Gjatë vitit 2016 normat e interesit bankar në Bullgari do të vazhdojnë të bien, tek depozitat ulja thuajse është sosur dhe interesi do të bjerë edhe pak dhe tek fundi i vitit do të jetë në nivelin e 0.5% dhe 1% – deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë eksperti mbi kreditë bankare Tihomir Toshev. Le të bëjmë një krahasim, në vendet e BE interesi bankar mbi depozitat është gjithashtu në nivelin nën 1%, norma më e ulët e interesit është në Lituani, Sllovaki, Çeki dhe Estoni – midis 0% dhe 0.1%. Tek kreditë do të ketë ngadalësim në rënien e normave të interesit, ndërsa në vitin 2015 u realizua ulja më e ndjeshme nga 1%-1.25 %.
“Pritjet tona janë, se normat e interesit mbi kreditë hipotekare, të cilat në fund të vitit të kaluar lëviznin në caqet 4.8%-5.75%, në fund të 2016 do të jenë në nivelin 4.25%-5.25% – mendoi z. Toshev. – Në fund të këtij viti po pres që interesi mbi kreditë konsumatore do lëvizin midis 6% dhe 9.5 %. Në vitin 2016 bankat do të ofrojnë produkte të reja më atraktive për biznesin, sepse tashmë vihet re gjallërim në tregun e kreditimit të firmave. Kamatat për klientët korporativë do të fillojnë nga 3.5% dhe do të lëvizin deri në 5%-5.5%.”
Sipas Tihomir Toshevit gjatë viteve të ardhshme do të ketë një tkurrje të vogël të diferencës midis kamatave mbi kreditë dhe mbi depozitat, të cilat gradualisht do t’u afrohen niveleve mesatare evropiane. Aktualisht mbetemi prapa në fushën e kredive hipotekare, ku në Bullgari normat e interesi janë shumë më të larta në krahasim me ato mesatare evropiane (2.2%). Tek kreditë konsumatore kamatat në vendin tonë janë ndër më të ulëtat në Evropë, ku lëvizin nga 6.5% deri në 15%. Në vitin 2015 depozita bankare vazhdon të jetë instrumenti më i preferuar financiar prej qytetarëve. Sipas zotit Toshev kjo i detyrohet faktit, se bullgari është mësuar të mbajë paratë e tij në bankë dhe mendon, se aty ato janë në vend të sigurt. Bile edhe kur përqindjet e interesit behën baras me zero ose negative, pjesë prej parave, që aktualisht janë në formën e depozitave do të mbeten në bankat, sepse bullgari është mësuar të kursejë para të bardha për ditë të zeza.
Gjatë vitit 2015 blerja e pronës së patundshme mbeti një prej formave më të njohura të investimit, 20 % prej shit-blerjeve kanë qenë me qëllim investimi. “Në qytetet e mëdha dhënia e pronës me qira sjell të ardhura nga 4% deri në 5.5% mbi bazë vjetore – tha eksperti Tihomir Toshev. – Blerja e pronës në qytetet e mëdha bullgare përbën interes jo vetëm për këtë se sjellin të ardhura, por edhe për shkak të rritjes së çmimit të banesave që filloi në fund të vitit 2014. Prognozat janë që gjatë disa viteve të ardhshme çmimet e këtyre pronave do të vazhdojnë të rriten.”
Fondet е përbashkëta janë kompani, të cilat bashkojnë grupe njerëzish dhe investojnë paratë e tyre në aksione, obligacione ose letra të tjera me vlerë. Në fillim njerëzit japin shuma të vogla dhe ndjekin lëvizjen e këtij investimi, por sipas mendimit të shumicës prej ekspertëve, fondet e përbashkëta do të jenë ai investim, i cili gjatë vitit 2016 do të bëhet më i preferuar pas investimit në pronë të patundshme.
“Në drejtim të tregut të pronave gjithmonë ekziston rreziku të teprohet me ndërtimin, ka projekte të vështira dhe të këqija për realizim, siç u bë në periudhën e viteve 2006-2008. Por për këtë etapë indikacione të tilla nuk ka. Aktualisht kërkimi i banesave të reja është shumë i madh dhe çdo projekt i mirë realizohet shumë shpejt që para nderimit përfundimtar të ndërtesës. Kjo tregon, se në këtë moment ka mungesë të banesave cilësore, sidomos në 10 qytetet më të mëdha të vendit. Rritja e çmimit gjithashtu lëvizet nga 3% deri në 6% që është normale. Tani për tani mund të themi, se tregu është i arsyeshëm dhe i qëndrueshëm.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..