Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti i shpejtësisë komode

БНР Новини
Foto: BGNES

Të mërkurën Parlamenti pranoi buxhetin për vitin 2016. Në parim kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme gjatë vitit. Për shkak të interesit të madh mediatik dhe në sajë të kësaj se shteti është punëdhënësi dhe investitori më i madh për ekonominë tonë, shumë njerëz i ndiqnin me vëmendje debatet e lidhura me buxhetin publik – kjo është e kuptueshme: prej tij varrën pagat e tyre, pensionet, asistencat sociale, bursat etj.

Sivjet bisedimet kaluan pa tronditje të konsiderueshme. Analizatorët janë të mendimit se buxheti i ri nuk ofron diçka të jashtëzakonshme apo dramatike për jetën sociale dhe ekonomike të bullgarit për vitin e ardhshëm. Ofron një shpejtësi komode buxhetore, pa valë dhe turbullira, në kushte relativisht të mira, kurse në një situatë të pasigurt. Pasiguria vjen nga ngjarjet ndërkombëtare, terrorizmi dhe konfrontimet e tjera, të cilat rrezikojnë jo vetëm Bullgarinë, por edhe tërë Evropën. Por kjo është një temë tjetër, pavarësisht se ka edhe pasqyrim buxhetor, sepse parat e parashikuara për siguri janë më shumë.

Më shumë para qeveritarët planifikojnë për projekte infrastrukturore dhe për shëndetësi. Japin pak më shumë për sferën sociale, për pensione dhe asistenca, parashikojnë më shumë edhe për administratën publike dhe... kaq. Kjo modesti dhe nikoqirllëk vëzhgohet edhe në lidhje me tatimet – ato nuk do të rriten dhe mbeten në nivelet e deritanishme. Të ardhurat buxhetore do të rriten paralelisht me rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto, d.m.th. nën 2%, plusborxhet e huaja që mund ta arrijnë tavanin prej 2.7 mlrd euro. Sipas prognozave deficiti publik do të pakësohet deri më 2% prej Produktit të Brendshëm Bruto dhe do të jetë në përputhje me kërkesat e Brukselit. Në këtë politikë buxhetore konservatore si do të bëjmë reformat aq të shumëpritura në sferën e arsimit, në polici, në drejtësi, në shëndetësi – pyesin analizatorët. Jo gjithçka bëhet me para, nganjëherë është i mjaftueshëm vullneti politik – përgjigjen qeveritarët dhe kujtojnë se këto reforma e kanë qëllimin e kundërt – të pakësojnë shpenzimet që nuk janë të domosdoshme dhe të përmirësojnë efikasitetin e sistemeve të ndryshme sociale. Tingëllon mirë, por a do të bëhet kështu, do të kuptojmë në të ardhmen. Kemi arsye të dyshohemi sepse para pak kohe u bëmë dëshmitarë të një situate treguese – me policinë. Kur qeveritarët ndërmorën reforma për pakësimin e shpenzimeve për shpërblimet e shumta të policëve, ata dolën në rrugë për të protestuar dhe planet e qeverisë u dështuan.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD