Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rendi dhe ligjet hyjnë edhe në pyjet bullgare

БНР Новини
Kolazh: Vergil Mitev

“Tema për krimet kundër natyrës së egër është me rëndësi dhe ka jehonë të gjerë në shoqërinë tonë. Me ndihmën e mediave arrihet në zbatimin e sanksioneve efektive kundër gjahtarëve pa leje”. Ky mendim i përket Dimitër Gradinarovit nga Shoqata bullgare për mbrojtjen e zogjve. Ai dhe kolegët e tij prezantuan profesionistët e vërtetë, që kanë arritur sukses në luftën kundër gjahut pa leje. Mes tyre ishte Krasimir Kirovi, shef i Policisë në qytetin Carevo, i cili kryesoi hetimin pas 15 sinjalizimeve për prerje të paligjshme të pyjeve dhe kundër gjahut pa leje. Pjesa më e madhe e personave të hetuar janë dënuar për veprimtari të paligjshme. Valladimir Pençevi – në zbatim të detyrës, parandaloi tregtinë e paligjshme me zogj në tregun e kafshëve në lagjen “Podujane”. Për zbulimin e rastit flagrant të gjahut pa leje kundër llojeve të mbrojtura zogjsh ka punuar komisarja Reneta Peeva. Ajo është polic hetues në Drejtorinë e MPB në Burgas. Gjahtari  ilegal – një shtetas anglez, është dënuar me 6 muaj me kusht dhe gjobë prej 2 500 eurosh. Ja se çfarë tregoi komisarja Peeva:

“Morëm informacion se personi në fjalë posedon zogj të balsamuar dhe vezë të llojeve zogjsh që janë nën mbrojtje. Punonjës të policisë i konfiskuan nga shtëpia e zotit Ros dhe pasuan një sërë ekspertizash me ndihmën e Shoqatës bullgare për mbrojtjen e zogjve. Dëshmitë e mbledhura ishin të mjaftueshme dhe çështja gjyqësore përfundoi shpejtë. Ai u shpall fajtor dhe mori dënimin adekuat.”

Veprimtaria ilegale përfshin jo vetëm gjahun pa leje, mbledhjen e vezëve të zogjve nga folët e tyre, mbledhjen e zvarranikeve të rrallë dhe bimëve, por edhe prerjen e pareglamentuar të pyjeve. Problemi është relativisht i madh për Bullgarinë. Inxh. Dimitër Batallovi nga Ministria e Mjedisit na tregoi për prerjen e paligjshme të pyjeve:

“Gjahtarët pa leje dhe personat ilegalë që masakrojnë pyjet janë të organizuar mirë, ata punojnë në grupe, këqyrin punonjësit e ekonomive pyjore dhe i transmetojnë njeri tjetrit informacion për vendet ku bëhen kontrollime. Këto grupe zakonisht kanë në dispozicion teknikë më të mirë se ajo e organeve kontrolluese. Në rajonin e Botevgradit konstatuam, se një grup ilegal kishte arritur të nxirrte nga pylli 70 metra kub lëndë drusore për ditë. Shpresojmë që masat e reja të kontrollit, që do të hyjnë në fuqi më 1 janar të vitit 2016 do të jenë më të rrepta për transportimin e materialit drusor dhe për ndërmarrjet e përpunimit të drurit.”

“Unë ruaj pyjet dhe shqiponjat e Bullgarisë” është motoja e projektit, mbi të cilin punon Shoqata për mbrojtjen e zogjve në Bullgari. Shumë janë problemet, që duhet të zgjidhen dhe më në veçanti duhet të forcohet kontrolli dhe të rritet kualifikimi i organeve kontrolluese – është i bindur ekologu Dimitër Gradinarov dhe vazhdon: “Për shkak të krimeve të shumta në shtet, krimet kundër natyrës sikur mbeten në plan të dytë. Nuk është larg koha, kur do të ketë njësi të specializuara në institucionet shtetërore, të cilat do të marrin në duart e tyre kontrollin mbi masakrimet e këtij lloji. Tani për tani shpresojmë në sinjalizimet e qytetarëve dhe në punën tonë në terren.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD