Qindra fëmijë dhe shumë njerëz të rritur, që kanë pasur kontakt me traditat amerikane, po përgatiten që të shënojnë festën e maskave dhe fenerëve prej kungulli Halloween. Me siguri për ata dita që u është kushtuar lidhjes me botën e përtejme dhe respektimit të shpirtrave, sot është vetëm rast për zbavitje dhe për nxitjen e imagjinatës së fëmijëve të cilët mund të bëjnë fotografi interesante për kujtim. Sot shumë njerëz, të cilët fillojnë të shënojnë këtë festë, nuk interesohen prej prejardhjes së saj dhe prej karakterit pagan të simboleve dhe zbukurimeve.
Në prag të festës klerikët e Kishës ortodokse bullgare përhapën një mesazh ndër besimtarët, në të cilin nënvizohen rrënjët pagane të Halloween-it dhe të cilat janë në kundërshtim me mësimet e krishtere. Ata rikujtojnë, se ortodoksët kremtojnë festën e të Gjithë Shenjtorëve në fillim të verës. Deri në shekullin e VIII ajo ishte festuar në të njëjtën kohë në Lindje dhe në Perëndim. Por në vitin 609 Roma ka marrë vendimin e njëanshëm që ndërrimi i të Gjithë Shenjtorëve të shënohet më 1 nëntor, që të kapërcehen traditat e rrënjosura pagane në Evropën Perëndimore. Kështu festa ka arritur deri në ditët tona, ndërsa gjatë viteve të fundit, në saj të teknologjive të reja dhe globalizimit Halloween u imponua si një traditë moderne, atraktive, e cila ushqen një industrinë të tërë për prodhimin e maskave, kostumeve dhe aksesoreve.
Prijësit e ortodoksisë bullgare e quajnë Halloween-in “pseudo festë” dhe sipas tyre ajo i mëson njerëzit të mos tremben nga demonët dhe të konsiderojnë vdekjen si një lojë me maska dhe dëfrim. Thirrja është që Halloween-i të mos bëhet pjesë e botës shpirtërore bullgare duke pasur parasysh, se në Bullgari më 1 nëntor shënohet Dita e iluministëve të popullit, një pjesë e madhe prej të cilëve kanë qenë priftërinj me mision arsimor dhe kulturor.
Anës postulateve të kishës qëndron shkolla laike bullgare. Në mësimet jashtë klasës për punë dhe krijimtari vëmendja e nxënëseve të vegjël pa tjetër është përqendruar mbi kostumet, me të cilat do të vishen për festën. Fëmijët gëzojnë përkrahjen e prindërve të tyre dhe bashkë shkojnë nëpër dyqanet që ofrojnë larmi të madhe të kostumeve për shtriga, demonë, personazhe të përrallave dhe të filmave botërorë modernë. Psikologët kanë mendim kategorik në lidhje me festën. Sipas fjalëve të Margarita Bakraçevës – docente mbi psikologjinë në Institutin e studimit të njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, ndalimi eventual i festës Halloween për fëmijët mund të ketë pasoja të dëmshme mbi psikikën e tyre.
“Çdo dëfrim është rast për emocione dhe përjetime të këndshme. Prandaj, nëse kufizohet shënimi i kësaj feste të gëzueshme, efekti mbi psikiken e të vegjëlve është i madh. Flasim për ndryshimet në botën bashkëkohore, ato lidhen me interesin në rritje të fëmijëve ndaj botës materiale, sendeve dhe aksesorëve lara-lara që mund t’i prekin. Me kohën është vërtetuar, se shndërrimin në personazhet e përrallave dhe në qenie të mitologjisë nuk fsheh asfare rrezik. Përkundrazi, festimi ndihmon fëmijët që të ndihen pjesë e komunitetit fëmijëror. U lejon të planifikojnë, të bashkëpunojnë në përgatitjen dhe jo ne vend të fundit të ndajnë emocionet e gëzimin e tyre nga festa. Kjo festë është shumë tërheqëse për fëmijët dhe pranohet lehtë nga psikika e tyre. Nuk duhet të harrojmë ta përdorim me qëllime edukuese. Çdo rast të vishesh në mënyrë të ndryshme jep mundësi të përjetosh emocione dhe të shihesh në një rol tjetër dhe në situatë tjetër. Në lidhje me këtë është mirë vetë prindërit të mbështesin fëmijët në dëshirën e tyre për ndryshim dhe krijimtari. Festimi i Halloween-it është i dobishëm, sidomos në epokën, në të cilën interneti është kudo dhe për fëmijët bota virtuale dhe reale nuk janë të ndara. Rol kryesor këtu kanë prindërit, të cilët duhet të ndihmojnë të vegjlit të dallojnë qartë ç ‘është e lejuar dhe ç ’është - jo, deri ku gjërat bëhen me shaka dhe cilët kufijtë nuk duhet të kapërcehen.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..
Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..