Numri i viktimave të sulmeve terroriste në botë ka shënuar vitin e kaluar një rritje shqetësuese prej 80 për qind, tregon Indeksi global i terrorizmit për vitin 2015. Sipas hulumtimit të Institutit për Ekonomi dhe Paqe fluksi i luftëtarëve të huaj në Siri dhe Irak po vazhdon edhe gjatë viteve 2014-2015. Megjithëse Rusia dhe vendet perëndimore kanë numrin më të madh të luftëtarëve të huaj, mes shteteve ku popullsia myslimane nuk predominon, sipas indeksit ka një numër jo të vogël edhe nga Ballkani Perëndimor.
Fenomenin e ekstremizmit për Radio Bullgarinë e komenton Skënder Perteshi – hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë. Sipas tij ekstremizmi në Ballkan ka depërtuar përmes Egjiptit qysh në kohën e luftërave në Bosnjë dhe në Kosovë.
“Çështja e ekstremizmit ose e radikalizmit është fenomen i ri jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, por nuk është fenomen i ri në nivel global. Qytetarët e Ballkanit të cilët kanë shkuar për të luftuar jo detyrimisht kanë urrejtje ndaj Perëndimit. Ata më shpesh kanë menduar që do t’u ndihmojnë myslimanëve mirëpo pa vetëdije kanë përfunduar si pjesë të grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak. Fenomen në rritje – ka qenë, është dhe do të jetë.” Sipas hulumtuesit profili i luftëtarëve është burra të rinj e të paedukuar, të cilët jetojnë në kushte të rënda ekonomike e sociale. Shkaqet për të shkuar në luftë janë më të ndryshme: besimi i gabuar për fenë, edukimi jo i mirëfilltë, klasa e korruptuar politike, zhvillimi i ulët ekonomik dhe izolimi i rajonit.
Sipas Skënder Perteshit lufta kundër ekstremizmit, nuk duhet të jetë luftë kundër subjekteve, por kundër vetë ideologjisë:
“Nuk luftohet ekstremizmi me Kodin Penal për t’i dënuar njerëzit, nuk luftohet ekstremizmi nëse i marrin të gjithë njerëzit dhe i fusin në burg. Ka shumë liderë që kanë qenë në burg dhe pikërisht në burgjet i kanë ardhur idetë për t’i themeluar organizatë ekstremiste. Me burgje nuk luftohet, luftohet me politika afatgjata sociale dhe me programe për riintegrim. Grupet ekstremiste nuk mund të luftohen nga shoqëria sekulare. Ekstremizmi luftohet prej komuniteti mysliman, sepse ata po mendojnë se janë myslimanë, por vetë komuniteti mysliman po mendon se ata kanë dalë prej fesë. Bashkëpunimi më i madh me komunitetin mysliman është arma kryesore për ta luftuar ISIS-in. Shoqëritë sekulare në Evropë duhet të jenë pak më të hapura ndaj besimtarëve. Nuk do të thotë se është ekstremist nëse një person është besimtar. Ose nuk do thotë se është ekstremist nëse një person ka një mendim të ndryshëm. Është mirë ta hapim debatin për të diskutuar se çfarë probleme kemi dhe t’i rregullojmë. Të mos lejojmë se grupet ekstremiste t’i shfrytëzojnë mospajtimet tona për t’i rekrutuar njerëzit.”
Cili është rreziku për Ballkanin kur shumica e këtyre njerëzve do të fillojnë të kthehen në atdhe?
“Nuk shoh një rrezik potencial e direkt për vendet e Ballkanit Perëndimor prej ISIS-it. Ne nuk jemi target i këtyre grupeve ekstremiste. Target i tyre mund të jetë Franca, Britania e Madhe, SHBA, ose Evropa Perëndimore, ky një akt mund të jetë më shumë prezent. Deri sa për Ballkanin terrorizmi nuk është një prej rreziqeve më të mëdha potenciale. Në Ballkan në përgjithësi kemi problem me korrupsion, stabilitetin politik, bashkëpunimin rajonal, krimin e organizuar. Deri sa ekstremizmi ende është me nivel të mesëm të rrezikut.” Sipas hulumtuesit stabiliteti jo i mirë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Maqedoni janë dy vatrat e krizës në Ballkan.
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..