“Kënga popullore është jeta ime. Që nga mosha fëmijërore gjithmonë kam kënduar. Për këtë u jam mirënjohur prindërve të mi dhe tërë fisit tim. Në shtëpi të gjithë këndonin, ndërsa nga radioja dhe gramafoni i vjetër dëgjonim muzikë popullore” – këto janë fjalë të Dimka Vlladimirovës. Ajo ka lindur në fshatin Bistrec, që shtrihet në rrëzat e malit Stranxha. Për vajzën e talentuar më të dashur ishin këngët e krahinës së lindjes, të cilët ajo i mbante mend dhe i interpretonte me gëzim. Talenti i saj u vu re që kur ishte nxënëse – 10 vjeçare ajo u dallua me Çmimin e parë në Festivalin e veprimtarisë amatore, më vonë u bë mbajtëse e medaljes së artë në një garë kombëtare në qytetin Burgas. 17 vjeçare ajo u paraqit në konkurs për Ansamblin Shtetëror për Këngë dhe Valle Popullore dhe personalisht dirigjenti i tij Filip Kutev e miratoi për kolektivin koral.
Gjatë punës së saj 40 vjeçare në radio Dimka Vlladimirova arriti të realizojë dhe incizime solo. Me krenari thekson, se të gjitha këngët e saj janë nga fshati i saj i lindjes. “I kam mësuar nga e ëma, nga të afërmit e mi aty nga kam nisur si këngëtare. Atje është parajsa për mua”. Është interesante, se repertori i saj solo i përket grupit të të ashtuquajturve “tronki” – një bashkësi etnografike në Stranxha, e cila interpreton tip të caktuar këngësh që përfshijnë shenjet e dy stileve – të këngëve të krahinës së Stranxhës dhe të Trakisë.
Dimka Vlladimirova dallohet me zërin e saj të qartë soprano, që gjithmonë është i përshtatur me dialektin muzikor dhe të të folurit në fshatin Bistrec. Për aranzhimin e këngëve të saj meritë kanë kompozitorët Anastas Naumov, Kosta Kolev etj. Sidomos të bukura janë interpretimet e saj në shoqërim me Grupin e Stranxhës dhe të cilat priten me admirim nga publiku.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..