Sipas një rregulli të vjetër një sistem është kaq i sigurte, sa është hallka e tij më e dobët. Numri i sulmeve të hakerëve te ne në krahasim me vitin e kaluar po pakësohet, por për llogari të kësaj ato bëhen gjithnjë e më të fuqishme, bën të ditur Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike. Një prej këtyre sulmeve u realizua gjatë zgjedhjeve vendore, kur sajti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bashkë me akoma disa sajte qeveritare, u bllokuan. Krasimir Gaxhokov punon tashmë 10 vjet në lëmin e sigurisë informative në një prej kompanive më të mëdha të telekomunikacioneve në Kanada. Ja se çfarë tha ai për rreziqet më të mëdha në internet:
“Kohët e fundit është shumë i përhapur një rrezik në internet. Në kompjuter instalohet një virus, kurse pas një kohe të veçantë ai kripton tërë informacionin në hard disk. Pas kësaj shfaqet një njoftim se duhet të paguani një shumë të veçantë, që të merrni një çelës, i cili të deshifrojë informacionin e kriptuar. Këto sulme janë shumë të suksesshme, sepse pothuaj në të gjitha rastet njeriu nuk mund ta përballojë vetë problemin. Një sulm tjetër shumë i përhapur është dërgimi i një mesazhi në postën elektronike, ku shkruhet se ai është nga një institucioni financiar me të cilin ju punoni. Në fakt këta janë hakerë. Zakonisht kjo ka të bëjë me bankat. Ju merrni në postën elektonike një mesazh, ku ju informojnë se duhet të ndërroni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Qëllimi është që të klikoni te një link, i cili do t’ju çojë te një sajt, i cili duhet real, por në fakt është i falsifikuar. Kështu hakerët marrin fjalëkalimin tuaj, bashkë me emrin e përdoruesit, me të cilat pas kësaj mund të abuzojnë. Këtu duhet shënuar se pothuaj të gjitha bankat bullgare kërkojnë nënshkrim elektronik, që të realizohen transaksionet monetare. Kjo do të thotë se madje ndonjë haker të vjedhë emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin ai vetëm mund të shikojë se çfarë ju bëni në llogarinë tuaj, por nuk mund t’i vjedhë mjetet tuaja financiare. Sa u përket sulmeve kundër shteteve, zakonisht ato janë drejtuar kundër shkatërrimit të shërbimeve.”
Sipas Gaxhokovit ekzistojnë disa teknologji, të cilat lejojnë një mbrojtje efektive kundër sulmeve kibernetike, si për shembull kundër sajteve qeveritare bullgare. Si rezultat i këtyre teknologjive informacioni nuk rrjedh dhe nuk ndryshon. Ato thjeshtë sulmohen që të mos ketë akses tek informacioni. Mirëpo, ka edhe sulme drejtuar sajteve të institucioneve përkatëse, si rezultat i së cilës vidhet informacion. Në administratën shtetërore tashmë janë ndërmarrë masa për shqyrtimin e projekteve, si rezultat i të cilave do të mbrohen sajtet qeveritare. Meqenëse projekti për qeverinë elektronike është duke u përparuar, në të ardhmen do të jetë edhe më rëndësishëm që të ketë akses të pandërprerë te sajtet e saj. Krasimir Gaxhokov, bashkë me një grup specialistësh të sigurisë informative, ka bërë një analizë, sipas së cilës duhet investuar 500 000 leva në vit për mbrojtjen cilësore të sajteve të institucioneve shtetërore.
Krasimir banon jashtë shtetit, kështu që ai është i prekur drejtpërsëdrejti nga rezultatet e referendumit për votim elektronik, i cili u zhvillua para pak kohe.
“Për mendimin tim zhvillimi i referendumit bashkë me zgjedhjet vendore, për të cilat dihet se aktiviteti është më i ulët, ishte gabim. Si rezultat i kësaj nuk u arrit minimumi i domosdoshëm i referendumit. Në shtetin e Kalifornisë nuk ka kërkesë për numrin minimal të votuesve, që të miratohet rezultati i një referendumi. Në Bullgari kërkohen 400 000 nënshkrime për krijimin e një referendumi nga njerëzit dhe jo nga institucioni shtetëror, kurse në Kaliforni, e cila është pesë herë më e madhe nga Bullgaria për nga popullsia, kërkohen 380 000 nënshkrime, të cilat grumbullohen për 150 ditë, kurse në Bullgari – për 90 ditë. Ka barriera të mëdha në ligjin për referendumet, të cilat duhet ndryshuar.”
Krasimir ka përpunuar një pajisje për një prej shfletuesve më të përdorur të internetit, e cila bllokon të ashtuquajturat “media anonime” – ato media, të cilat nuk disponojnë informacion për pronarin, ose krijuesin e sajtit të tyre, sepse:
“Kur një lexues informohet, sidomos sa u përket çështjeve politike dhe shoqërore, duhet të mund të shihet se kush është prapa medias në fjalë, që të dihet nëse ka ndonjë interes privat, i cili propagandon ndonjë tezë. Disa prej tyre më informuan se ribotojnë informacion nga sajte të tjera, gjë që është e vërtetë. Mirëpo, në sferën publike duhet të ndërmerret përgjegjësia. Sipas meje aktualisht janë duke u përhapur shumë thashetheme. Si rezultat i kësaj njerëzit formojnë një mendim të gabuar dhe marrin vendime të gabuara dhe të rrezikshme, si për vetveten, ashtu dhe për shoqërinë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..