Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stajko Stajkov: E ardhmja e bujqësisë intensive është në komasacionin e tokës

БНР Новини
Foto: arkiv

E ardhmja e bujqësisë intensive është në menaxhimin e sipërfaqeve të zmadhuara dhe në komasacionin e tokës, deklaroi Kryetari i Asociacionit Bullgar të pronarëve të tokave bujqësore Stajko Stajkov gjatë edicionit të sivjetshëm të forumit ekonomik “Next Year’s Business Plan” në Sofje. Komasacioni është rishpërndarja e tokës bujqësore me qellim që pronarët të marrin prona të zmadhuara kundrejt disa parcelave më të vogla.  Sipas fjalëve të Stajkovit, të gjithë investitorët në tokën e punueshme kanë startuar në fillim me blerjen aktive të sipërfaqeve , dhënia e tokës për administrim ishte në plan të dytë, sepse marrëdhëniet midis pronarëve dhe përdoruesve nuk ishin rregulluar mirë nga legjislacioni. Prej një viti është e detyrueshme paraqitja e kontratës për arendë dhe kontrollim i pronës në Komisionet e tokës.

Sipas Stajko Stajkovit, atje ku ka përqendrim të më shumë se 1000 dynymë sipërfaqesh bujqësore, çmimet janë më të larta. Aktualisht madhësia mesatare e parcelave  bujqësore në Bullgarinë Veriore arrijnë në 8 dynymë. Ndërsa ato në Bullgarinë Jugore – në rreth 5 dynymë. Praktika tregon, se kur sipërfaqet e punueshme janë të shpërndara ka më shumë probleme në menaxhimin dhe përpunimin e tyre.

“Të gjithë anëtarët e Asociacionit të pronarëve të tokave bujqësore kanë një qëllim që është lidhur me zmadhimin e tokave. Kjo do të japë mundësi për shumë ndryshime në drejtim të menaxhimit dhe shfrytëzimit të tokës. Në vitin 2015 për herë të parë në Bullgaria u realizuan 5 projekte të komasacionit në rajonet – Momina Cërkva dhe Studena në Bullgarinë Jugore dhe në Shumen, Drumevo dhe Smjadovo, të Bullgarisë Veriore. Në Bullgari si në çdo shtet demokratik, komasacioni është mbi parimin vullnetar. Shteti gjithashtu merr pjesë aktive në proces, duke ofruar informacionin e nevojshëm, ndihmën gjeodezike, karta të specialistëve, por nuk merr pjesë me tokat e tij. Shumica e njerëzve nuk kanë besim në procesin e komasacionit dhe deri tani në të marrin  pjesë kompani të mëdha të pronarëve të tokës bujqësore.”

Sipas Stajko Stajkovit, vështirësia e procesit dhe ritmet e ngadalta të kontraktimit lidhen kryesisht me frikën e pronarëve të vegjël të tokës, se do të marrin parcela me cilësi më të ulët.

Para 10 vjetësh renta e paguar për përdorimin e tokës bujqësore arrinte në 5 euro për dynym. Në saj të ndryshimeve ligjore që kanë të bëjnë me rregullimin e marrëdhënieve midis pronarëve dhe arendatorëve, çmimi për përdorimin e tokës po rritet.

“Kjo është normale, sepse çmimi i tokës gjithashtu po rritet në Bullgari. Pjesë e madhe e mjeteve të marra nga Banka Korporative Tregtare që falimentoi, u investuan në tokë bujqësore. Nivelet e mira të subvencioneve evropiane dhe rritja e tyre e pritshme për periudhën e re programore po kështu ndihmojnë për rritjen e çmimit të tokës në Bullgari, sepse shumica prej prodhuesve bujqësorë tashmë i kanë bërë ekonomitë e tyre moderne dhe tani po ndajnë më shumë mjete për blerjen e tokës. Duke i bashkuar të gjitha këta faktorë, ne mendojmë, se vitin tjetër çmimi i tokës bujqësore do të shënojë rritje dhe marrëdhëniet e arendimit do të stabilizohen.”

Në Bullgarinë Veriore çmimet e tokës janë më të larta në krahasim me ato në rajonet jugore të vendit. Më të larta janë çmimet në krahinat Razgrad, Silistra dhe Dobriç – rreth 1000 euro për dynym për sipërfaqe të punueshme. Kjo i detyrohet kërkimit më të madh në tregun e tokës bujqësore. Nga viti 2009 deri më sot, çmimet e tokës bujqësore në Bullgari  po rriten gradualisht me 10% – 15% për vit dhe sipas Stajkovit, kjo tendencë do të ruhet edhe gjatë vitit të ri.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para vendosjes së euros, njerëzit janë pesimistë për gjendjen e tanishme dhe të ardhshme ekonomike

Indeksi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve gjatë tetorit 2025 ra me 4 pikë krahasuar me korrikun, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në korrik, indeksi kishte rënë me 4.7 pikë krahasuar me prillin. Gjatë tetorit, u shënua një rritje e..

botuar më 25-11-07 1.52.MD
Foto: Konfederata e Punës

Një nga sindikatat kryesore të vendit kundërshton Buxhetin 2026

Konfederata e Punës "Podkrepa" nuk e mbështet buxhetin shtetëror të propozuar nga qeveria për vitin 2026, njoftoi sindikata. Si arsye, sindikata e dytë më e rëndësishme në vend thekson "mungesën e politikave dhe reformave për të adresuar sfidat..

botuar më 25-11-06 11.22.PD

Biznesi bojkoton diskutimin e buxhetit të vitit 2026, duke e quajtur atë “të majtë”

Kryeministri Rosen Zhiljazkov dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev anuluan mbledhjen e planifikuar për sot të Këshillit Kombëtar Trepalësh për projektbuxhetin e vitit 2026, pasi biznesi në mënyrë të paprecedentë vendosi të mos marrë pjesë në..

botuar më 25-11-05 2.47.MD