajse e pamundshme. Kështu mendonte edhe trajneri i ekipit gjerman belgjiani Vitall Hajnen. Ai tha para ndeshjes, se skuadra e tij është favorite dhe tani do të luajë në mënyrë krejt të ndryshme. Domethënë, skuadra bullgare të jetë gati për humbje. Mirëpo, ndodhi të kundërtën – ekipi gjerman shënoi humbjen e dytë me 3:0 sete (25:19, 25:23, 25:23).

Pas përfundimit të ndeshjes u bë e qartë, se volejbollisti më i mirë bullgar Nikollaj Pençev luajti megjithëqë pak para saj mësoi për vdekjen e të atit. “Me lojën prapë vërtetuam se jemi një skuadër e mirë. Në fushë kishte një burrë i vërtetë dhe emri i tij është Nikollaj Pençev. Ai gjeti forcë që të luajë dhe të mbajë peshën e ndeshjes.” Këtë e tha seleksionuesi i kombëtares Pllamen Konstantinov. Trajneri i ekipit gjerman Vitall Hajnen, pranoi, se në se dy herë do të humbësh nga një skuadër me 0:3, kjo do të thotë, se ajo është më e mirë, se sa ti. Krahas kësaj ai pranoi, se Bullgaria meriton të luajë në gjysmëfinalet. Ai shtoi, se është me shpresë, që Bullgaria të klasifikohet edhe për finalet. Mirëpo, kjo do të jetë një detyrë e rëndë kundër një rivali si Franca, e cila tregohet favorite për titullin.

Në ndeshjet e tjera të çerekfinaleve Italia mundi Rusinë me 3:0 sete, ndërsa kampionia botërore Polonia humbi nga Sllovenia me 2:3 (17:25, 19:25, 25:23, 25:19, 14:16). Kështu ndeshjet e gjysmëfinaleve më 17 tetor në Sofje janë Bullgaria-Franca dhe Sllovenia-Italia.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Stoiçkov bëhet ambasadori i parë i turizmit sportiv pranë OKB-së

Hristo Stoiçkov është ambasadori i ri special i Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara. Kjo u bë e qartë në një takim zyrtar në Këshillin e Ministrave mes kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh,..

botuar më 25-02-26 4.18.MD

Karllos Nasar u zgjodh sportisti №1 i Bullgarisë

Kampioni olimpik, botëror dhe evropian i peshëngritjes Karllos Nasar është “sportisti i vitit” për 2024. Në sondazhin e 67-të të “Sportistit të Vitit” morën pjesë 137 gazetarë sportivë. I ftuar special në ceremoninë në Sofje ishte presidenti i..

botuar më 25-02-25 9.21.PD

Rahim Rashaida solli një medalje të artë botërore për Bullgarinë në skermë

Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..

botuar më 25-02-17 10.28.PD