Sipas traditës në Ditën e Pagëzimit të Shpëtimtarit hidhet kryq në ujërat e akullta të lumit ose në ndonjë vend tjetër të mbushur me ujë dhe burrat e rinj hidhen për ta kapur. Burri i cili e kap kryqin do të jetë plotë shëndet dhe i lumtur gjatë gjithë vitit. Me bekimin e ujit bota fiton një vlerë dhe forcë të re. Përfundojnë “Ditët e pista”, forcat e këqija janë të dëbuar dhe të mposhtur, thuhet në legjendat popullore.
Në qytetin Kallofer në këtë ditë zhvillohet dhe një valle e luajtur krejtësisht prej meshkujve në ujërat e lumit Tunxha. Mosmarrëveshje e errësuan këtë traditë që herët në mëngjes. Aty rreth orës 8.00, kur prifti duhet të hidhte kryqin në lumin Tunxha, kurse burrat të luajnë valle dhe të këndojnë këngën e parë “Ka dashuruar Vasillka dy veta” u krijua një energji negative dhe një tension. Banuesit e qytetit u zemëruan se një grup tjetër burrash, të cilët nuk janë nga qyteti, të parët kanë hyrë në lum. U arrit deri në një mosmarrëveshje. Emocionet pozitive të vendasve morën epërsi dhe shumë shpejt pas kësaj ata e nisën vallen në ujërat e akullta.
Burra të rinj nga qyteti Bllagoevgrad po kështu vallëzonin në veshje popullore në lumin Bistrica. Vitin e mëparshëm ata kanë marrë pjesë në vallen në qytetin Kallofer dhe kanë vendosur ta zhvillojnë dhe në qytetin Bllagoevgrad. Studenti 21 vjeç në degën e informatikës Jordan Bogoev e nxori kryqin e bekuar nga ujërat e lumit. Fati ishte me të pikërisht në ditën e tij të emrit. Ai për herë të parë e kap kryqin, pavarësisht se nuk e ka pritur që kjo gjë t’i rastisë. Qindra njerëz e vërejtën ceremoninë dhe puthën kryqin e kapur nga Jordani.
Një rekord vuri peshkatari 90 vjeç Janko Jankov nga qyteti Sinemorec, i cili u hodh për kryqin në det. Ai është ish aviator ushtarak, i cili është përgatitur me ditë për traditën dhe bile ka ndaluar duhanin. Kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiak të disa fshatrave po kështu nuk e lanë pas dore rastin të përfshihen në “garë”.
Notari Svetlin Ivanov nga qyteti Silistra e nxori kryqin e pagëzuar për herë të 15 të radhës, që është rekord. Çdo vit ai është pjesëmarrësi më i shpejtë.
Në qytetin Kjustendill 18 të rinj morën pjesë në rritin nën tingujt e Orkestrës Frymore të Bashkisë. Nën urën e hekurt të lumit Banshtica ishte bërë një pellg artificial, ku u zhvillua tradita.
Shoferi 38 vjeç Stojan Ganev kapi kryqin në qytetin Plovdiv. Ai është nga qyteti Haskovo dhe për herë të 5 hidhet në lum. Kësaj radhe fati i buzëqeshi. Gjendja shpirtërore në qytetin Plovdiv po kështu u keqësua për ca minuta, për shkak të ankimeve se disa nga të rinjtë pjesëmarrës kanë përdorur pak më shumë alkool, që të mund të ngrohen.
Antonij Antonov 25 vjeçar e nxori kryqin e bekuar sivjet në qytetin Sliven. Ai merret me mundje dhe fitnes. Kërcen për kryqin për herë të parë, në shtratin e lumit Novosellska. Rreth 10 minuta burrat e rinj vallëzuan me brohoritjet “Rroftë Bullgaria”. Ata u uruan të gjithë bullgarëve shëndet dhe fat gjatë gjithë vitit të ri.
Në qytetin Varna kryqi u kap nga Anzhello Dimitrov. Ai hidhet për herë të tetë në det, por e kap kryqin për herë të tretë. Në Detin e Zi në qytetin Varna u hodhën përgjithësisht 46 veta. “Lufta” ishte e shkurtër dhe kryqi i hedhur prej druri ishte i kapur shumë shpejt.
Hedhje për të kapur kryqin e shenjtë u zhvilluan dhe në ujërat e akullta rreth Polit Jugor.
Herët në mëngjes në Ditën e Ujit të Bekuar një grup i ri nga ekspedita antarktike bullgare arriti deri në ishullin Livingstën në bordin e anijes spanjolle “Esperides”. Pavarësisht nga deti i stuhishëm dhe nga valët 4 metrash, 9 veta u ulën pa pengesa në bregun bullgar në kontinentin e akullt me varka të fryra, për gëzim të ekspeditës, e cila është në bazën bullgare “Shën Klimenti i Ohrit” që prej 2 muajve e këtej.
Në Ditën e Ujit të Bekuar zhvillohet dhe riti për përurimin e flamurëve ushtarakë dhe të flamujve të shenjtë të Ushtrisë Bullgare. Ceremonia me rastin e bekimit të ujit u shërbye në të gjitha repartet e Ushtrisë Bullgare. Për herë të parë një përurim i flamujve është shërbyer gjatë kohës së mbretit Simeon të Madh, përpara betejës tek qyteti Ahelloj gjatë vitit 917. Deri në rënien e Bullgarisë nën sundimin osman përpara çdo beteje, të cilën e zhvillon ushtria bullgare, është zhvilluar një bekim dhe përurim. Pas Çlirimit kjo traditë është rivendosur.
Jo vetëm bullgarë me emrin Jordan dhe Jordanka kishin ditën e emrit tek ne. Përgjithësisht 151 852 veta festuan ditën e vet të emrit në ditën e Ujit të Bekuar –më 6 janar. Aty nga fundi i vitit 2015 burrat me emrin Jordan janë 79 354, kurse gratë të cilat e mbajnë këtë emër janë 72 498, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Statistikor.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES, BTA dhe Bulfoto
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar..