Pak më vonë mësues i tij u bë Panço Vlladigerovi. Vite më vonë për të ky kompozitor i madh bullgar kujton: “Nuk besoja se mund të ketë fëmijë fenomenal. Mirëpo, kur dëgjova ekzekutimin, kuptova se talenti i tij është i jashtëzakonshëm. Më bëri përshtypje veshin e tij të mirë për muzikë. Ai e pranonte muzikën me shpirtin dhe me zemrën, pavarësisht nga stili i saj. Ai ekzekutonte në mënyrë të mrekullueshme koncerte të Mozartit, sonate të Bethovenit, vepra të kompozitorëve Bah, Shuman, Shopin, List.”
Gjatë Luftës së Dytë Botërore hebreu bullgar Aleksis Vajsenberg në mënyrë dramatike iku nga Bullgaria bashkë me nënën nga një kamp i përqendrimit. Atyre u ndihmoi një oficer gjerman i pasionuar në krijimtarinë e Shubertit. Përmes Stambollit të dy ata arritën Tel Avivin. Aty Aleksis Vajsenberg vazhdoi mësimet e muzikës dhe kur ishte 14 vjeçar bashkë me Orkestrën e Radios së Jerusalemit ekzekutoi Koncertin e Tretë të Bethovenit. Pas kësaj nisi turneu i tij i parë në Afrikën e Jugut, ku dha 15 koncerte me 4 programe të ndryshme. Që atëherë rreth personalitetit të tij u krijua legjenda për virtuozin pa shpirt, i cili e shiti shpirtin djallit, që gishtërinjtë e tij të luajnë valle mbi tastierën. Në vitin 1946 nisi me bursë për në Nju Jork, ku mbaroi Xhuliard Skull. Në vitin 1947 u bë laureat i konkursit “Levëntrit” dhe dha koncertet e para në “Karnegi Holl”. Kështu filloi karriera e shkëlqyeshme ashendentë të njërit prej pianistëve më të famshëm të shekullit XX. Ai ka dhënë koncerte në Evropë, SHBA-në, Amerikën Jugore dhe Afrikën. Ndërsa sallat në Paris, Vjenë, Madrid, Milano ishin vetëm shkallaret , të cilat e çuan drejt suksesit.
Në vitin 1967 Herbert fon Karajan e ftoi ekzekutues në filmin e njohur i kushtuar koncertit për piano të kompozitorit rus Çajkovski.Kjo i solli pianistit bullgar një popullaritet të jashtëzakonshëm. Si rezultat Aleskis Vajsenberg mori ftesa për koncerte nga dirigjentë të tillë të mëdhenj si Lorin Maazel, Kllaudio Abado, Lenard Bërnstejn e të tjerë. Kritikët ishin të mahnitur nga talenti i tij dhe e quanin “princi, i cili përhap tinguj”.
Një nga ekzekutimet e pianistit Aleksis Vajsenberg, që ruhet në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare është pikërisht Koncerti për Piano të Çajkovskit, nën dirigjimin e Herbert fon Karajanit.
Në autobiografinë e tij producenti muzikor Mishell Gollc i kushton një vëmendje speciale pianistit Aleskis Vajsenberg. Për të ai shkruan: “Nuk mund të kaloj në heshtje kulturën e pakufishme të pianistit Aleksis Vajsenberg në letërsi, arkitekturë, filozofi, teatër. Ai parandien jetën si një vunderkind – me vëmendje të madhe të mahnitur nga bota. Përsa i përket muzikës ai nuk di kufi.”
Gjatë tërë jetës pianisti zbuloi dhe u ndihmoi shumë yjeve me famë botërore si violonçelisti Jo Jo Ma, dirigjenti Zhan Bernar Pomie e shumë të tjerë. Për herë të parë u kthye në Bullgari në vitin 1972 me ndihmën e mësuesit të tij Panço Vlladigerov. Për fat të keqnuk hasi përkrahje dëshirën e tij të organizojë konkurs me emrin e kompozitorit dhe mësues të tij, në të cilin të investojë vet. Pas koncertit të mrekullueshëm të Vajsenbergut në Bullgari, pianisti Konstantin Ganev rrëfeu: “Është shumë e vështirë që me fjalë të përshkruhet forca magjike e një artisti me një ndikim të tillë aq të gjerë. Kjo forcë fshihet në shumë premisa – pamja e jashtme dhe sjellja skenike, thellësia e shpirtit, intelekti dhe qëndrimi ndaj botës. Kur i bie pianos asnjë muskuj të fytyrës së tij nuk lëvizet – edhe në momentet e tensionit më të madh shpirtëror dhe fizik. Çdo gjë është tingull: një tingull i relievtë, i prerë si me daltë, i cili mund të transformohet pa fund.”
Për veten Aleksis Vajsenberg thoshte: “Ekzekutimet e mia janë një shprehje e brendshme, parësore, që nuk varet nga unë. Ky është një proces psikologjik. Për nga shpirti, për nga fryma, për nga imagjinata unë mbeta bullgar dhe ndoshta deri në fund të jetës do të mbetem i tillë.” Ekzekutimet e pianistit bullgar Aleksis Vajsenberg janë të incizuara në pllaka të gramafonit dhe në disqe dhe shiten në të gjitha kontinentet e botës. Megjithë karrierën kozmopolite, lidhjet e tij me atdheun mbetën të qëndrueshme. Pianisti rrëfeu, se gjithnjë dëshironte, që në fund të jetës të kthehet në Bullgari dhe të mbetet aty. Mirëpo ai u nda nga jeta në Zvicër më 8 janar të vitit 2012.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pas rrëzimit të kabinetit të kryeministrit Filip Dimitrov, qeveria e mëpasshme e Bullgarisë mbeti në pushtet dy vjet. Më 30 dhjetor të vitit 1992 këshilltari i çështjeve ekonomike të presidentit Zhelju Zhelev – profesor Ljuben Berov, qëndroi në krye të..
“Detyra jonë është që ta bëjmë Bullgarinë një shtet normal, jo një shtet të përkryer. Për njeriun është diçka natyrore që të jetojë në një botë, në të cilën shteti nuk i kap atë për qafë, nuk përcakton punën e tij, nuk paracakton botëkuptimin e tij dhe..
E bukur, e mençur, e talentuar dhe disi ekzotike, Elisaveta Bagriana (1893-1991) është ylli i hapësirës kulturore bullgare, ku dominojnë burrat. Megjithë dhembshurinë dhe natyrën e saj delikate, poetesha është treguar papritur e fortë dhe mbijetuese në..