Gjatë shtatë viteve të fundit numri i gjyqtarëve për frymë të popullsisë është rritur me 1/3, derisa rritja mesatare në shtetet e Këshillit të Evropës është 4.2 për qind. Ky fakt imponon ristrukturimin e sistemit gjyqësor. Ky është një prej përfundimeve në analizën e hollësishme të Bankës Botërore për sistemin gjyqësor bullgar në periudhën 2008-2014.
“Problemi lidhur me numrin e gjyqtarëve duhet të shqyrtohet me vëmendje të madhe, komentoi Ivanka Ivanova – drejtoreshë e programit juridik të institutit “Shoqëria e Hapur”. Struktura demografike e vendit deri diku justifikon mirëmbajtjen e këtij numri të lartë gjyqtarësh. Pas vitit 1989 ndodhemi para proceseve shumë serioze të migracionit të brendshëm të vendit. Një pjesë e madhe e popullsisë është përqendruar në kryeqytet dhe në disa qytete të mëdha si Varna, Burgas dhe Plovdiv. Qytetet e tjera e kanë humbur popullsinë e tyre në një shkallë të madhe, por kjo nuk do të thotë se atje nuk duhet të mirëmbahen shërbime.”
Në raport shënohet se gjyqtarët në gjysmën e gjykatave rajonale, si dhe nga gjykatat apelative dhe ushtarake, janë disa herë më pak të ngarkuar në krahasim me kolegët e tyre të tjerë dhe prandaj propozohet reduktimi i tyre. Sipas Ivanka Ivanovës pakësimi i numrit të gjykatave apelative dhe ushtarake është krejt i mundshëm. Sa u përket gjyqtarëve, numri i tyre nuk mund të shkurtohet, sepse ata janë mbrojtur nga garancia kushtetuese e pazëvendësimit të tyre. Njëra mundësi është që ata të ridrejtohen në gjykata të tjera, ku do të jenë më të ngarkuar, ose t’u ofrohet një punë tjetër. Në qoftë se ka mundësi për t’u zhvilluar në administratën shtetërore, atëherë shumë prej tyre mund të preferojnë të shkojnë atje. Ivanka Ivanova mbështetet te tri pika, të cilat sipas saj bëjnë përshtypje në raport.
“Që prej kohe dihet, dhe kjo ripohohet për herë të radhës nga Banka Botërore, se vonimi i procedurave gjyqësore nuk është problem në Bullgari. Kjo është një prej shkaqeve për shqyrtimin e Bullgarisë nga Gjykata Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Megjithatë Banka Botërore nënvizon se vazhdimësia mesatare e proceseve gjyqësore është si ajo mesatare në vendet-anëtare të Këshillit të Evropës. Sipas meje, është shumë i rëndësishëm përfundimi se nuk duhet të përqendrohemi te vazhdimësia e proceseve gjyqësore. Kjo është gjëja e parë. Së dyti – Banka Botërore shton akoma një argument në kërkesat që tashmë u drejtuan nga gjyqtarët për aktualizimin e shpërblimeve të tyre. Në raportin e Bankës Botërore shihet se ka një prapambetje të madhe të shpërblimeve reale, që merren, dhe të përmasave të tyre të parashikuara. Nënvizohet se kjo prapambetje duhet të kompensohet brenda afateve sa më të shkurtra. Konstatimi tjetër në raport është se Banka Botërore e konsideron buxhetimin e pushtetit gjyqësor si një proces afatgjatë. Sipas saj, që të zhvillohet një reformë, sistemi gjyqësor duhet të disponojë një sigurim afatgjatë me përmasën e subvencionit, i cili do të merret nga buxheti shtetëror. Banka Botërore bëri thirrje për përpunimin e një plani për reformën gjyqësore, i cili të mos jetë vepër vetëm e Ministrisë së Drejtësisë, ose e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Të gjitha institucionet e interesuara – Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave dhe Këshilli i lartë Gjyqësor, të organizojnë një përpjekje të përbashkët politike, gjatë së cilës të përpunohet një plan afatgjatë për reforma në sistemin gjyqësor dhe kjo të çojë në përmirësimin e efikaistetit të shpenzimeve publike. Kjo që bën përshtypje këtu është se për herë të parë ka thirrje që këto tri institucione të kombinojnë ekspertizën e tyre dhe të paraqitin një plan afatgjatë reformash.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..