Para kohe Agjencia Shtetërore “Arkiva” hapi një ekspozitë “Ekspresionizmi. Vallëzimi i përjetshëm i jetës”. Ideja u inspirua nga përvjetori i 150-të i piktorit të njohur norvegjez Edvard Munk. Do të kujtojmë, se vepra e tij “Britma” është një nga tablotë më të njohura dhe më të shtrenjta të artit ekspresionist në botë. Motoja e ekspozitës u huazua nga cikli i tij “Larimi i jetës”. Stili i quajtur ekspresionizëm lindi në fillim të shekullit XX. Si rezultat u krijuan vepra të forta të paharrueshme në artin dhe letërsinë evropiane.
Projekti ka të bëjë me ndikimin e ekspresionizmit mbi piktorët bullgarë – si gjatë shekullit të kaluar, ashtu edhe sot. Ekspozita u rregullua me ndihmën e Mekanizmit Financiar Norvegjez. Nisma ka për qëllim të prezantojë vlerat kulturore të Fondit Kombëtar Arkivor nëpërmjet ekspozitave dhe veprimtarive të ndryshme shoqëruese. Në një intervistë për Radio Bullgarinë udhëheqësja e projektit dhe eksperte në Agjencinë Shtetërore “Arkiva” Natasha Dimçeva tregon:
“Që në fillim të shekullit XX me formimin e ekspresionizmit si një drejtim krijues shumë piktorë bullgarë u pasionuan nga ky stil dhe nga temat e tij. Trajtimi i fortë dhe emocional i vuajtjes që haset në krijimtarinë e piktorit Edvard Munk ndikoi mbi zhvillimin e ekspresionizmit – një nga drejtimet më të fuqishme sociale dhe politike në artin botëror. Krijimtaria e tij është një burim i frymëzimit dhe shkak për rimendim të përhershëm tënatyrës njerëzore.”
Sot Agjencia Shtetërore “Arkiva” ruan një sërë fondesh personale të piktorëve bullgarë me veprat dhe me arkivat e tyre. Ekspozita iu kushtohet kontributit amtarë në ekspresionizmin. Në Arkivat Shtetërore ruhen veprat e piktorëve të tillë të njohur si Asen Vasilev, Ivan Milev, Bistra Vinarova, Zlatju Bojaxhiev, Ivan Nenov, Sirak Skitnik, Aleksandër Dobrinov e shumë të tjerë – të gjithë ata krijues, tablotë e të cilëve janë të ndikuara nga stili dhe temat e ekspresionizmit. Ekspozita përbën dhe një urë drejt brezit të ri në artin bullgar të pikturimit.
“Posaçërisht për projekt u ftuan në një simpozium piktorë të rinj, të cilët krijuan tablo jashtëzakonisht të bukura dhe të paharrueshme – thekson zonja Natasha Dimçeva. – Piktorët janë Ema Vankova, Nora Ampova, Kalija Kallëçeva, Tereza Zikopullu, Radosllav Dimitrov-Badulija. Ata krijuan vepra të mrekullueshme dhe me gëzim të madh vizituesit do t’i kënaqen kësaj vazhdimësie në artin e krijuesve të rinj bullgarë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..