Disa prej vrapuesve malor dhe alpinistëve më të njohur janë mysafirë të Festivalit “Ditë të sfidave”, i cili hapet në Sofje me 1 dhjetor. Ai i është kushtuar sporteve ekstreme, ekologjisë dhe turizmit alternativ. Ideja për organizimin e tij lindi para 11 vjetësh në një mbledhje të ekologëve dhe udhëtarëve, që kërkojnë sfida të reja. Kështu pas shfaqjes së tij festivali nga një forum i vogël u shndërrua në aktivitet që frekuentohet nga mbi 2000 njerëz. Në të mblidhen atletë nga e gjithë bota, prezantohen arritjet më të reja bullgare.
Bashke me shfaqjet tradicionale të filmave aventuresk dhe ekstrem, ligjëratat dhe prezantimet e atletëve dhe udhëtarëve, në ditët e festivalit organizohen dhe kurse praktike, debate të hapura. Paralelisht me to në sallën numër 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës po përgatitet ekspozitë për pajisje sportive, shërbime turistike, produkte teknologjike dhe ushqimore, të specializuara në fushën e sporteve alternative dhe ekstreme.
Theksi në program është vrapimi malor, i cili gëzon interes të madh ndër dashamirësit e sporteve malore në Bullgari. Ndër mysafirët në Sofje është atleti francez Zhulien Shorie, sportist i nivelit botëror dhe mbajtës i një sërë dallimesh nga gara prestigjioze. Mes pjesëmarrësve bullgarë është vrapuesi ynë malor më i dalluar Kirill Nikollov – Dizela, i njohur me rekordin e vetë për kalimin më të shpejtë të itinerarit midis majave malore Kom dhe Emine. Në festival prezantohet dhe alpinisti i njohur Bojan Petrov, bullgari i parë i cili u ngjit në majën 8-mijëshe Manaslu në Himalaje (maja e tetë për nga lartësia në botë).
“Çdo ditë na sjell një sfidë. Të kapërcesh frikët, vështirësitë, stereotipat, paragjykimet – thotë Ivan Popov, organizator kryesor i “Ditëve të sfidave” në Sofje. – Më e çmueshëm është takim i publikut me këta atletë dhe mesazhin e tyre ndaj tij, drejtuar në një bisedë të sinqertë dhe miqësore. Në këto takime njerëzit shohin, se rekordmenët janë njerëz të zakonshëm, të cilët dallojnë vetëm me entuziazmin dhe dëshirën e tyre të arrijnë qëllimin që e kanë shtruar vetes. Në vrapimin malor do të organizojmë një gare të shkurtër midis të ftuarit nga Franca Zhulien Shorie dhe atletit bullgar Kirill Nikollov – Dizela. Në program do të ketë gjithashtu alpinizëm, kacavarje, paraplaner, rrëshqitja me ski dhe snowboard. Dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e publikut vendas tek llojet e sporteve alternative, të cilat bëhen të arritshme për shumë njerëz. Gjatë “Ditëve të sfidave” për vizituesit do të organizohen kurse falëse. Për shembull Akademia “Ndihma e parë” u është kushtuar rregullave për ushtrimin e sportit dimëror në mal, ndërsa ligjëratat për shfrytëzimin dhe kompostimin e mbeturinave në kushtet e qytetit do të ndihmojnë për mënyrën më të shëndetshme të jetesës sonë. Përveç orientimit praktik, festivali ka dhe anë zbavitëse. Organizojmë gara të ndryshme dhe viktorina, të ngjashme me transmetimet e njohura televizive reality show. Kemi përgatitur shumë atraksione dhe çmime për njerëzit e moshave të ndryshme. Dëshira jonë është në mënyrë zbavitëse të popullarizojmë sportin dhe mënyrën aktive të jetës në mes të natyrës. Thirrja jonë, duke organizuar këtë festival për sporte ekstreme dhe turizëm alternativ, është: “e doni natyrën dhe mos pushoni të kërkoni sfida të reja në botën që na rrethon!”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..
Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore,..