Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemet rreth lëndës djegëse – prapaskenat në mes të dimrit

БНР Новини
Foto: arkiv

Në vet kulmin e Vitit të Ri Bullgaria përjetoi një “deja vu” të pakëndshme. Kazusi “Overgaz – Gazprom” na kujtoi disa ditët e ftohta në fillim të janarit të vitit 2009, kur furnizimet për vendin tonë të gazit rus përmes Ukrainës u ndërprenë plotësisht për shkak të mosmarrëveshjeve financiare midis Moskës dhe Kievit. Atëherë industria jonë në praktikë u pezullua, ndërsa piku i konsumit të energjisë elektrike pas kësaj ishte gati të shkaktojë kolaps të tërë sistemit të shpërndarjes së rrymës elektrike.

Çfarë u ndodh në fund të vitit 2015? Kolosi rus “Gazprom” i njoftoi autoritetet bullgare me një letër drejtuar shoqërive shtetërore – Holdingu Energjetik Bullgar dhe “Bullgargaz”, se firma private “Overgaz”, distributore e lëndës djegëse për më se 60 mijë familje dhe për 3 mijë ndërmarrje në Bullgari, nuk ka paraqitur kërkesë për furnizimet nga Rusia nga data 1 janar, do më thënë furnizime nuk do të ketë. Pasi kjo u bë e njohur për publikun “Overgaz”-i deklaroi, se nuk ka marrë asfare letra nga “Gazprom”-i, se nuk ka probleme me pagesat e kështu me radhë...

Jo rastësisht ditën e parë të punës pas Vitit të Ri që në mëngjes Kryeministri Bojko Borisov doli në studion e televizionit BTV dhe u përpoq “të largojë mjegullën”. Paraqiti një dokument të nënshkruar nga udhëheqja e “Overgaz”-it, në të cilin kishte kërkesë drejtuar “Bullgargaz”-it për fillimin e furnizimeve. A është normale kjo të ndodhet dhe të nënshkruhen kontrata në mbrëmjen e 31 dhjetorit? – pyeti Kryeministri. Borisovi i cilësoi veprimet e “Overgaz”-it si tentativë për destabilizimin e qeverisë. Nëse mijëra klientët e “Overgaz”-it ishin mbetur më një janar pa ngrohje kë do të shanin – “Overgaz”-in ose Bojko Borisovin – tha kryeministri dhe e përkufizoi si “brutalitet” insinuatën e “Overgaz”-it, se dikush po përpiqet të “marrë me forcë” biznesin e tij.

Disa ekspertë e quajtën kazusin “vodëvilë kriminele”. Të tjerë e nisën këngën e vjetër, se Bullgaria duhet të kërkojë diversifikim që të shkëputet nga vartësia prej gazit rus. Këto ditë u bëmë dëshmitarë të prapaskenës tipike bullgare. Në plan të brendshëm politik ajo kishte për qëllim, siç supozoi dhe vetë Kryeministri, të destabilizojë situatën politike në vend. Qeverisja e Bojko Borisovit përjeton momente të vështira pasi partneri i tij në koalicion – Demokratët për Bullgarinë e Fortë, kaloi në opozitë. Nuk është larg dhe koha, kur në mes të dimrit të vitit 2013 qeveria e parë e Borisovit ra nga pushteti pas protestave masive për shkak të faturave të larta për energjinë elektrike. Në plan ekonomik, siç duket janë në pah turbulenca ndër ata, që drejtojnë nga prapaskena energjetikën e Bullgarisë dhe ka ardhur momenti për një ndarje të re të zonave të ndikimit.

Le të shpresojmë, se kriza me gazin që në fakt nuk u ndodh në Bullgari, nuk është sinjal për diçka tjetër më të madhe, lidhur me projektin e Qendrës shpërndarëse së gazit në territorin e Bullgarisë, pas dështimit të projektit “Rryma Jugore”. Ose të jetë lidhur me orekset e pangopura të disa koncerneve amerikane të fillojnë studimet për nxjerrjen e gazit shist argjilor në vendin tonë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD