Pa investime nuk ka rritje ekonomike, rritje të të ardhurve dhe të nivelit jetësor. Ky është pohim i cili qëndron në thelbin e politikës ekonomike të të gjitha shteteve të botës. Jo rastësisht çdo qeveri përpiqet në të gjitha mënyrat të tërheqë investitorë të huaj dhe të stimulojë investimet vendase me preferenca të ndryshme, shërbime shtesë, lehtësime tatimore etj.
Këto ditë në Bullgari u bë e qartë, se investimet e huaja janë rritur me 40 % në vitin 2015 në krahasim me vitin e kaluar. Rritja është e madhe me gjithë se në shifra absolute fjala vjen për pak më shume se 1 mlrd euro. Me kaq para efekt real mbi ekonominë nuk mund të pritet, së paku disa qindra njerëz mund të punësohen. Këtu është vendi të analizohen shkaqet për interesin relativisht të ulët të investitorëve të huaj ndaj Bullgarisë. Por disa shifra të tjera që u bën të njohura në fund të vitit 2015 nuk mund të mos ngrijnë çështjen për investimet vendase dhe për kërkimin e brendshëm. Disa ekonomistë janë të mendimit, se përshpejtimi i rritjes ekonomike në Bullgari mund të vijë pikërisht nga investimet e brendshme dhe konsumi i brendshëm. Po kështu është e qartë se bullgarët nuk janë të predispozuar ndaj konsumit, nuk kanë dhe plane për investim. I tillë, së paku është konkluzioni nga të dhënat e fundit statistikore të Bankës Kombëtare Bullgare, sipas të cilave kursimet e qytetarëve dhe ndërmarrjeve joqeveritare vazhdojnë të rriten, duke arritur tashmë 74 % prej Produktit të Brendshëm Bruto dhe shumën prej 32 mlrd eurosh. Vetëm brenda një muaji kursimet e bullgarëve janë rritur me 190 mln euro. Dhe kjo shumë kolosale për Bullgarinë është në depozitat bankare, bile nuk fiton interes bankar, sepse ai është afër zeros. Në tregjet e zhvilluara financiare ofrohen qindra lloje mundësish për depozitimin e parave të lira dhe depozitimet bankare janë vetëm një prej këtyre mundësive. Sigurim suplementar shëndetësor, sigurim shtesë për pensionet, sigurim i jetës, investime në prona të patundshme, investime në letra me vlerë, investime në ar dhe në vepra të artit. Nga të gjitha anët ta joshin që të japish parat e tua dhe të fitosh.
Në Bullgari të gjitha këto ekzistojnë, por vetëm në letër, në praktikë është një version i shtrembëruar i instrumenteve financiare të njohura në tërë botën. Më kryesorja, bullgari nuk ka kulturën e nevojshme financiare, nuk ka dije dhe kapital, të cilët t’i ndihmojnë të zgjedhë variantin më të mirë për investim për të dhe për paratë e tij. Për hir të së vërtetës duhet të pohohet, se parat e kursyera në rastrin më masiv janë kaq pak, se përveç për depozitimin tradicional bankar, nuk mjaftojnë për asgjë tjetër. Për çfarë investime, çfarë fonde dhe çfarë letra me vlerë mund të bëhet fjalë me 1 000 euro të kursyera?!?
Kështu krijohet një rreth vicioz – bullgarët kursejnë, sepse për investime paratë e tyre janë pak, ndërsa investimet për rritje janë pak, sepse këto shuma kolosale qëndrojnë në llogaritë bankare. Është e qartë, se duhet të dilet prej këtij rrethi vicioz dhe kjo mund të bëhet më lehtë me inovacionet dhe teknologjitë e informacionit, të cilat ofrojnë prodhimtari të lartë dhe të ardhura me kapital fillestar të ulët. Por kjo kërkon arsim serioz dhe aftësi profesionale, të cilët siç bëhet e qartë mungojnë në vendin tonë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një projekt për riparimin e termocentralit të dytë më të madh në Kosovë fitoi Shoqatën Aksionare Bullgare “Bazë qendrore të riparimit energjetik” (CERB). Riparimi është në termocentralin “Kosova A” dhe është sipas planit të modernizimit të..
Në shtator filloi modernizimi i bazës prodhuese të kompanisë shtetërore të qumështit “El Bi Bulgaricum” në Vidin. Fillimisht, pritet të meremetohen frigoriferët në magazina dhe rrugicat që çojnë në ofiçina, si dhe parkingu përballë godinës, njoftoi..
Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në..