Tashmë afro katër vjet te ne është në fuqi ndalimi i pirjes së duhanit në lokale, në klubet e natës, në vendet e punës dhe në zyra. Është ndaluar pirja e cigareve në stadiume, në fushat e sportit, si dhe në kinematë dhe teatrot verore. Ndalimi është në fuqi për oborret e shkollës, si dhe gjatë aktiviteteve të ndryshme për fëmijët dhe nxënësit. Duhanpirësi, i cili pi cigare në një vend të mbyllur publik, mund të gjobohet me shumën prej 150 deri më 250 eurosh, kurse në rast përsëritjeje të shkeljes gjoba dyfishohet. Pronarët e lokalëve, ku pihen cigare, gjithashtu do të gjobohet. Në fillim të këtij viti deputetët nga partia nacionaliste Ataka kërkuan anulimin e ndalimit të plotë të pirjes së duhanit në vendet publike. Ata shënuan si motiv se të paktën 30 mijë veta janë pushuar nga puna për shkak të hyrjes në fuqi të ndalimit të plotë të pirjes së duhanit dha ka ulje të të ardhurave në buxhet me më se 300 mln leva. Megjithatë Ministria e Shëndetësisë dhe organizatat profesionale të mjekëve deklaruan se janë kundër anulimit të ndalimit, me motivin se kujdesi për shëndetin e kombit është prioriteti kryesor i qeverisë.
Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare para pak kohe deklaruan se ndalimi i pirjes së duhanit në vendet e mbyllura publike në Bullgari nuk merret parasysh dhe ofruan rritje të sanksioneve kundër shkelësve të ndalimit. Tani për tani shtrëngimi i masave kundër duhanpirësve nuk diskutohen, kurse vendi ynë mund të bashkohet me Konventën bazë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për kontrollimin e pirjes së duhanit. Me shembuj konkretë për dëmet e mëdha, të cilat i shkakton duhani ndeshet shpesh doktoresha Allbena Nikollova. Ajo është në vetë fillimin e praktikës së saj mjekësore, por tashmë është e bindur se duhet të ketë edhe fushata speciale arsimore, si prevencë kundër veseve të dëmshme.
“Nuk është e dëmshme vetëm nikotina e cigareve. Në tym ka shumë elemente toksike, të cilat e dëmtojnë organizmin tonë. Ka prova të padyshimta se pirja e cigareve ndikon keq mbi funksionimin e zemrës sonë dhe mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme të kancerit. Nuk bëhet fjalë për të drejtat e duhanpirësve, ose për vështirësimin e biznesit. Këtu bëhet fjalë vetëm për ruajtjen e shëndetit të njeriut, , prandaj ndalimi i pirjes së duhanit në vendet publike nuk duhet të shkelet.”
Pasi tashmë duhanpirësit nuk pinë cigare në vendet publike, pritet që së shpejti të aplikohet akoma një masë e re nga ana e shtetit. Ajo do të na mbrojë nga ushqimet e dëmshme për shëndetin e njeriut, ku ka shumë kripë, sheqer, yndyre dhe stabilizatorë të ndryshëm. Sipas dietologes Prof. Dr. Donka Bajkova, masa ka qëllim ruajtjen e shëndetit të fëmijëve dhe adoleshentëve dhe ka qëllim ndalimin e plotë të desertëve të dëmshëm në shkolla dhe në vendet e ndryshme për të ngrënë.
“Gjatë vitit 2009 ne, ekspertët, krijuam një urdhëresë për mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit të fëmijëve dhe nxënësve. Atëherë përfshimë klauzolat e para, të cilat ndaluan shitjen e ushqimeve dhe të pijeve të dëmshme për fëmijët dhe adoleshentët e moshës nga 7 deri më 19 vjeç. Sipas kësaj urdhërese, në kioskat e shkollave, duhet të ketë vetëm ushqim të shëndetshëm. Ishte shënuar shprehimisht shitja e perimeve dhe e frutave të stinës. Për fat të keq këto kërkesa u komprometuan nga të gjithë në varg. Në vend të parë nuk na përkrahën vetë prindërit. Në qoftë se desertët e paketuar bukur nuk ishin në shkollë, atëherë prindërit i vendosnin në çantat e fëmijëve të tyre, kurse tregtarët, pasi kaloi kontrolli, përsëri i dërguan prapë në kioskat e shkollave. Aktualisht po mendohet mbi imponimin e një tatimi suplementar mbi shitjen e ushqimeve të dëmshme. Kjo erdhi si reaksion pas zhvillimit të një analize, e cila konstatoi rritjen e disa sëmundjeve ndër fëmijët, rrjedhim i mënyrës së pashëndetshme të të ushqyerit. Ideja është që firmat të detyrohen të mos përhapin produkte të dëmshme për shëndetin.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..