Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Pernik ishte mikpritës i Festivalit më të madh mе maska “Surva 2016” në Bullgari

БНР Новини

Shumëngjyrësh, i zhurmshëm dhe festiv – kështu dukej Pernik  gjatë tre ditëve ne të cilët ishte kryeqyteti i maskave në Bullgari, në Ballkan,  ndoshta edhe  në Evropë. Nga data 29 deri më 31 janar aty u mbajt edicioni i 25 i Festivalit Ndërkombëtar të lojërave me maska “Surva 2016”. Ai mblodhi një numër rekord pjesëmarrësish – rreth 6 500 veta nga të gjitha krahinat e Bullgarisë. Sivjet Festivali  “Surva” shënoi jubileun e tij të 50-vjeçar. Parakalimi i parë me maska, organizuar nga Bashkia e qytetit Pernik, ishte në fillim të vitit 1966.

Снимка

Pjesëmarrësit  nga 110 shoqata nga krahina të ndryshme të vendit bënë një parakalim me maska, të bërë prej lëkurës dhe brirëve të kafshëve shtëpiakë ose të egra. Admirim të vërtetë shkaktoi mjeshtëria e kostumeve të bërë prej puplave, që ngriheshin në lartësi disa metra mbi kokët e pjesëmarrësve. Më të larmishme për nga madhësia dhe forma ishin këmborët, të cilët janë atributi kryesor  dhe simboli i lojërave me maska. Sipas besimeve popullore sa më larg dëgjohet zëri i tyre dhe sa më të tmerrshme janë maskat, aq më larg do të dëbohen forcat e liga nga bota e njerëzve. Përfaqësuesit e grupit “Zllatno runo” (“Bashka e artë”) nga fshati Çellopeç treguan, se  këmborët që mbajnë në  brez peshojnë jo më pak se 50 kg. Maskat i kanë përgatitur vetë, ndërsa për Festivalin në Pernik kanë filluar përgatitjen  që nga fillimi  i vitit të kaluar.

Снимка

Posaçërisht për takimin e madh të pjesëmarrësve me maska në Pernik kishin ardhur grupe folklorike nga vendet fqinje të Ballkanit - nga Serbia, Rumania, Greqia dhe Maqedonia. Më atraktiv ishte grupi nga Mali, i cili prezantoi kërcime dhe tradita afrikane. Në sheshin qendror të qytetit “Krakra”  tregtarët kishin hapur tezgat e tyre, duke ofruar suvenira të ndryshëm në formën e maskave të vogla, qëndisje tradicionale popullore dhe sende të ndryshme për kujtim.

Снимка

Sivjet interesi ndaj festivalit ishte më i madh për shkak të faktit, se zakoni  popullor “Surva” nga dhjetori i vitit të kaluar është përfshirë  në Listën e trashëgimisë jomateriale kulturore të UNESKO-s. Kjo është festa e katërt bullgare që është bërë pjesë e thesarit të organizatës botërore.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhuratë për dhuratë - bukë rituale dhe pjata tek Nata e Buzmit

Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të vitit. Darka në pritje të Krishtlindjeve është pa mish, por gjithashtu duhet të jetë e pasur dhe e..

botuar më 24-12-24 7.30.PD

"Zbrit, Xhermane, për darkë!" – magjia e humbur e Natës së Buzmit

Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e ngarkuar me një potencial të fuqishëm për të ndikuar në të gjithë vitin e ardhshëm. Prandaj, nata..

botuar më 24-12-24 6.45.PD

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD