Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2007 – Bullgaria në BE: midis eurooptimizmit dhe euroskepticizmit

БНР Новини
Foto: arkiv

“Në çdo drejtim tjetër, përveç atij gjeografik, Evropa është një konstruksion plotësisht artificial” ka shënuar në librin e saj “Arti i burrështetasit” Margaret Taçer. Gjatë viteve 80 të shekullit të XX “zonja e hekurte” e nxori Britaninë e Madhe nga kriza ekonomike dhe ia ktheu sedrën e fuqisë së madhe. Edhe sot Britania e Madhe ka “mendim të veçantë” në marrëdhëniet e saj me institucionet e BE. Por për Bullgarinë pikërisht synimi për anëtarësim me të drejta të plota në BE dhe në NATO ishin dy udhërrëfyeset, të cilat me gjithë peripecitë e tranzicionit, nuk i lejuan të humbet në rrugën drejtë demokracisë. Jo një herë pas vitit 1989 Bullgaria kthehej prapa, të tërhequr nga nostalgjia ndaj së kaluarës, por pikërisht ky synim i bullgarëve – të radhiten në klubin elitar të popujve, që jetojnë në “botën më të mirë”, u imponua mbi mentalitetin e tyre kombëtar dhe i mbajti në binaret demokratike. Kështu, të ftuar në shtëpinë e përbashkët evropiane, mes bullgarëve kishte edhe euroskeptikë dhe eurooptimistë.

Ndër euroskeptikët ishte profesori nga Universiteti i Sofjes Nikolla Georgiev:

“Nga përvoja ime e gjatë jetësore di, se kur një pasanik i propozon një të varfëri  të bashkëpunojnë dhe pasaniku i premton diçka të varfrit – nga kjo punë humb vetëm varfanjaku. Është kundër logjikës së të ashtuquajturës ekonomi të tregut që ky lloj i lidhjes të ketë dobi të barabartë. Nuk ka si të jetë ndryshe... Unë nuk di ç’do të thotë euroskeptik – kjo fjalë nuk është e qartë për mua, si dhe fjala Evropë. Por po përsëris, ishim vënë në situatën të përsëritim fjalët e xha Ganjos  “evropianë jemi ne, por jo në kuptimin e plotë.”

Eurooptimistët si regjisori Javor Gërdev u përgjigjeshin kështu:

“Gjendja jonë margjinale ndaj Evropës – qëndrim i vazhdueshëm në kufi – herë brenda, herë jashtë, për një kohë më të gjatë me detyrim edhe jashtë kësaj bashkësie, gjithmonë në ka vënë në një pozicion problematik, i cili sot e tutje nuk do të jetë më i tillë.”

Kaloi një dekadë nga fundi i vitit 1995, kur Bullgaria parashtrojë kërkesë për anëtarësim në BE deri më 25 prill të vitit 2005, kur në Luksemburg  u nënshkrua Traktati për bashkimin e Bullgarisë nga data 1 janar i vitit 2007. Dy qeveri kishin meritën kryesore për këtë kthesë historike të Bullgarisë: ajo e Forcave të Bashkuara Demokratike në krye me Ivan Kostovin, e cila vuri fillimin e procesit të negociatave dhe caktoi drejtimin dhe ritmet, dhe ajo e Simeon Sakskoburgotskit, e cila kishte shansin historik të nënshkruajë Traktatin e aderimit në  familjen evropiane:

“Më 25 prill Bullgaria u kthye politikisht në familjen e kombeve evropiane, së cilës gjithmonë i përkiste. Me historinë e saj mijëvjeçarë, me kulturën unike dhe vlerat e thella evropiane, vendi im do të japë kontribut në të mirat e përbashkëta, në larminë kulturore dhe zhvillimin e Bashkimit Evropian. Dua t’ia dhuroj këtë traktat brezit të ri të Bullgarisë, sepse ai do të mbartë barrën e integrimit evropian, do të përhapë idealet e bashkësisë dhe do të punojë për unitetin, paqen dhe suksesin e Evropës gjatë shekullit të XXI.”

Bullgarët e “gëlltiten ilaçin e hidhur” me të cilin paguan anëtarësimin e vet – mbyllja e katër blloqeve të Centralit atomik “Kozloduj”, si dhe kushtet e tjera të rënda, që na ishin imponuar në ecurinë e procesit të negociatave. Pranuam që të jemi nën monitorim në kuadrin e të ashtuquajturit Mekanizëm për bashkëpunim dhe kontroll për shkak të të metave në fushën e drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me gjithë se në vitin 2010 pritej që të aderohemi në Hapësirën Shengen, ende jemi jashtë saj. Pas  aderimit tonë në BE vendi ynë filloi të ndryshohet, duke përdorur mjete nga Fondet strukturore evropiane. BE në dha dhe më të rëndësishmen – lirinë e lëvizjes, mundësinë të jetojmë dhe të punojmë edhe në shtete të tjera evropiane, fëmijët tanë të marrin arsim evropian. Gjatë vitit 2000 përpara që të bëhemi anëtar me të drejta të plota i BE, ishim inkurajuar me heqjen e vizave për në Shengen.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitingu paraelektoral i Bashkimit të Forcave Demokratike në Urën e Shqiponjave të Sofjes më 7 qershor të vitit 1990

Viti 1990: Koha është jona?

“Kohë e besimit, shpresës dhe dashurisë, por edhe e mungesës së urtësisë”. Kështu e karakterizon fillimin e viteve 90-të të shekullit të kaluar Petko Kovaçevi, i cili në atë kohë ishte anëtar i Shoqatave të Pavarura Studentore dhe i Organizatës..

botuar më 15-06-27 9.10.PD
Petër Mlladenovi njofton dorëheqjen e Todor Zhivkovit

Viti 1989 – Ndryshimi

10 nëntori i vitit 1989 ishte një datë nga kalendari, e cila për bullgarët e zakonshëm filloi si të gjitha ditët e mëparshme. Në orën 18 fiks, kur nëpërmjet Radios Kombëtare Bullgare iu shprehën falënderime zotit Todor Zhivkov dhe u njoftua, se Petër..

botuar më 15-06-20 9.55.PD
Ekuipazhi i anijes kozmike “Sojuz TM 5” Aleksandër Aleksandrov, Viktor Savinih dhe Anatolij Solovjov.

Viti 1988 – Bullgaria u bë shteti i gjashtë kozmik në botë

A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e..

botuar më 15-06-13 3.55.MD