Para kohe Fondacioni i njohur “Milenium” organizoi në Holandë një konkurse me temë “Një mijë e një shkaqe që të duash Tokën”. Në të u përfshin 32 mijë piktorë nga mbarë bota, mirëpo, çmimi ishte vetëm një. Dhe për gëzimin tonë e fitoi piktori bullgar Keazim Isinov. Ky fakt nuk është tepër i njohur tek ne. Këtë na kujtoi kritiku i artit docent Boris Danaillov duke hapur ekspozitën e piktorit bullgar në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Shkak ishte përvjetori i 75-të i lindjes së krijuesit. Ekspozita përbën pjesë e Sallonit të Galerive në Pallat. Cili është vendi i piktorit Keazim Isinov në artin bullgar shpjegon docenti Danaillov:
“Mendoj, se ai është një krijues origjinal me stil të vet personal, i cili nuk e ka shokun. Dhe nga ky këndvështrim rëndësia e tij po shtohet. Mund të them, se ai është një fenomen i vetmuar dhe jo aq i vlerësuar gjatë dekadave të fundit. Më duket, se ky qëndrim ndaj tij duhet të ndryshohet, sepse ai është një krijues me rëndësi të madhe, me ide interesante dhe tërheqëse krijuese. Ato nuk kanë analogji. Të paktën unë nuk mund të tregoj ndonjë autor tjetër, i cili për nga stili t’i përngjan Keazim Isinovit. Diapazoni i tij i tematikave dhe i subjekteve është tepër i gjerë.”
Dhe thënë më saktë: Keazim Isinov pikturon kompozime, portrete, peizazhe, subjekte biblike dhe folklorike, njerëz të zhveshur, krijon plastika të vogla dhe skulptura. Ai gjen subjektet e tij në antikitetin, në mesjetën, në kohën tonë – në praktikë për të është interesante gjithçka që përmban historia e artit gjatë zhvillimit të tij mijëvjeçar. “Nga kjo pikëpamje Keazim Isinov në të vërtet posedon një paletë të gjerë. Dhe në këtë drejtim duhet të kërkohet rëndësia e tij” – shpjegon Boris Danaillov.
Sipas tij piktori pa asnjë devijim ecën në drejtimin e zgjedhur, pa asnjë kompromis deklaron haptazi stilin e tij personal duke shfaqur këmbëngulje. Mesazhi i tij prej autori është tepër interesant dhe sikur diktohet nga kjo përgjithësi të tij. Idetë e tij janë në të njëjtën kohë intime por edhe mbarë njerëzore, “Keazim Isinovi në asnjë mënyrë nuk është një autor primitiv, ose naiv, përkundrazi. Ky është një autor i cili posedon një thellësi prej intelektuali dhe guximin t’i japë kuptim këtyre drejtime në artë të cilët i shndërron në armën e vet kryesore. Kështu shprehja e tij krijuese bëhet e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë” – përgjithëson Boris Danaillov.
Ekspozita e krijuesit Keazim Isinov është nën moton “Njeriu, Toka, Kozmosi”. Për këtë vet autori tregon:
“Njeriu mund të zbulojë Kozmosin vetëm në një lule, në një pemë, edhe në një gur. Pikërisht këtë përpiqem të rikrijoj në tablotë e mia. Pothuajse në çdo vepër të mi ka lule, ka gurë, ka pemë, sepse unë e respektoj natyrën, pjesë prej së cilës janë ato. Më frymëzon natyra, më frymëzon atë që më rrethon. Njerëzit nuk ngjallin tek unë dëshirë të krijoj. Ka njerëz, të cilët meritojnë vëmendje, por preferoj të kaluarën, përjetimet e mija fëmijërore – përrallat, legjendat, të cilat i kam dëgjuar. Kur isha fëmijë nuk kishte televizion, llambat ishin me benzinë. Mirëpo, njerëzit kishin respekt ndaj njeri tjetrit. Dhe nga e gjithë kjo në sajë të kujtimeve, arrij të realizoj tablotë, që shikoni, pra artin tim...”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Veneta Pavllova
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..