Si në vitin 2009, Rusia përsëri ndërpreu furnizimet e gazit për Ukrainën për shkak të mospagimit të furnizimeve të reja me parapagim. Në përgjigje Ukraina ndaloi importin e gazit rus. Është punë e dy shteteve. Por, përmes Ukrainës kalon transiti i gazit rus për Evropën Qendrore dhe Juglindore, d.m.th. drejt nesh. Ndërsa shefi i “Gazpromit” Aleksej Miler paralajmëroi, se refuzimi i Kievit të blejë gaz rus përbën “rrezik serioz” për transitin e karburantit blu drejt Evropës përmes Ukrainës. Ne përsëri nuk jemi gati, si në vitin 2009, kur në mes të dimrit kaluam dy muaj pa ngrohje deri sa centralet të kalojnë në përdorimin e qymyrgurit. Tani na qetësojnë, se në Ukraina ka dy lloje gazsjellësish: të transitit drejt Evropës dhe drejt nesh, dhe një tjetër – për konsum në vetë Ukrainën. Supozohet, se "Gazprom" nuk ka ndërmend të kufizojë transitin, sidomos në drejtimin tonë, sepse këto janë flukse të qëndrueshme financiare për kompaninë, e cila aktualisht ka probleme për shkak të çmimit të ulët të naftës. Do më thënë nuk ka rrezik. Dhe Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova na qetësojë, se nga analiza e bërë është konstatuar, se në këtë moment nuk janë në pah arsye për ndryshim në punën e rrjetit kombëtar dhe të transitit të përcjelljes së gazit dhe se ato nuk janë të rrezikuar. Por Kryeministri Borisov u shqetësua në Kinën e largët nga ulja e presionit në po këtë rrjet pas sanksionit rus. Ministrja Petkova deklaroi, në lidhje me këtë, se lëkundja në presionin është gjë normale kur bëhet transmetim i gazit natyror dhe se ai është normal brenda parametrave të marrëveshjes së arritur. Por deri kur?
Nga ana tjetër, depoja e gazit në Çiren, me gjithën se është plotë në 90% me 450 milionë metra kub gaz, mund të zgjidhë çështjen vetëm për nja njëqind ditë. Sepse gjatë dimrit vendi ynë konsumon 8-20 milionë metra kub për ditë, ndërsa nga Çireni nxjerrja ditore është maksimum 4,5 milionë.
E vërteta është, se me gjithë krizën e gazit në vitin 2009 dhe objektivat e shpaluara në strategjitë energjetike, deri më tani nuk ka asgjë të ndërtuar ose nga ajo e ndërtuar Bullgaria ka pak dobi. Flitet për rryma të ndryshme, për qendra të gazit, por nuk bëhet ajo që është më e leverdishme – interkoneksionet me vendet fqinje. Për këtë ndër të tjerët bëri thirrje gjatë javës dhe KE – që Bullgaria sa më shpejtë të ndërtojë gazsjellësit transkufitar për lidhje me fqinjët, të cilët të financohen me para nga buxheti evropian. Zëdhënësi mbi energjetikën Ana Kajza Itkonen shpalli, se personalisht Kryetari Junker ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për modernizimin e infrastrukturës në Evropën Qendrore dhe Juglindore, përfshi Bullgarinë, kështu që secili vend- anëtar të ketë së paku tre burime të ndryshme të gazit. Bullgaria tani për tani ka vetëm një – atë të Rusisë përmes Ukrainës. Si para 6 vjetëve, kur përjetuam një dimër të tmerrshëm, edhe tani nuk ka kë të na ngrohë, në qoftë se presioni nga lëkundja pushon së qeni.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
"Po, Bullgaria" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") e përcaktoi buxhetin për vitin e ardhshëm si një "cunami ekonomik". Ivajllo Mirçev ishte kategorik se partia do ta kundërshtojë atë kur projekti të dalë për diskutim në parlament. "Dje na u paraqit..
Megjithëse pranimi i euros është një hap i rëndësishëm, vetëm ai nuk garanton një standard më të lartë jetese. Këtë e deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në konferencën në Sofje me temën “Bullgaria..
Ministria e Financave publikoi projektbuxhetin e shtetit në euro për vitin 2026. Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të arrijë në 120.1 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 2.7%. Të ardhurat shtetërore të planifikuara janë 51.436..