Si çdo të diel Mandrica zgjohet me tingullin e kambanës së kishës “Shën Dimitër”. Në të tashmë nuk ka prift, kurse kambanës i bie gjyshja Sulltana. Ajo hap kishën, brenda së cilës çdo të dielën mblidhen gjyshet e Mandricës. Ato ndezin qirinj, luten dhe qerasin për shëndet.
Sot janë gjallëruar shumë sepse gjatë natës në fshat ka ardhur një grup motoristësh. Ata kanë ndaluar këtu për të kaluar natën gjatë rrugëtimit për në Greqi. Zhurma e motorëve i çon banuesit e Mandricës mbrapa në kohë, kur të gjithë shtëpitë trekatëshe ishin plot njerëz dhe kur fëmijët nga fshatrat e afërta vinin në shkollën vendase për të mësuar.
Legjendën për themelimin e fshatit na tregon Marija Stoençeva, e cila është “historia e gjallë” e fshatit: “Fshati është themeluar në vitin 1636 nga tre vëllezër blegtorë, që vijnë nga fshati Vithkuq afër Korçës. Sipas legjendës ata siguruan mish dhe qumësht për ushtrinë turke gjatë kohës së udhëtimit të saj drejt Edrenesë. Si shenjë mirënjohjeje pashai u dha të drejtën të zgjedhin vendin, ku dëshirojnë të banojnë. Kur u vendosën ata ndërtuan një baxho dhe filluan të shesin prodhimin e tyre në fshatrat e afërta. Në bullgarisht baxho është “mandra” dhe nga kjo fjalë u formua toponimi Mandrica. Zanati i vendasve më vonë u bë rritja e krimbit të mëndafshit dhe për këtë arsye rajoni i fshatit është plot me mana.”
Shtëpitë trekatëshe prej qerpiçi janë ndërtuar posaçërisht për rritjen e krimbave të mëndafshit dhe fshati u bë një nga prodhuesit prijës në këtë degë. Kultivimi i duhanit gjithashtu ishte shumë i përhapur në fshat, atje u zhvilluan edhe zanate të tjera. Ka pasur punishte të lëkurës, punishte për prodhimin e fuçive, për tahan, për shkrirje dhe prodhimin e kambanave etj.
Dikur dasmat zgjatnin nga tri ditë, kujton Marija Stoençeva: “Ato fillonin të premten me rruajtjen e dhëndrit. Të shtunën shkonim në gostitje, të dielën me karrocë shpihej prika e nuses. Dasmat ishin shumë të pasur, me valle në tre rrathë. Për Pashkët kishim Rrotë Rrotulluese Ferris dhe ne, fëmijët paguanim me lekë apo me vezë të kuqe për të vozitur. Në Festën e të Lidhurave të Djathit bënim karnaval, i cili shkonte nëpër fshat dhe secili jepte gatime për të tjerët. Pastaj fillonin vallet.”
Sipas tregimeve gojë pas goje vendasit u martuan për gra nga fshatrat e afërta dhe kështu popullsia u rrit deri në 3500 banorë. Të sapoardhurat duhej të mësonin shpejt gjuhën shqipe. 400 vjet më vonë kjo formë arkaike e shqipes akoma po flitet.
E folmja e Mandricës
E folmja e Mandricës është ruajtur për brezat në Fjalorin e parë bisedimor me fjalorth. Autorja e tij është mësuesja Marija Georgieva – Peeva. Konsulent i librit është ish diplomati dhe studiues i pasionuar i gjuhës shqipe Ludmill Stankov.
“Këtu ka të gjitha kushtet për zhvillimin e turizmit kulturor dhe historik. Në rajonin e Mandricës ka kisha të vjetra dhe rrënoja të fortifikatave të vjetra. Vetëm 18 kilometra larg fshatit ndodhet vila antike “Armira”, e cila është një nga pasuritë e mëdha kombëtare. Ka larmi të madhe shpendësh dhe bimësh, klima është e përshtatshme për pushim. Fshati ndodhet midis dy lumenjve, që janë të përshtatshëm për peshkim. Në vetë fshatin ka gjëra interesante – është ruajtur relativisht mirë shkolla e vjetër nga shekulli i XVIII. Arkitektura e saj është greke.
Mund të shihet edhe e ashtuquajtura “Shtëpia e Mjekut – kjo është shtëpia e gjinekologut Atanas Pejkidis – një nga pak njerëzit me arsim të lartë në atë kohë. Për pesë vjet krijuam kushte për ndërtimin e dy hoteleve – një kompleks ekologjik, të ndërtuar me tulla qerpiçi të certifikuara nga ne, dhe një hotel familjar. Kemi kushte të shkëlqyeshme për një pushim të bukur familjar.”
Në pritje të autobusit për qytetin më të afërt – Ivajllovgrad, gjyshet e Mandricës na përcjellin me buzëqeshje, verë shtëpie, mjaltë dhe reçel fiqsh. Dhe na urojnë “Mbetuni me shindet”. Një prej tyre shton: “E ftojmë botën për vizitë!”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova, Maria Peeva
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të..