Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kartëvizita e re e Bullgarisë

БНР Новини
Foto: traveltv.bg

Afro 13% nga Produkti i Brendshëm Bruto i Bullgarisë vjen nga turizmi dhe nga degët e tjera të cilët e shoqërojnë. Prandaj çdo mundësi për reklamën tonë përpara botës nuk duhet të mbetet pa u shfrytëzuar. Njerëzit me të cilët do t’ju takojmë e dinë këtë dhe i kanë kushtuar kohë, ide dhe mjete mundësisë që ta bëjnë vendin tonë më të njohur dhe një destinacion të preferuar turistik. Ekipi i televizionit të specializuar bullgar për aventura, udhëtime dhe turizëm Travel TV janë në themelin e një kanali të ri HD ndërkombëtar me një qëllim jo komercial, i cili do të kthehet në kartëvizitën e re të Bullgarisë.

Ja se çfarë mësuam nga drejtoresha administrative Minka Ivanova: “Kanali tanimë është fakt dhe ne shpresojmë, se do të ndihmojë promovimin e Bullgarisë jo vetëm për bullgarët jashtë shtetit, por dhe për të huajt, me qenë se ai përbën një varg me impresione të shkurtra mbi tema të ndryshme. Për shembull natyra, lumenjtë, deti, flora, fauna. E gjithë ajo, të cilën është Bulgaria, të gjitha vlerat të cilat i ka ruajtur ky vend gjatë shekujve dhe vazhdon ti ruaj. U ndalëm pikërisht mbi impresionin si bazë e këtij kanali, sepse ai propozon pamje dhe tingull. Në sfondin e një muzike të zgjedhur mirë kalojnë pamje nga Bullgaria. Në këtë mënyrë mendojmë se kanali do të jetë i pranuar mirë nga kombësitë e ndryshme.”

Që nga fillimi i vitit 2016 kanali ndërkombëtar do të shpërndahet në Evropë dhe në Amerikën Latine. Ambiciet e ekipit janë që gjatë 2 vjetëve të ardhshme të krijojë mbi 1000 impresionomi të reja, të fotografuara në të gjitha stinët nëpër vendet më të bukura të Bullgarisë. Traditat, zanatet, kuzhina vendase, historia dhe kultura e vendit tonë, do të zbulojnë bukurinë dhe kuptimin e vet përpara milionë njerëzve, kurse dobia për Bullgarinë do të jetë e madhe.

Pikërisht në këtë drejtim mendon dhe producenti Viktor Dimçev: “E kemi si pikësynim që kanali pak nga pak të kalojë në një farë katalogu të asaj e cila gjendet në Bullgari. Në bazë të këtij shkaku do të mundohemi ta prezantojmë Bullgarinë të tillë siç është, me personalitetet e saj pozitiv. Do të mundohemi të formojmë një skaj në hapësirën televizive, ku kur njeriu shikon, të mund të shikojë vetëm gjëra të bukura.”

Njerëzit të talentuar dhe pozitiv janë me të vërtetë të rëndësishëm për imazhin e vendit tonë, sepse përmes talentit të vet ata kthehen në ambasadorë të kulturës sonë dhe të artit nëpër botë, kurse të huajt e lidhin Bullgarinë me emrat e tyre. Në këtë kuptim krijimi i vargut televiziv “Bullgarët e Mëdhenj” është një iniciativë shumë atdhedashëse, e cila meriton respekt dhe përkrahje, më në veçanti sot, kur fillojmë të harrojmë idealet tona.

“Ka një vend në këtë botë, ku mjegullat pranverore i përfshijnë majat e gjelbra, kurse në luginat dhe fushat nën to, mbretër të harruar pushojnë në shtretërit e tyre të përjetshëm. Një vend ku dielli ndriçon mbeturinat dhe gërmimet në zhdukje të perandorive të humbura, kurse pyjet e egra akoma pëshpëritin për gjurmët e ushtarëve të fuqishëm, të cilët kanë ecur nëpër to. Vendi, i cili mund t’ju befasojë dhe t’ju tërheq vëmendjen, të cilin ta njihni dhe ta zbuloni përsëri – çdo ditë, pak nga pak. Kjo është Bullgaria!”

Teksti është nga trileri i vargut “Kjo është Bullgaria” me të cilën Travel TV tregoi në pamje, se vendi tonë me të vërtetë është “një parajsë nga toka”. Përmbajtja e filmave dokumentar dhe impresionet, të cilat i krijon ekipi për kanalin e ri ndërkombëtar HD, janë dëshmi se, patriotizmi nuk është ideal i cili ka humbur përmbajtjen e vet. Ai vazhdon të kontribuojë për pamjen pozitive të vendit tonë. Kanali tanimë është i pranishëm dhe në internet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Platforma ikonike prej xhami "Maja" në malin Rodope është rinovuar

Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..

botuar më 25-11-23 6.50.PD
Foto: Facebook/Parada e Verës së Re

"Parada e Verës së Re" në Plovdivin e Vjetër magjeps me aromat dhe frymën e traditës

Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..

botuar më 25-11-22 6.55.PD

Bullgaria tani është pjesë e "Rrugës Evropiane të Verës"

Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..

botuar më 25-11-20 4.26.MD