Dje në kuadrin e “Mbrëmjeve të Ballkanistikës” në Universitetin e Sofjes u mbajt prezantimi i librit “Nacionalizmi shqiptar” të Milazim Krasniqit. Përkthimi i veprës në bullgarisht është realizuar nga dr. Anton Pançev dhe studentët e degës së Ballkanistikës Borisllava Ivanova dhe Simeon Mihallkov me ndihmën e Shoqatës “Instituti Shkencor Ballkanas”. Në prezantimin e librit ishin të pranishëm ish ambasadori i Bullgarisë në Republikën e Kosovës z. Bobi Bobev, si edhe tërë stafi diplomatik i Ambasadës së Kosovës në Sofje. Sh. e Tij Ambasadori Shpend Kallaba theksoi rëndësinë e përkthimit të librave si një kusht për thellimin e bashkëpunimit dhe përforcimin e paqes në Ballkan.
Posaçërisht për Radio Bullgarinë profesor Krasniqi komentoi tema aktuale si rritja e nacionalizmit në botën globale, format e nacionalizmit të sotëm shqiptar, e ardhmja e Ballkanit, retorika kuazinacionaliste politike, gjendja e mediave etj.
Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin, njoftoi gazeta Koha Ditore. Kjo ndodhi pasi kabineti i propozuar nga Glauk Konjufca nuk..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sulmoi sërish Bullgarinë, duke e akuzuar se nuk i respekton të drejtat e “pakicës maqedonase” në Bullgari. Gjatë hapjes së një zyre të Shoqatës..
Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Ndryshimet e miratuara zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së..